Prof asoc. dr. Idriz Metani

Prof asoc. dr. Idriz Metani Semantika Leksikore e emertimeve te njerezve sipas tipareve fizike e morale ne gjuhen shqipe
Monografi
Idriz METANI

01/02/2022
22/12/2021
22/12/2021
22/12/2021

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”





Sot në Akademinë e Shkencave nga qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”.

Kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Akad. Gjinushi tha se në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë.

Akad. Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve. "Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe.

Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga akad. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, akad. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Valter Memishaj, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. Francesco Altimari.

Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Artur Lamaj, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Anila Omari, prof. asoc. dr. Idriz Metani, prof. dr. Kristina Jorgaqi, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. emal Murati, prof. asoc. dr. Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, dr. Gëzim Gurgaj, dr. Naim Berisha, akad. Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.

www.akad.gov.al

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof asoc. dr. Idriz Metani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share