03/09/2026
📢 NJOFTIM
HAPEN REGJISTRIMET PËR VITIN AKADEMIK 2026–2027
Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi” hap regjistrimet për programin e tij në formimin njohurive islame për vitin akademik 2026–2027.
I themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Instituti tashmë hyn në vitin e gjashtë të veprimtarisë, duke ofruar një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre islame dhe për kuadrot e Myftinive të Shqipërisë që synojnë përmirësimin e formimit të tyre profesional.
Gjatë këtyre viteve, Instituti ka kontribuar në formimin dhe certifikimin e rreth 180 studentëve, meshkuj dhe femra, të cilët kanë përfunduar me sukses programin e studimeve.
Stafi ynë mësimdhënës përbëhet nga akademikë të studimeve islame dhe myftinj e hoxhallarë me eksperiencë të gjatë, të cilët do të jenë në dispozicion të studentëve të rinj.
📚 LËNDËT E PROGRAMIT
Programi përfshin lëndët si:
• Kurani Famëlartë
• Hadith
• Tefsir
• Fikh
• Akide
• Hitabet
• Histori Islame
• Morali Islam
💻🏫 SI ZHVILLOHET PROGRAMI?
Mësimi zhvillohet në një format të kombinuar:
ONLINE – mësime të rregullta gjatë javës
FIZIKISHT – një herë në muaj, në ambientet e Institutit të Studimeve Islame.
Ky organizim mundëson që programin ta ndjekin edhe personat që jetojnë jashtë Tiranës ose kanë angazhime të tjera gjatë javës.
👥 KUSH MUND TË APLIKOJË?
Regjistrimet janë të hapura për burra dhe gra, nga mosha 15 deri në 45 vjeç.
📅 Afati i regjistrimit: deri më 30 shtator
📞 Për më shumë informacion dhe për mënyrën e regjistrimit, kontaktoni numrin tonë të telefonit në WhatsApp:
069 663 0308
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi të dijes, formimit dhe edukimit islam.
insi.al
SELAM ALEJKUM!