Departamenti i Historisë - Universiteti i Tiranës

Departamenti i Historisë - Universiteti i Tiranës Faqja zyrtare e Departamentit të Historisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Departamenti i Historisë është një ndër dy degët e para përbërëse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, si pjesë e Universitetit të porsathemeluar të Tiranës në vitin 1957. Sot, Departamenti i Historisë është ndër institucionet elitare të arsimit të lartë në vend, në fushën e studimeve albanologjike. Puna e tij mësimore dhe kërkimore realizohet nga një staf i përkushtuar dhe i kualifikuar, me grada të fituara në Universitetin e Tiranës dhe në universitete perëndimore. Veç programit të studimit Bachelor në Histori, departamenti ofron dy programe studimesh profesionale pasuniversitare: Master Profesional në Arkivistikë dhe Mësuesi dhe dy programe studimesh shkencore pasuniversitare: Master i Shkencave në fushat Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Departamenti ofron edhe programe studimi të doktoratës në specialitetet Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, në përfundim të të cilave jepet titulli Doktor në fushën përkatëse.

“Jeta e mirë është e frymëzuar nga dashuria dhe e udhëhequr nga dija” Bertrand Russell

09/09/2026

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (FHF) çel më 10 shtator 2026 aplikimet për programet Master Profesional dhe Master i Shkencave! 📚
Zgjidh cilësinë, stafin elitar dhe traditën që të garanton siguri e sukses në tregun e punës.
📚 Master i Shkencave
• Arkeologji
• Trashëgimi Kulturore
• Gjeografi
• Gjuhësi e Sotme | Gjuhësi Historike
• Histori | Marrëdhënie Ndërkombëtare
• Teori dhe Kritikë Letrare
• Letërsi e Përgjithshme dhe e Krahasuar
• Studime Letrare Shqipe dhe Antropologji Kulturore
• Menaxhim i Komunikimit Masiv, me profile:
o Menaxhimi i Komunikimit të Integruar (PR & Marketing)
o Menaxhimi i Platformave të Kryqëzuara të Medias
o Dizajnim dhe Menaxhim i Reklamës Dixhitale
💼 Master Profesional
• Mësuesi në Gjeografi për Arsimin e Mesëm
• Mësuesi në Histori për Arsimin e Mesëm
• Mësuesi në Gjuhë-Letërsi për Arsimin e Mesëm
• Sistemet e Informacionit Gjeografik të Aplikuar (GIS)
• Guidë Turistike
• Arkivistikë
• Redaktori
• Gazetari Investigative
Për më shumë informacion klikoni këtu https://fhf.edu.al/hapen-aplikimet-ne-programet-e-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-profesional-dhe-master-i-shkencave-2/

📢 THIRRJE PËR APLIKIME: Shkolla e Vjeshtës 3“Kufiri shqiptar gjatë Luftës së Ftohtë: regjimi kufitar, mbikëqyrja dhe kuj...
07/09/2026

📢 THIRRJE PËR APLIKIME: Shkolla e Vjeshtës 3
“Kufiri shqiptar gjatë Luftës së Ftohtë: regjimi kufitar, mbikëqyrja dhe kujtesa”
📍Departamenti i historisë, Tiranë | 19 - 23 tetor 2026

Ftohen të aplikojnë studentë Bachelor dhe Master nga:
Historia dhe Shkencat Humane.
Programi përfshin leksione, diskutime, punë me burime historike dhe ekskursion studimor.
📩 Aplikimi: CV e shkurtër + letër motivimi
[email protected]
📅 Afati: 30 shtator 2026

Organizuar nga Departamenti i Historisë (FHF–Universiteti i Tiranës), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS Albania ).

‼️ 𝐒𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞: 𝐕𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟔.Ju njoftojnë datat e provimeve për sezonin e vjeshtës për të gjitha ciklet e studim...
31/08/2026

‼️ 𝐒𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞: 𝐕𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟔.
Ju njoftojnë datat e provimeve për sezonin e vjeshtës për të gjitha ciklet e studimit të Departamentit të Historisë. 📚
𝑆𝑢𝑘𝑠𝑒𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑒𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑣𝑖𝑚𝑒! 📖

24/08/2026

📢 NJOFTIM PËR MATURANTËT, RAUNDI I PARË!

🎓 Universiteti i Tiranës njofton të gjithë aplikantët maturantë të shpallur fitues në Raundin e Parë, për programet e ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2026–2027, se procesi i regjistrimit fillon me datë 26 Gusht 2026 dhe zgjat deri me datë 8 Shtator 2026.

📌 Kandidatët fitues duhet të paraqiten pranë Sekretarive Mësimore të fakulteteve për të kryer regjistrimin në programin e studimit ku janë shpallur fitues.

🔗 Renditjen e plotë të aplikantëve sipas programeve të studimit mund ta shikoni në portalin U-Albania.

⚠️ KUJDES!
Nëse nuk kryeni regjistrimin brenda afatit 48-orësh të fazës përkatëse, humbisni të drejtën e regjistrimit në programin ku jeni shpallur fitues në këtë raund.

⏳ JENI NË LISTËN E PRITJES?
Nëse nuk jeni brenda vijës së kuqe, mos u shqetësoni dhe qëndroni në pritje! Gjatë fazave të regjistrimit mund të lirohen kuota, pasi disa kandidatë mund të jenë shpallur fitues njëkohësisht në më shumë se një program studimi.

😀Universiteti i Tiranës ju uron shumë suksese në rrugëtimin tuaj akademik!

🎓 Zgjidhni Universitetin e Tiranës, investoni në të ardhmen tuaj!

•
•
•
•
•

10/08/2026

THIRRJE PËR PUNIME SHKENCORE! 📢

Universiteti i Tiranës ju fton të bëheni pjesë e UT IC-SIGHT 2026 – Konferencës Ndërkombëtare për Shkencën, Inovacionin, Qeverisjen, Shkencat Humane dhe Teknologjinë!

💡 Tema kryesore: Rimendimi i Arsimit, Shkencës dhe Shoqërisë për të Nesërmen

Kjo konferencë është një platformë e shkëlqyer për kërkuesit shkencorë, akademikët dhe profesionistët për të ndarë idetë, studimet dhe inovacionet e tyre.

ℹ️ Informacion Kryesor:
📅 Datat: 17–18 Dhjetor 2026
📍 Vendi: Tiranë, Shqipëri
💻 Formati: Hibrid (fizik & online)
🗣️ Gjuha: Anglisht / Shqip
🎟️ Regjistrimi: Pa pagesë
⏳ Afati i dërgimit të abstraktit: 15 Shtator 2026

📌 Bëhu pjesë e ndryshimit! Dërgo abstraktin tënd dhe konsulto udhëzimet e dërgimit në linkun e mëposhtëm:
🔗https://icsight.unitir.edu.al/

27/07/2026

Momente nga konferenca ndërkombëtare “Nga komunizmi drejt ndryshimit: Historia bashkëkohore shqiptare si pjesë e historisë europiane” (24–26 maj) e zhvilluar në Villa La Collina, në Liqenin e Komos,. Konferenca u organizua nga Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri në bashkëpunim me Departamentin e Historisë.
Përgjatë tri ditëve të aktivitetit, profesorë, studiues dhe studentë nga Shqipëria dhe vende të tjera evropiane shkëmbyen ide dhe perspektiva mbi historinë bashkëkohore shqiptare, trashëgiminë e komunizmit dhe sfidat e transformimit demokratik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Departamenti i Historisë shpreh mirënjohjen ndaj KAS Albania për partneritetin dhe mbështetjen në organizimin e kësaj konference, si dhe falënderon të gjithë studiuesit, pedagogët dhe studentët pjesëmarrës për kontributin e tyre në këtë aktivitetit.

08/07/2026
07/07/2026
🎓 Zgjidh të studiosh në Departamentin e Historisë që ofron programe studimi cilësore, të orientuara drejt formimit akade...
05/07/2026

🎓 Zgjidh të studiosh në Departamentin e Historisë që ofron programe studimi cilësore, të orientuara drejt formimit akademik dhe zhvillimit profesional.
📖 Programet Bachelor
• Histori
• Studime Ndërkombëtare

🎓 Programet Master
• Master Shkencor në Histori
• Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare
• Master Profesional në Mësuesi (Histori)
• Master Profesional në Arkivistikë

👩‍🏫👨‍🏫 Nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë në fushën e historisë, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, arsimit apo trashëgimisë dokumentare, Departamenti i Historisë është zgjedhja e duhur.

📍Ju mirëpresim!

🎓 Zgjidh të studiosh në Departamenti i Historisë që ofron programe studimi cilësore, të orientuara drejt formimit akadem...
05/07/2026

🎓 Zgjidh të studiosh në Departamenti i Historisë që ofron programe studimi cilësore, të orientuara drejt formimit akademik dhe zhvillimit profesional.
📖 Programet Bachelor
• Histori
• Studime Ndërkombëtare

🎓 Programet Master
• Master Shkencor në Histori
• Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare
• Master Profesional në Mësuesi (Histori)
• Master Profesional në Arkivistikë

🌍 Nëse dëshironi të ndërtoni një karrierë në fushën e historisë, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, arsimit apo trashëgimisë dokumentare, Departamenti i Historisë është zgjedhja e duhur.

📍Ju mirëpresim!

Address

Rr. Elbasanit Tirana Albania AL
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Historisë - Universiteti i Tiranës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Departamenti i Historisë - Universiteti i Tiranës:

Shortcuts

Share