Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT

Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT, Education, Rruga e Elbasanit, Tiranë, Tirana.

Departamenti i Gjuhësisë, FHF, është pjesë e historisë së emrave të mëdhenj dhe kontributeve të spikatura të profesorëve që kanë dhënë mësim dhe kanë hulumtuar.

07/03/2025

👉Thirrje për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” në nënfushat “GJEOGRAFI”, “GJUHËSI”, “HISTORI” për vitin akademik 2024-2025, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës
Për më shumë informacion klikoni këtu 🔗 https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale/

Photos from Universiteti i Prishtinës's post 11/06/2024
02/02/2023

Në kuadër të projektit “Përdorimi i metodave të inteligjencës artificiale në përpunimin e teksteve në gjuhën shqipe”, më datë 03.02.2023, në Universitetin Politeknik të Tiranës, do të organizohet një Workshop.

Jeni të ftuar të merrni pjesë!

Grupi i punës i projektit:

Nelda Kote, Evis Trandafili, Elinda Meçe, Besjana Muraku, Alba Haveriku, Kilta Meka (FTI, UPT)

Elsa Skënderi Rakipllari, Anila Çepani Sema, Rozana Rush*ti, Lindita Xhanari, Albana Ndoja (FHF, UT)

04/10/2022

Në kuadër të thirrjes për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) për Vitin 2022, kolegë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës (Nelda Kote, Evis Trandafili, Elinda Meçe, Besjana Muraku, Alba Haveriku, Kilta Meka) në bashkëpunim me kolegë të Departamentit të Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (Elsa Skënderi Rakipllari, Anila Çepani Sema, Rozana Rush*ti, Lindita Xhanari, Albana Ndoja) konkurruan me projekt-propozimin “Përdorimi i Metodave të Inteligjencës Artificiale në Përpunimin e Teksteve në Gjuhën Shqipe” (Artificial Intelligence Methods for the Albanian Language Preprocessing) i cili u përzgjodh fitues.
Projekti ka si qëllim të krijojë një sistem etiketimi standard morfologjik, sintaksor, për temëzimin, emërtimin e entiteteve dhe të tipave të fjalive për gjuhën shqipe duke u bazuar në modele të gjuhëve ndërkombëtare si anglishtja por në përputhje me rregullat e gjuhës shqipe.
Nga zbatimi i projektit, gjuha shqipe do të ketë burime në përpunimin e gjuhës natyrore dhe kjo është një mundësi e mirë për të aplikuar më tej në konsorciume në thirrje të Komisionit Evropian për projekt-propozime në fushën e PGjN-së, TGj-së dhe IA-së.
Rezultatet e studimeve gjuhësore të bazuara në korpusin elektronik mund t’u shërbejnë fushave të morfologjisë dhe sintaksës, ashtu edhe të ortografisë, fonetikës, semantikës, leksikografisë, mësimit të shqipes si gjuhë e dytë etj. Qëllimi tjetër i krijimit të korpusit gjuhësor gjithëpërfshirës është dokumentimi i gjuhës shqipe sipas fushës, kohës, përkatësisë dialektore të teksteve, tipit ose zhanrit të tyre etj.

Formular aplikimi për shkollën e gjuhës Shqipe – Application form for the school of Albanian language – FHF – Fakulteti i Historise dhe i Filologjisë 04/05/2022

The Department of Albanian Language informs the interested parties that on September 1-30, 2022, we will hold the summer school: "Albanian language course for foreigners".
The course is offered to students of levels: A1, A2, B1, B2, C1, C2 and contains language teaching by levels, lectures on history, geography, Albanian culture and various socio-cultural activities (visits to museums, galleries and trips to cities of Albania).
Eligible participants include:
1) Students and researchers, who come within the framework of bilateral state agreements (they apply through the respective ministries)
2) Students and researchers, who come under bilateral university agreements (they apply through the respective universities)
3) Students and researchers, who self-finance the attendance of the summer course
-The participation fee in this case is $ 390.
-This fee does not cover accommodation.
The course will take place physically on the premises of the Faculty of History and Philology and in accordance with the protocol measures against COVID-19.
To be part of the summer course, fill out the application form.
https://www.fhf.edu.al/formular-aplikimi-per-shkollen-e-gjuhes-shqipe-application-form-for-the-school-of-albanian-language/
For more information contact:
Email: [email protected]
[email protected]
Tel: 0696120182

Formular aplikimi për shkollën e gjuhës Shqipe – Application form for the school of Albanian language – FHF – Fakulteti i Historise dhe i Filologjisë

Photos from Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT's post 22/02/2022

Më 21 shkurt 2022 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Departamenti i Gjuhësisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit si dhe me ZyrënArsimore Vendore Tiranë, organizoi një tryezë të rrumbullakët me gjuhëtarë, specialistë të arsimit, mësues dhe Alumni me temë “Mësimdhënia e gjuhës amtare dhe kurikula e re”.
Në fjalën e tij, Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, Prof. dr. Shezai Rrrokaj, theksoi rëndësinë e kësaj date të rëndësishme për gjuhën amtare dhe u ndal te disa nga çështjet si: kurrikula e re në sistemin parauniversitar dhe përvetësimi i gjuhës shqipe, trajnimi i mësuesve të gjuhës shqipe për zbatimin e kurikulës së re, si funksionon përvetësimi i gjuhës natyrore etj. Ai theksoi rëndësinë e gjuhës amtare dhe rolin përfaqësues dje identifikues që gjuha ka te individi.
Znj. Erjeta Alhysa, Drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, në fjalën e saj theksoi se gjuhës shqipe i është dhënë prioritet, duke u bërë edhe pjesë e 12 viteve të arsimit parauniversitar. Por kohët e fundit, theksoi ajo, mësuesit janë para një detyre që të drejtojnë nxënësin drejt leximit të letërsisë dhe librave në gjuhën shqipe, sepse teknologjitë e reja i kanë larguar fëmijët prej tyre.
Znj. Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit, në fjalën e saj përmendi se kjo ditë ka shërbyer si një ditë ndërgjegjësimi mbi rolin i diversitetit gjuhësor dhe kulturor, ndaj QKLL e ka kthyer në një ditë aktivitetesh të ndryshme, ku flitet për pastërtinë dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Ruajtja e shqipes është jo vetëm një detyrë e institucioneve, por edhe një detyrë e shoqërisë dhe vetë individit. Ajo tha se detyra e mentorëve në auditore është për të kumtuar me të gjithë dimensionin e shqipes duke iu përmbajtur kurrikulave, po ashtu edhe roli edukimit në shkollë është parësor.

Zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Dr. Elsa Skënderi iu shprehu të ftuarve krenarinë për brezat e tërë të mësuesve e gjuhës dhe të letërsisë, të diplomuar në FHF dhe për shembullin e lartë profesional me të cilin ata edukojnë nxënësit.
Znj. Erida Koleci, specialiste e kurrikulës dhe trajnimeve të mësuesit (ASCAP), tha se kurrikula është një përpjekje për t’u afruar me vendet e tjera të zhvilluara, që dalin mirë në vlerësime ndërkombëtare dhe mbështetja në traditën e mirë kombëtare në shkrimin e programeve. Ajo e vlerësoi këtë tryezë të rrumbullakët që shërben për të rivendosur lidhjen e Fakultetit me mësuesit.
Disa sugjerime dhe kërkesa që mësuesit paraqitën gjatë tryezës së rrumbullakët, ishin që trajnimet e vazhduara profesionale të kryhen pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe testimet në kuadër të kualifikimit të hartohen po nga ky Fakultet. Gjithashtu, specialistët e pranishëm diskutuan edhe për përvetësimin e kurrikulës së re nga mësuesit dhe rolin e mentorit në udhëzimin e praktikantëve pranë shkollave. Të ftuar në takim ishin edhe Alumni të FHF-së, të cilët sot janë arsimtarë në Kosovë dhe që hodhën idenë për një kurrikul shkollore të përbashkët Shqipëri-Kosovë.





Photos from Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT's post 13/11/2021

Në Universitetin “ Fan S. Noli" zhvilloi punimet KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “POLITIKAT GJUHËSORE MBI PAKICAT NË BALLKAN: ARRITJE DHE PERSPEKTIVA”, bashkëpunim mes dy universitetesh, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Universiteti "Fan S. Noli", Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Në këtë konferencë morën pjesë profesorë nga Spanja, Greqia, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut dhe u prezantuan rreth 40 kumtesa në tri sesione paralele me pedagogë e studiues nga Tirana, Korça, Shkodra, Gjirokastra. Gjithashtu konferencën e përshëndeti edhe kryetarja e Komitetit të Pakicave Kombëtare, zj. Kostandina Bezhani.

Photos from Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT's post 15/09/2021

Sot, më 15.09.2021, një grup studentësh të huaj, që po ndjekin Kursin veror të gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Gjuhësisë (FHF) vizituan Bashkinë e Tiranës. Studentët u pritën në mjediset e Këshillit Bashkiak nga nënkryetari i Bashkisë, z. Arbjan Mazniku dhe z. Genci Kojdheli, Drejtori i përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja.
Z. Mazniku dhe z. Kojdheli prezantuan projektet strategjike dhe sfidat e punës në krye të Bashkisë, duke u ndalur në mënyrë të posaçme te vëmendja e Bashkisë Tiranë ndaj të rinjve dhe te ngjarja e madhe e vitit të ardhshëm “Tirana kryeqyteti evropian i Rinisë” 2022.
Studentët e pranishëm, pasi prezantuan formimin e tyre akademik e profesional, ndanë përshtypjet e mbresat e tyre rreth qytetit të Tiranës, si dhe diskutuan me dy zyrtarët e Bashkisë për mundësitë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale mes Bashkisë së Tiranës dhe qyteteve të vendeve të tyre të origjinës.
Studentët u shoqëruan në këtë takim nga zëvendësdekania e FHF, Dr. Elsa Skënderi, dhe nga pedagoget e Departamentit të Gjuhësisë, Prof. dr. Aljula Jubani dhe Prof. Asoc. Kledi Satka, të cilat e vunë theksin te nevoja e përforcimit të bashkëpunimit midis Bashkisë Tiranë dhe Universitetit të Tiranës, përmes projektesh me në qendër studentët.
Kursi veror i gjuhës shqipe, që zhvillohet çdo muaj shtator, është një ndër shkollat verore më të hershme të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, me traditë të konsoliduar, ku synohet jo vetëm mësimi i gjuhës shqipe, por edhe njohja dhe promovimi i historisë, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.







Photos from Departamenti i Gjuhësisë, FHF - UT's post 16/07/2021

Renada Daci, u diplomua dje për herë të tretë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë!

Bachelor "Gjuhë-letërsi" 🎓

Master Profesional "Mësuesi" 🎓

Master Shkencor "Gjuhësi e sotme" 🎓

I urojmë asaj dhe gjithë të diplomuarve tanë suksese të mëtejshme!

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga E Elbasanit, Tiranë
Tirana