Shkolla e Magjistraturës

Shkolla e Magjistraturës

Share

Studing and training activities

Photos from Shkolla e Magjistraturës's post 29/06/2026

Konferenca kushtuar marrëdhënieve ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe medias nisi punimet me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, z. Arben Rakipi. Ai e cilësoi raportin mes drejtësisë dhe medias si një temë që qëndron në zemër të çdo shoqërie demokratike.

“Është një marrëdhënie që mund të përkufizohet me tri fjalë: e domosdoshme, delikate dhe e vështirë. E domosdoshme, sepse pa një media të lirë dhe pa një drejtësi të pavarur, demokracia humbet dy prej shtyllave të saj kryesore. Delikate, sepse prek të drejta dhe liri themelore. E vështirë, sepse përfshin institucione me logjika dhe ritme të ndryshme funksionimi.

Kjo marrëdhënie është përkufizuar edhe si ajo mes miqsh të këqij ose armiqsh të mirë. Cilido qoftë përkufizimi më i përshtatshëm, ai mbart në vetvete detyrimin për bashkëjetesë”, u shpreh z. Rakipi.

Konferenca do të vijojë me tri panele:

Paneli I: “Balancimi i pavarësisë profesionale dhe perceptimit publik në vendimmarrjen gjyqësore” – moderator z. Sokol Berberi.

Paneli II: “Strategjitë e komunikimit institucional me publikun dhe median” – moderator z. Vangjel Kosta

Paneli III “Etika dhe konfidencialiteti në komunikimin e proceseve gjyqësore” – moderatore znj. Aida Bushati

Në përmbyllje të kësaj konference do të zhvillohet edhe ceremonia e diplomimit të kandidatëve për magjistratë 2023-2026.

Për më shumë informacion mund të shihni agjendën bashkëngjitur:
https://shorturl.at/K25tJ

04/06/2026

Përmbyllet me sukses Projekti i Binjakëzimit - "Forcimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë duke përmirësuar kapacitetin e Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri", projekt 2-vjeçar, financuar nga Bashkimi Europian.

19/05/2026

Njoftim për zhvillimin e provimit të pranimit për ndihmës ligjor

Shkolla e Magjistraturës zhvilloi sot, më datë 19 maj 2026, ora 8.00, provimin e pranimit për ndihmës ligjor për vitin akademik 2026-2027. Në provim u paraqitën 87 konkurrentë. Provimi u zhvillua rregullisht dhe nën monitorim, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës. Provimi u zhvillua në dy pjesë, me një pushim midis tyre. Konkurrentët iu përgjigjën pyetjeve me alternativa dhe pyetjeve konceptuale në pjesën e parë dhe opinioneve ligjore në pjesën e dytë.

www.magjistratura.edu.al

09/05/2026

08.05.2026 - NJOFTIM PËR PËRFUNDIMIN E FAZËS SË DYTË TË PROVIMIT TË PRANIMIT SHPALLJA E REZULTATEVE

magjistratura.edu.al

Photos from Shkolla e Magjistraturës's post 08/05/2026

Vizitë pune e Ministrit të Drejtësisë së Francës në Shkollën e Magjistraturës

Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Francës dhe Projektin e Binjakëzimit të Bashkimit Evropian, në datën 7 maj u realizua një vizitë pune e Ministrit të Drejtësisë së Francës, z. Gerald DARMANIN në Shkollën e Magjistraturës.

Pjesë e vizitës ishte takimi me Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, si dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, si Kryetarin e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetarin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Z. Sokol Sadushi, Kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi, dhe Inspektorin e lartë të Drejtësisë, Z. Artur Metani. Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i frytshëm i Shkollës së Magjistraturës me Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës dhe mbështetja thelbësore e ofruar nga Franca për veprimtarinë ndër vite të Shkollës. Njëkohësisht, në fjalët e tyre drejtuesit e institucioneve të drejtësisë shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Francës për institucionet shqiptare.

Në fund të këtij takimi, në praninë e dy Ministrave të Drejtësisë së Shqipërisë dhe Francës, u realizua nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shkollës Franceze Kombëtare të Magjistraturës dhe Shkollës Shqiptare të Magjistraturës.

Në vijim vizita e Z. Darmanin u finalizua me një takim në formë bashkëbisedimi me një audiencë, të përbërë nga studentë dhe staf akademik të Shkollës së Magjistraturës, studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, studentë të Kolegjit të Evropës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, trupi diplomatik dhe pjesëmarrës të tjerë. Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan tematikat: shteti i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar, sfidat e integrimit evropian dhe siguria kolektive, të cilat u pasuan me nje seancë pyetje përgjigje me pjesëmarrësit në takim.

https://magjistratura.edu.al/sq/lajme/aktivitete/vizite-pune-e-ministrit-te-drejtesise-se-frances-ne-shkollen-e-magjistratures

07/05/2026

Njoftim për kryerjen e procesit të shpalljes së pikëve të fazës së dytë për provimin e pranimit për vitin akademik 2026-2027

Njoftohen të gjithë konkurrentët që morën pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës se në datën 8 maj 2026, ora 11:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës, godina “Poli i Drejtësisë” do të kryhet procesi i hapjes e zarfeve të vegjël me emrat e kandidatëve dhe shpallja e rezultateve të secilit kandidat duke bashkuar emrin me numrin e sekretimit dhe rezultatet e tyre.

Procesi mund të ndiqet në shkollë ose live në youtube.

Më poshtë, do të gjeni edhe pikët e testit profesional (pjesa e parë dhe e dytë), sipas numrit të sekretimit.

Ju urojmë suksese!

magjistratura.edu.al

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rruga Ana Komnena, Godina Poli I Drejtesise
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30