15/02/2026
Kush falenderon njerëzit ka falenderuar Zotin
Rrugëtimi artistik i trupës teatrale "Brain Power" i tregoi edhe këtë herë komunitetit të prindërve, se ia ka vlejtur investimi që kanë bërë për fëmijët tyre.
Vënia në skenë e një vepre me tekst jo të thjeshtë dhe me ngarkesë skenike të madhe nga një grup të rinjsh që e duan artin, na bën të besojmë që mbështetja për këtë trupë teatrale në performime të ardhshme është domosdoshmëri për vazhdimësinë e saj!
🙏Falenderoj komunitetin e prindërve që besuan rritjen artistike të fëmijëve të tyre nga stafi artistik "Brain Power"!
🙏Falenderoj trupën teatrale të aktorëve "Brain Power" që bashkëvepruan me seriozitetin e duhur artistik, për sjelljen në skenë këtë herë të pjesës"Spiuni" shkëputur nga Frikë dhe mjerim në Rajhun e tretë" të Bertolt Breht.
🙏Falenderim të veçantë ndajmë për regjizorin Xhino Musollari që kuroi në detaje çdo dimension artisktik të kësaj shfaqje!
🙏Veçojmë në falenderim kostumografen Hatixhe Shehi në dizenjimin dhe qepjen e kostumeve të aktorëve të vegjël!
🙏Mirënjohje për dyqanin SHOESMEMA2, i cili kontribuoi duke përplotësuar mozaikun e kostumeve të aktorëve me këpucë origjinale.
🙏Mirënjohe për Klea Huta Academy që hapi dyert e skenës së saj për trupën teatrale "Brain Power"!
🙏Mirënjohje për miqtë dhe dashamirët të cilët ndanë kohë nga koha e tyre për të ndjekur me kërshëri shafqjen teatrale!
Kartolinë falenderimi,
Stafi Brain Power Center