23/09/2026
📍 Sot në Departamentin e Gjeografisë u mbajt leksioni i hapur “Experiential Tourism and Cultural Heritage as Drivers of Sustainable Destination Development: The Case of the Albania–Greece Cross-Border Area”, nga Dr. Florina Pazari, në kuadër të procesit për fitimin e titullit Profesor i Asociuar. 🎓
🌍 Leksioni trajtoi turizmin eksperiencial si një nga prirjet bashkëkohore të turizmit, të orientuar drejt krijimit të përvojave autentike, të personalizuara dhe të lidhura me identitetin e destinacionit.
🏛️ Në fokus ishte zona ndërkufitare Shqipëri–Greqi, konkretisht Berat–Gjirokastër–Janinë, ku ndërthurja e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale me burimet natyrore krijon potencial për zhvillimin e produkteve turistike të diferencuara.
📊 Leksioni analizoi potencialin e zonës, mundësitë dhe barrierat e zhvillimit, si dhe ndikimin e turizmit eksperiencial në ekonominë lokale, ruajtjen e trashëgimisë dhe përfshirjen e komunitetit.
🗺️ Në aspektin metodologjik, leksioni paraqiti një qasje të kombinuar kërkimore (mixed methods), duke integruar analizën e të dhënave sasiore dhe cilësore nga komuniteti, operatorët turistikë dhe aktorët institucionalë, me aplikimin e GIS për analizën hapësinore të burimeve turistike.
🤝 Leksioni evidentoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit, ngritjes së kapaciteteve, inovacionit teknologjik, mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një identiteti të përbashkët të destinacionit (joint branding).
🎓 Nga pikëpamja didaktike, leksioni demonstroi integrimin e kërkimit shkencor në mësimdhënie, duke i orientuar studentët nga përvetësimi i koncepteve teorike drejt analizës kritike dhe aplikimit të teknologjisë GIS në planifikimin dhe zhvillimin e destinacioneve turistike.
👏 Departamenti i Gjeografisë i uron Dr. Florina Pazari suksese në vijim të procesit akademik!