Departamenti i Gjuhës Italiane FGJH UT

Departamenti i Gjuhës Italiane FGJH UT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Departamenti i Gjuhës Italiane FGJH UT, College & University, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Rr. Elbasanit, Tiranë, Tirana.

🇮🇹 RAUNDI II –  FAZA IIËshtë radha jote!📅 27–28 SHTATORZgjidh ITALIANISTIKËN dhe hap rrugën drejt mundësive të reja!🎓 Di...
28/09/2026

🇮🇹 RAUNDI II – FAZA II
Është radha jote!
📅 27–28 SHTATOR

Zgjidh ITALIANISTIKËN dhe hap rrugën drejt mundësive të reja!
🎓 Diploma të dyfishta | 🌍 Erasmus+ | 💼 Mundësi punësimi

Regjistrohu tani. Zgjidh të ardhmen tënde! 🇮🇹✨

🎓 Nxito, regjistrohu! Mos e humb shansin! 🇮🇹RAUNDI II – FAZA I | 25–26 SHTATORZgjidh Italianistikë në Fakultetin e Gjuhë...
26/09/2026

🎓 Nxito, regjistrohu! Mos e humb shansin! 🇮🇹

RAUNDI II – FAZA I | 25–26 SHTATOR

Zgjidh Italianistikë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, dhe investo në një formim që të hap mundësi të shumta për të ardhmen.

🇮🇹 Studio Gjuhë Italiane
🎓 Përfito nga diplomat e dyfishta
🌍 Përjeto Erasmus+ dhe mobilitete jashtë vendit
💼 Zgjero mundësitë e punësimit në Shqipëri dhe Evropë
📚 Merr një formim cilësor dhe me perspektivë ndërkombëtare

⏳ Ke 48 orë për t’u regjistruar në fazën përkatëse.

Mos e lër për nesër. Regjistrohu dhe zgjidh Italianistikë! 🇮🇹🎓

🎓 Urime studentëve tanë! 🇮🇹❤️🇦🇱Sot ishte një ditë e veçantë për studentët e programit Bachelor të Departamentit të Gjuhë...
24/09/2026

🎓 Urime studentëve tanë! 🇮🇹❤️🇦🇱

Sot ishte një ditë e veçantë për studentët e programit Bachelor të Departamentit të Gjuhës Italiane, të cilët përmbyllën me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre universitar me mbrojtjen e diplomës.

👏 Ju urojmë suksese në çdo hap të mëtejshëm akademik dhe profesional!

Ky rrugëtim mund të vazhdojë më tej bashkë me ne... 🎓

📚 Vijoni studimet Master Shkencor pranë Departamentit të Gjuhës Italiane:

👩‍🏫 Master Shkencor në Mësuesi – “Gjuhë e huaj, Gjuhë Italiane”
🌐 Master Shkencor në Përkthim Tekniko-Letrar dhe Interpretim në Gjuhë Italiane

Nga Bachelor-i te Master-i, vazhdoni të ndërtoni formimin tuaj dhe të zgjeroni mundësitë profesionale.

📣 Aplikimet janë të hapura!
👉 Apliko tani dhe zgjidh programin Master që i përshtatet së ardhmes tënde profesionale!

🇮🇹 Vazhdo rrugëtimin me Gjuhën Italiane!

📌Për çdo informacion drejtohuni departamentit, sekretarisë mësimore si dhe konsultoni faqet tona në rrjete dhe uebsite e FGJH.

🇮🇹 Fillojnë regjistrimet për programet Bachelor në Gjuhë Italiane!📅 25 shtator – 4 tetor 2026Regjistrimet zhvillohen në ...
23/09/2026

🇮🇹 Fillojnë regjistrimet për programet Bachelor në Gjuhë Italiane!

📅 25 shtator – 4 tetor 2026
Regjistrimet zhvillohen në 5 faza 48-orëshe.

📲 Kontrolloni vazhdimisht statusin tuaj në portalin U-Albania. Nëse shpalleni fitues 🟢, duhet të regjistroheni pranë Sekretarisë së FGJH-së brenda fazës 48-orëshe, për të mos humbur të drejtën e regjistrimit.

📍 Departamenti i Gjuhës Italiane
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës

🇮🇹 Zgjidh Gjuhën Italiane. Ndërto mundësi të reja për të ardhmen!

22/09/2026

Renditja e aplikantëve – Raundi II
Viti akademik 2026–2027

Të dashur maturantë!😊
Ju falënderojmë që keni zgjedhur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe programet tona të studimit si pjesë të rrugëtimit tuaj akademik.

Ju urojmë suksese në këtë etapë të rëndësishme dhe ju urojmë mirëseardhjen në fakultetin tonë. 🎓

Është publikuar renditja e aplikantëve për Raundin II të pranimeve në programet e studimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

🔗 Renditjen e plotë sipas programeve të studimit mund ta gjeni këtu: https://fgjh.edu.al/renditja-e-aplikanteve-raundi-ii-viti-akademik-2026-2027/

📅 Regjistrimet do të zhvillohen nga 25 shtator deri më 4 tetor 2026, në 5 faza 48-orëshe. Gjatë këtyre fazave, ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj në portalin U-Albania. Statusi juaj tregohet përmes ngjyrave:

🟢 Me ngjyrë jeshile: Jeni fitues! Duhet të paraqiteni në Sekretarinë e FGJH-së për t'u regjistruar patjetër brenda fazës 48-orëshe. Në të kundërt, humbisni të drejtën e regjistrimit dhe vendi juaj i kalon maturantit tjetër në listën pritëse.

🟡 Me ngjyrë të verdhë: Sapo jeni shpallur fitues në atë program, por duhet të prisni përfundimin e fazës aktuale për t’u regjistruar.

🔴 Me të kuqe: Nuk jeni fitues aktualisht. Ju lutemi, kontrolloni kolonën “Klasifikimi në fazën e ardhshme” për të ndjekur ecurinë tuaj në vijim.

⚠️ Kujdes! Aplikantët që rezultojnë fitues brenda kuotave duhet të respektojnë afatin 48-orësh të regjistrimit. Mosregjistrimi brenda afatit të përcaktuar sjell humbjen e të drejtës së regjistrimit në programin përkatës gjatë këtij raundi.

📂 Dokumentet kryesore për regjistrim:
• Kartë identiteti ose pasaportë (fotokopje);
• Dëftesa / Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. (Duhet të jetë me vulë elektronike, e noterizuar për vitet e mëparshme, ose e njësuar në Ministrinë e Arsimit për diplomat e fituara jashtë vendit);
• Mandat pagese i tarifës së regjistrimit;
• Deklaratë e Pëlqimit dhe Vërtetësisë së të Dhënave, e cila plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.

Për çdo informacion të mëtejshëm mbi procesin e regjistrimit, ju lutemi ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

✨ Ju falënderojmë për besimin dhe ju urojmë suksese në vijim!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës😊

18/09/2026

🌍 Gjuhët e huaja tashmë pjesë e Olimpiadës Kombëtare në arsimin parauniversitar!
Një hap i rëndësishëm për shumëgjuhësinë, ekselencën dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Për herë të parë, nxënësit e arsimit të mesëm të lartë me prirje dhe rezultate të larta në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht do të kenë një hapësirë të dedikuar për të dëshmuar njohuritë, aftësitë dhe pasionin e tyre.
Përfshirja e gjuhëve të huaja në Olimpiadën Kombëtare është një dëshmi e vlerësimit në rritje të rolit që gjuhët e huaja luajnë në formimin e brezave të rinj, në komunikimin ndërkulturor dhe në përgatitjen e tyre për sfidat akademike e profesionale të së ardhmes.
🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, vlerëson mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në organizimin e Olimpiadës Kombëtare të Gjuhëve të Huaja, si një mundësi të rëndësishme për promovimin e ekselencës dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e gjuhëve të huaja.
Urojmë që kjo nismë të frymëzojë sa më shumë nxënës të kultivojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të zgjedhin gjuhët e huaja si një urë drejt dijes, kulturave dhe mundësive të reja. 🌍📚

🚨 SOT ËSHTË DITA E FUNDIT! 🇮🇹Nëse ende po mendon çfarë të zgjedhësh, 17 shtatori është mundësia e fundit për të aplikuar...
17/09/2026

🚨 SOT ËSHTË DITA E FUNDIT! 🇮🇹

Nëse ende po mendon çfarë të zgjedhësh, 17 shtatori është mundësia e fundit për të aplikuar.

🎓 Zgjidh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës
🇮🇹 Zgjidh GJUHËN ITALIANE

Pse italishtja?

🎓 Diploma të dyfishta me universitete italiane
🌍 Erasmus+, praktika dhe eksperienca ndërkombëtare
💼 Mundësi të gjera punësimi në Shqipëri, Itali dhe më gjerë
📚 Formim në gjuhë, kulturë, komunikim dhe përkthim

👉 Hyr SOT në U-Albania, përzgjidh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe vendos Gjuhën Italiane ndër preferencat e tua.

🇮🇹 Një gjuhë. Shumë horizonte. Një zgjedhje që të çon më larg.

⏳ Mos e lër për nesër. Apliko sot!

🚨 15–17 SHTATOR: ËSHTË MOMENTI TË ZGJEDHËSH! 🇮🇹Po mendon për universitetin dhe për një të ardhme me më shumë mundësi?Zgj...
16/09/2026

🚨 15–17 SHTATOR: ËSHTË MOMENTI TË ZGJEDHËSH! 🇮🇹

Po mendon për universitetin dhe për një të ardhme me më shumë mundësi?
Zgjidh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe studio GJUHË ITALIANE!

🇮🇹 Një gjuhë që të hap dyert drejt studimit, punësimit dhe Evropës.

🎓 Diploma të dyfishta me universitete italiane
💼 Mundësi të gjera punësimi në Shqipëri, Itali dhe më gjerë
🌍 Erasmus+, praktika dhe eksperienca ndërkombëtare
📚 Gjuhë, kulturë, përkthim, komunikim dhe formim profesional

📅 15–17 SHTATOR
Apliko online në U-Albania
✅ Zgjidh ndër 10 programet e studimit
✅ Përzgjidh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
✅ Zgjidh Gjuhë Italiane

🇮🇹 Mos zgjidh vetëm një degë. Zgjidh një horizont të ri.
Studio Gjuhë Italiane. Italia dhe Evropa janë më pranë se mendon!


📣 15–17 SHTATOR | APLIKIMI ONLINE🇮🇹 ZGJIDH GJUHËN ITALIANE – UNIVERSITETI I TIRANËS/FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA..Një zg...
15/09/2026

📣 15–17 SHTATOR | APLIKIMI ONLINE

🇮🇹 ZGJIDH GJUHËN ITALIANE – UNIVERSITETI I TIRANËS/FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA..

Një zgjedhje që të hap më shumë se një rrugë: diploma të dyfishta me universitete italiane, mundësi studimi dhe mobiliteti në Itali dhe perspektiva konkrete punësimi.

🎓 Diploma të dyfishta dhe programe të përbashkëta me universitete partnere në Itali
💼 Punësim në përkthim e interpretim, mësimdhënie, institucione e kompani, turizëm, kulturë dhe komunikim
🇪🇺 Mundësi ndërkombëtare – Erasmus+, praktika, projekte dhe përvoja akademike në Itali

Nga 15 deri më 17 shtator, gjatë aplikimit online, përfshi Gjuhën Italiane në programet e tua të studimit.

🇮🇹 Studio italisht. Fito më shumë mundësi. Ndërto një të ardhme pa kufij.

15/09/2026

Address

Fakulteti I Gjuhëve Të Huaja, Rr. Elbasanit, Tiranë
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Gjuhës Italiane FGJH UT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share