10/01/2025
Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA).
Në këtë sesion i ftuari Valer Pinderi, sipërmarrës dhe president i AECA, prezantoi programin inovativ e-Entrepreneur Accelerator.
Ai u shpreh se ky program i dedikuar studentëve ofrohet FALAS dhe zgjat 4 muaj, duke përfshirë:
✅ Mentorim nga sipërmarrës të suksesshëm
✅ Udhëzime praktike për çdo hap të krijimit të një biznesi
✅ Mundësi për lidhje me kompani dhe partnerë të rëndësishëm
✅ Mbështetje për zhvillimin e produkteve të suksesshme për tregun
Në përfundim të programit, studentët do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre dhe të konkurrojnë për çmime të vlefshme!🎉
Ky informacion për studentët tanë ishte shumë i vlefshme dhe ishin mjaft entuziastë për t'u bërë pjesë e këtij programi.
dhe biznes
13/12/2024
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi me sukses, për të tretin vit radhasi, konkursin e esesë. Në këtë konkurs morën pjesë maturantë nga gjimnaze të ndryshme në të gjithë vendin. Maturantët pjesmarrës patën mundësinë të shpalosin njohuritë dhe kreativitetin e tyre në fushën e Ekonomisë dhe Informatikës.
Fituesit e vendeve të para ishin:
🏅 Fabian Meka, fitues në kategorinë e Informatikës
🏅 Erika Elezi, fituese në kategorinë e Ekonomisë
Çmimet e fituara:
🎓 100% bursë studimi në Kolegjin Universitar Bedër
💻 1 laptop për secilin fitues
Urime Fabianit dhe Erikës për arritjen e tyre të jashtëzakonshme dhe për përkushtimin e treguar gjatë konkursit. Jemi të sigurt që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional për ta.
Bedër, në emër të vlerave!✨
12/12/2024
📚Kolegji Universitar Bedër pati kënaqësinë të mirëpriste Profesorin e Asociuar Fernando Reyes, nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Salamankës, në Spanjë, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+.
Profesori zhvilloi një leksion të hapur me temën "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing", ku studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit patën mundësinë të mësojnë rreth lidhjes interesante midis ekonomisë së sjelljes dhe strategjive të marketingut.
Ky leksion jo vetëm që pasuroi njohuritë e tyre, por gjithashtu i frymëzoi për të parë ekonominë dhe marketingun nga një perspektivë më kreative dhe praktike.
👨🏫 Një falënderim i veçantë për Profesor Fernando Reyes për përkushtimin dhe pasionin e tij në ndarjen e njohurive dhe për bashkëpunimin frytdhënës.
Bedër, në emër të vlerave!✨
i hapur +
21/10/2024
Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin "Future2Tech"
Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër morën pjesë në panairin "Future2Tech", një event i organizuar nga AlbaniaTech dhe Iceberg Exhibitions. Ky aktivitet u fokusua në tendencat më të reja dhe inovacionet teknologjike, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si elektronika, softuerët, telekomunikacioni, inteligjenca artificiale, robotika dhe më shumë.
Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me teknologjitë më të avancuara dhe produktet më të reja përmes ekspozitave dhe demonstrimeve live. Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantime nga profesionistë të fushës dhe mundësi për të diskutuar projekte të ardhshme dhe për të ndarë ide.
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të eksploronin aplikime praktike të njohurive të tyre, duke i lidhur ato me praktikën, dhe për të përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
06/11/2023
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në bashkëpunim me Klubin e Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin Universitar “Bedër” morën pjesë në edicionin e dytë të panairit të Teknologjisë, i cili u zhvillua në Tiranë në datat 2-3 nëntor.
Studentët e departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në panelet e diskutimit dhe patën mundësi të takonin nga afër institucione, biznese, investitorë, media dhe sipërmarrës nga të cilët mësuan dhe eksploruan mundësitë për të ardhmen profesionale.
02/11/2023
Studentët e informatikës ekonomike morën pjesë në një workshop të organizuar nga Raiffeizen Bank. Qëllimi këtij workshopi ishte të fokusoheshin te të rinjtë dhe përdorimi i teknologjisë në sistemet bankare.
Gjatë workshopit, studentët bënë shkëmbim të informacioneve, argumentuan ide dhe ndanë mendime. Përdorimi i lojërave kreative ndihmoi në zhvillimin e mendimit kritik te studentët dhe nxitje të bashkëpunimit.
Ata përballën sfidat për të përdorur teknologjinë në sistemin bankar dhe ofruan mendimet e tyre për zgjidhjen e tyre, me fokus në klientin dhe shërbimin ndaj tij.
Në fund të aktivitetit studentët morën disa dhurata simbolike nga banka
bank.shqiperi
12/09/2023
Zgjidh 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐍𝐂𝐄 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐀𝐁𝐈𝐋𝐈𝐓𝐄𝐓 në raundin e dytë në 𝐔-𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 dhe përfito nga 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀𝐓 𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈𝐓.
KONTAKT!
[email protected]
✆ +355 67 34 27 001
12/09/2023
Studio me bursë në 𝙆𝙤𝙡𝙚𝙜𝙟𝙞𝙣 𝙐𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙖𝙧 𝘽𝙚𝙙𝙚̈𝙧!
Zgjidh 𝐈𝐍𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐄𝐊𝐎𝐍𝐎𝐌𝐈𝐊𝐄 në raundin e dytë në 𝐔-𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚 dhe përfito nga 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀𝐓 𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈𝐓.
KONTAKT!
[email protected]
✆ +355 67 34 27 001
29/07/2023
Të dashur maturantë,
Sot nisin aplikimet e raundit të parë për përzgjedhjen e programeve të studimit në portalin uAlbania.
Aplikimet për këtë raund zgjasin 6 ditë, 𝟮𝟵 𝗞𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 - 𝟯 𝗚𝘂𝘀𝗵𝘁.
𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬!!!
Mënyra e vetme për t'u regjistruar në Kolegjin Universitar Bedër është aplikimi nëpërmjet portalit u-Albania
"Bedër" ofron për ju 11 programe studimi, në gjuhën shqipe 🇦🇱 dhe angleze 🇬🇧.
Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
✅Drejtësi
✅Gazetari dhe Komunikim Multimedial
✅Gjuhë dhe Letërsi Angleze
✅Marredhenie Publike dhe Komunikim Marketingu
✅Shkenca Islame
✅Multimedia dhe Dizajn Grafik
Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
✅Finance Kontabilitet
✅Informatikë Ekonomike
✅Shkenca Kompjuterike
✅Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
✅Programim në Web
Për më shumë informacion:
𝐖𝐡𝐚𝐭𝐬𝐀𝐩𝐩: +355 67 342 7001 / +355 67 74 09 463
𝐄𝐦𝐚𝐢𝐥: [email protected]
14/07/2023
Të dashur maturantë!
Më poshtë gjeni 𝐊𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑
Ndiq hapat sipas datave të publikuara dhe përzgjidh 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐁𝐞𝐝𝐞𝐫 në 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐔-𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚
HAPI 1
𝟏𝟎 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐈𝐊 - 𝟐𝟕 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐈𝐊 ➡️ PAGESA E TARIFAVE
HAPI 2
𝟐𝟗 𝐊𝐎𝐑𝐑𝐈𝐊 - 𝟎𝟑 𝐆𝐔𝐒𝐇𝐓 ➡️ APLIKIMI ONLINE, PËRZGJIDH PROGRAMET E STUDIMIT NE KOLEGJIN UNIVERSITAR BEDËR NGA PORTALI U-ALBANIA
HAPI 3
𝟐𝟕 𝐆𝐔𝐒𝐇𝐓 ➡️ PUBLIKIMI I RENDITJES SË APLIKANTËVE NË U-ALBANIA
HAPI 4
𝟐𝟖 𝐆𝐔𝐒𝐇𝐓 ➡️ ANKIMIMI
HAPI 5
𝟐𝟗 𝐆𝐔𝐒𝐇𝐓 - 𝟏𝟏 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 ➡️ REGJISTRIMI NË IAL / PUBLIKIMI NË KOHË REALE I RENDITJES
HAPI 6
𝟏𝟐 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 - 𝟏𝟑 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 ➡️ ÇREGJISTRIM NGA RAUNDI I PARË NË IAL
"Bedër" ofron për ju 11 programe studimi, në gjuhën shqipe 🇦🇱 dhe angleze 🇬🇧.
𝗙𝗮𝗸𝘂𝗹𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗛𝘂𝗺𝗮𝗻𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈
▶️ Drejtësi
▶️ Gjuhë dhe Letërsi Angleze
▶️ Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu
▶️ Shkenca Islame
▶️ Gazetari dhe Komunikim Multimedial
▶️ Multimedia dhe Dizajn Grafik
𝗙𝗮𝗸𝘂𝗹𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗧𝗲𝗸𝗻𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝘀𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗶𝘁
▶️ Finance Kontabilitet
▶️ Informatikë Ekonomike
▶️ Shkenca Kompjuterike
▶️ Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
▶️ Programim në Web
𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬!!!
Mënyra e vetme për t'u regjistruar në Kolegjin Universitar Bedër është aplikimi nëpërmjet sistemit uAlbania.
PËR MË SHUMË INFORMACION KONTAKTO!
📱 +355 67 34 27 001
📧 [email protected]
🌐 www.beder.edu.al
12/07/2023
Njoftim për maturantët dhe ish-maturantët!
Plotësimi i Formularit 𝐀𝟏 dhe 𝐀𝟏𝐙
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike njoftimin për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z për Maturën 2023. Plotësimi do të bëhet nga data 12-13 Korrik 2023, nga ora 08:00-16:00.
Kush e plotëson Formularin A1, ose A1Z ?
✅ Formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor.
✅ Formulari A1Z plotësohet nga kandidatët që e kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2023.
‼️ Kujdes! Aplikimi bëhet nëpërmjet portalit e-albania.
Hapat e Aplikimit: 👇
▶️ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
▶️ Zgjidhni shërbimin "Matura Shtetërore";
▶️ Klikoni butonin "Përdor";
▶️ Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët e këtij viti duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët që janë diplomuar më përpara A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
▶️ Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
✅ Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin e tij.
PËR MË SHUMË INFORMACION KONTAKTO!
📱 +355 67 34 27 001
📧 [email protected]
🌐 www.beder.edu.al