10/09/2020
Rikthehemi me rubrikën aq të dashur për fjalët dhe kuptimin e tyre. Sot studiuesi ynë i talentuar ka përzgjedhur dy fjalë:
AVASH dhe ORIENT. Lexim të këndshëm.
Fjala AVASH, I AVASHT
Kjo fjalë tregon një veprim që bëhet:
Pa u nxituar, ngadalë, jo shpejt. Psh.Eci avash. Punoj avash.
Vjen avash. E bëj (e marr) avash.
Shpjegimi bëhet: AVASH=> A’ VA’ SH=>
ASHT VATE SHTRUAR,
ose ASHT VAJTUR SHTRUAR
Fjala SHTRUAR në këtë rast shpreh dicka që bëhet:
qetë, jo me ritëm të shpejtë. Përdoret shpesh
dhe shprehja: Merre shtruar
Fjala ORIENT.
Fjala Orient ka të bëjë me Vendet e
Lindjes, me të cilët në të kaluarën ka patur lidhje në
shumë fusha dhe kryesisht në shkëmbimet Tregëtare,
prandaj dhe shkuarja në këto vende ka qënë e shpeshtë.
Po të zëvendësojmë gërmën T me D(si tek fjalët:
sonte:sonde, pandallon:pantallon), kemi:
ORIENT =>ORIEND=>O’ RIE’ END=>OSHT RIHE VEND,
që do të thotë: ËSHT VEND që RRIHET
Fjala Osht është në dialekt dhe është e njëjtë me fjalën
Është
Ndërsa Fjala RRihet, në këtë rast, ka kuptimin: Shkoj e
vij rregullisht nëpër një rrugë, e bëj zakonisht rrugën
për shumë kohë në një vend, zakonisht të largët. Thuhet
psh. Rreh rrugën Tiranë-Shkodër. Ka rrahur
dheun (dynjanë), etj....