School of Byzantine Music in Albania

School of Byzantine Music in Albania ©️ Faqja Zyrtare e Shkollës së Muzikës Bizantine së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Anastas në Tetor të vitit 2012. B.

Shkolla e Muzikës Bizantine u themelua me bekimin dhe përkujdesjet e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, + z. Qëllimi i saj është përgatitja profesionale e psaltëve që do të shërbejnë në Kishat orthodhokse të Shqipërisë. Kjo shkollë ka dy programe studimi:
A. Programi kualifikues profesional për psalt, mësime të përditshme gjatë mbasditeve (2-vjeçar). Programi për përgatitjen muzikore në formë praktike të klerikëve (1-vjeçar). Shkolla u ofron studentëve bursë dhe konvikt gjatë studimeve në këto programe. Diploma që jepet në fund është: "Muzikë Bizantine" dhe nëpërmjet saj psaltët mund të punësohen në Mitropolitë e Kishës. School of Byzantine Music in Albania was founded with the blessing and care of His Beatitude, the Archbishop of Albania, + Anastasios in October 2012 and function as a school for the preparation of professional chanters who serve and adorn the Churches of Albania, representing the people during the divine worship. This school has two programs:
A. Study of Chanters in Byzantine Music with a 2-year daily course,
B. Study of Clergy in Byzantine Music with a 1-year course. The school offers students a scholarship and accommodation during their studies in these programs. The diploma that is awarded at the end is: "Byzantine Music" and through it the chanters can be employed in the Metropolitas of the Church.

Kanë filluar regjistrimet!
18/09/2026

Kanë filluar regjistrimet!

12/09/2026

Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, një pjesë e Korit Bizantin të Psaltëve «Shën Joan Kukuzeli», nën drejtimin e Theodhor Pecit, mori pjesë në kremtimet e panairit të Manastirit të Bigorskit në Maqedoninë...

12/09/2026
Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, një pjesë e...
12/09/2026

Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, një pjesë e Korit Bizantin të Psaltëve «Shën Joan Kukuzeli», nën drejtimin e Theodhor Pecit, mori pjesë në kremtimet e panairit të Manastirit të Bigorskit në Maqedoninë e Veriut, me ftesë zyrtare të Igumenit të Manastirit, Imzot Parthenit.
Kremtimet u zhvilluan me rastin e së kremtes së Prerjes së Kokës së Nderuar të Shën Joan Pararendësit dhe Pagëzorit dhe shërbesat u kryesuan nga Mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës, Imzot Gjeorgji.
Gjatë të gjitha shërbesave kremtuese, kori shqiptar psali në gjuhën shqipe në psaltirin e majtë, ndërsa në psaltirin tjetër psali kori i etërve të Manastirit të Bigorskit. Bashkëpsalmodia e dy koreve, në frymën e traditës së përbashkët psaltike bizantine dhe liturgjike të Kishës Orthodhokse, i dha kremtimit një karakter të veçantë shpirtëror dhe vëllazëror.
Prania dhe përfaqësimi dinjitoz i Korit Bizantin të Psaltëve «Shën Joan Kukuzeli» në këto kremtime përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të pranisë së traditës psaltike shqiptare në jetën liturgjike orthodhokse, si dhe një shprehje konkrete e unitetit në besim dhe të dashurisë vëllazërore ndërmjet Kishave dhe popujve orthodhoksë.

📌Njoftim: Shkolla e Muzikës Bizantine pret kandidatë të rinj djem dhe vajza për vitin akademik 2026 -2027, të cilët dësh...
08/09/2026

📌Njoftim:
Shkolla e Muzikës Bizantine pret kandidatë të rinj djem dhe vajza për vitin akademik 2026 -2027, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet dy-vjeçare. 📚

🔵 Të gjithë artdashësit,
dhe ata që kanë talent në muzikë,
janë të mirëpritur për të konkuruar në shkollën tonë.
Nuk ka gjë më të bukur, sesa t'i ofrojmë Zotit zërin dhe talentin tonë.
Ndaj mos hezitoni, por ejani dhe mësoni si të psalni, mësoni muzikën bizantine,
mësoni rreth historisë së saj
dhe përdorimit në adhurimin hyjnor.

🟢 Shkolla jonë ofron kushte bashkëkohore, afër qendrës së Tiranës në një godinë të re, me klasa studimi 📚, konvikt 🏠, ambjent sportiv ⚽.
Studentët përgjatë viteve të studimit kanë bursë në masën 100%, dhënë nga Kryepiskopi Joan.

🟢 Mësimi në shkollë zhvillohet 4x në javë, çdo pasdite në orën 17:00-19:00.

📌Kandidatët do t'i nënshtrohen një konkursi, përpara pranimit të tyre në shkollë dhe më pas nëse do të jenë fitues ata do të njoftohen nëpërmjet mjeteve të kontaktit.

Ne ju presim!

Për më shumë informacione na kontaktoni:
☎️ +355 69 26 36 132
✉️ E-mail: [email protected]
🌐 http://shmuzikesbizantine.mystrikingly.com/

© Shkolla e Muzikës Bizantine e KOASh-it

«Merruni me himnet,me troparet e shenjtorëvedhe të martirëve,si edhe me psalmet e Davidit.Studioni Shkrimin e Shenjtëdhe...
03/09/2026

«Merruni me himnet,
me troparet e shenjtorëve
dhe të martirëve,
si edhe me psalmet e Davidit.
Studioni Shkrimin e Shenjtë
dhe Etërit e Kishës.
Në këtë mënyrë,
shpirti juaj do të zbutet,
do të shenjtërohet,
do të hyjnizohet
dhe do të jetë i gatshëm
të dëgjojë mesazhet e Perëndisë.»

Shën Porfiri Kavsokaliviti
Jeta dhe Kumtesat e tij

PërlëshorjaTingulli Tërthor I - Ton sinanarhon LogonJeta jote agoi plot me shkëlqim sërishpërmes pendimit në Athos,o osh...
09/07/2026

Përlëshorja
Tingulli Tërthor I - Ton sinanarhon Logon

Jeta jote agoi plot me shkëlqim sërish
përmes pendimit në Athos,
o oshënar dhe atlet,
Nikodhim i shenjtë ti
që nga Vithkuqi je.
U denjësove ta pohosh
Zotin prapë në Berat,
që ti e pate mohuar.
Ndërmjeto për ne të gjithë
o Dëshmor i ri i Zotit Krisht.

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Me gëzim dhe krenari të veçantë përjetuam dorëzimin në dhjakon të Nifonit, i cili është një ndër frytet e Shkollës së Mu...
22/06/2026

Me gëzim dhe krenari të veçantë përjetuam dorëzimin në dhjakon të Nifonit, i cili është një ndër frytet e Shkollës së Muzikës Bizantine.
Formimi dhe ushtrimi i tij në Artin Psaltik si edhe përkushtimi i tij ndaj jetës kishtare kurorëzohen sot me hyrjen në shërbimin e shenjtë të priftërisë.
Lutemi që Zoti ta forcojë dhe ta udhëheqë në këtë mision të ri, për lavdi të Tij dhe për dobi të besimtarëve.

05/05/2026

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Address

Qemal Stafa 127
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when School of Byzantine Music in Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to School of Byzantine Music in Albania:

Shortcuts

Share