Programet e studimit ne ciklin e dyte.
1.) Diplomë Aktuaristikë “Master profesional” në Inxhinieri Matematike
Aftësitë
Aktuari është një nga figurat kryesore në një kompani sigurimi dhe pensionesh. Objektivi final, është që studenti i diplomuar të jetë në gjendje të fitojë të gjitha njohuritë e nevojshme për të analizuar pasojat financiare te rrezikut. Mundësia për të ushtruar një profesion të rregulluar
Mbajtësi i diplomës mund të punësohet në kompani/institucione/industri aktiviteti i të cilave lidhet me sigurimet e jetës dhe të jo-jetës, me skemat e pensioneve private dhe kolektive; në ndërmarrje që zhvillojnë veprimtaritë në sigurime dhe pensione private e kolektive, si dhe në institucione që veprojnë në sferën e mbikëqyrjes së sigurimeve dhe pensioneve.
2.)Diplomë “Master Profesional” në Inxhinieri Matematike - në Analizë Sistemesh
Aftësitë
Ofrohen njohuri te thelluara ne modelimet matematikore te problemeve financiare; - metoda të ndryshme optimizmi që lidhen me koston, kohën e punës, fitimin dhe konkurrencën; - analizën spektrale të sistemeve të çfarëdoshme të të dhënave (sinjaleve); - metoda bashkëkohore në analizën, kontrollin dhe përpunimin e informacionit për të zgjidhur problemet praktike; - njohuri ne sistemet e informacionit gjeografik dhe metodat e analizes hapesinore - karakteristikat dhe teknikat e menaxhimit të projekteve; ne perdorimin e programeve (software) kompjuterike matematikore . Mundësia për të ushtruar një profesion të rregulluar
I diplomuari në profilin “Analizë Sistemesh”, në pajtim me njohuritë dhe aftësitë e fituara, mund të kryejë veprimtaritë e mëposhtme profesionale:
- ndërmarrje industriale;
- agjenci private dhe qeveritare;
- sektorin bankar;
- organizata të shoqërisë civile
- institucione financiare, studio këshillimore, etj.
3.) Diplomë Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike
Aftesitë
Mbajtësi i diplomës “Master i Shkencave” ka aftësi dhe mjete intelektuale për të planifikuar dhe udhëhequr procese kërkimore të mirëfillta apo të zbatuara. Mbajtësi i diplomës aftësohet ne perdorimin e teknologjive kompjuterike dhe softeve matematike, në algoritmimin, programimin dhe implementimin e teknikave numerike te avancuara si dhe në njohjen e perdorimin e Toolbox-ve të dobishme. Mundësia për të ushtruar një profesion të rregulluar
Mbajtësi i diplomës “Master i Shkencave” mund të punojë në laboratore shkencore ku zbatohet teoria e eksperimenteve, teoria e sinjaleve dhe e sigurisë së funksionimit, programimit dinamik, teoria e rrezikut, studimet e ambjentit, metodat GIS, matjet antropometrike, studimi i tendecave te zhvillimit, parashikimet e zhvillimit te investimeve, llogaritjen e rezervave të burimeve të energjisë, etj.Mbajtësi i diplomës “Master i Shkencave” mund të hartojë programe specifike për sistemet e shërbimit, në banka, kompanitë e sigurimeve, në auditim, në optimizimin, planifikimin dhe shperndarjen e produkteve, etj.