03/05/2024
📢 KURS PËRGATITOR PËR IT - Ky kurs është i përshtatshëm për gjimnazistët që së shpejti fillojnë universitetin në degët e IT.
⚠️ Pse duhet kjo përgatitje? Në degët e shkencave kompjuterike trajtohen shumë lëndë dhe koncepte krejtësisht të panjohura më parë dhe shpesh studentët përballen me mbingarkesë.
✅ Tek qendra jonë keni mundësinë të filloni të praktikoheni shumë më herët me anë të këtij kursi të përshtatur posaçërisht!
👉 Në këtë paketë kursi që do të zhvillohet intensivisht nga muaji Maj deri në Shtator 2024 do të zhvillohen këto module: Hyrje në IT, Programim në C / C++ / Java / Python, Algoritmikë, Programimi web (HTML, CSS, JavaScript, PHP) dhe databazat në MySQL.
✅ Hyrje në IT: Ky kurs ofron konceptet bazë të teknologjisë së informacionit. Përfshihen tematika si hardware dhe software i kompjuterëve, rrjetet, zgjidhja e problemeve teknike dhe siguria bazë. Studentët do të mësojnë të ndërtojnë dhe konfigurojnë një kompjuter, të instalojnë sisteme operative dhe software, dhe do të njihen me detyrat dhe përgjegjësitë e një profesionisti të IT-së.
✅ Rrjetat: Ky kurs do të ofrojë një njohje të gjithanshme me konceptet bazë të rrjetave kompjuterike. Studentët do të mësojnë për topologjitë e rrjetit, protokolet e komunikimit si TCP/IP, dhe konfigurimin e rrjetave LAN në praktikë. Gjithashtu, do të trajtohet siguria në rrjet, përfshirë mbrojtjen nga sulmet dhe menaxhimin e trafikut të të dhënave.
✅ Sistemet Operative Windows / Linux: Kursi do të përqendrohet në mësimin e dy prej sistemeve operative më të përdorura në botë: Windows dhe Linux. Studentët do të mësojnë si të instalojnë, konfigurojnë dhe menaxhojnë këto sisteme operative edhe në realitet, edhe nëpërmjet makinave virtuale. Do të trajtohen temat si përdorimi i programit të komandave, skriptimi, dhe siguria e sistemit. Për Windows, fokusi do të jetë në ndërfaqe grafike dhe veçoritë për përdoruesit e përditshëm dhe për administrimin e sistemit. Për Linux, do të theksohet mbi fleksibilitetin dhe përdorimin e tij të gjerë në serverë dhe aplikacionet përkatëse.
✅ C / C++: C dhe C++ janë gjuhë programimi themelore të njohura për efikasitetin dhe kontrollin mbi burimet e sistemit kompjuterik. Ky kurs do t'i mësojë studentët si të shkruajnë dhe kompilojnë kod, të kuptojnë menaxhimin e memorjes dhe të zhvillojnë algoritme të thjeshta. Ndërkohë që C ofron një qasje të strukturuar ndaj programimit, C++ prezanton konceptet e programimit të orientuara ndaj objekteve, duke zgjeruar kapacitetin për menaxhimin e projekteve më të mëdha software-ike.
✅ Java / Python: Ky modul do të trajtojë gjuhët Java dhe Python, dy nga gjuhët më popullore dhe të përdorura të programimit. Java njihet për përshtatshmërinë e saj në platforma të ndryshme dhe përdoret shpesh në mjedise korporatash. Python, për shkak të thjeshtësisë dhe lexueshmërisë së tij, është ideal për fillestarët dhe aplikimet që variojnë nga zhvillimi i ueb-faqeve deri te analiza e të dhënave dhe machine learning nëpërmjet librarive të shumëllojshme të zhvilluara nga komuniteti.
✅ Algoritmet: Studentët do të mësojnë rreth algoritmeve themelore që janë të rëndësishme në përpunimet e të dhënave, si algoritmet e renditjes, kërkimit dhe ato të grafeve. Moduli do të përqendrohet në zhvillimin e algoritmeve, kuptimin e kompleksitetit të përllogaritjeve kompjuterike, dhe aplikimin e algoritmeve për zgjidhjen efikase të problemeve praktike.
✅ HTML / CSS / JS: Ky modul prezanton bazat e zhvillimit të uebit. HTML (HyperText Markup Language) përdoret për të strukturuar përmbajtjen në ueb. CSS (Cascading Style Sheets) përdoret për stilimin dhe dizenjimin grafik të faqeve të internetit. JavaScript është një gjuhë programimi që mundëson funksionalitetin e faqeve të uebit. Së bashku, këto teknologji janë bazat e faqeve të internetit.
✅ PHP: PHP është një gjuhë programimi shumë e përdorur që është e përshtatshme veçanërisht për zhvillimin e sistemeve backend të uebit. Në këtë modul, studentët do të mësojnë të krijojnë sisteme backend duke marrë dhe përpunuar të dhëna nga frontend dhe duke ndërvepruar me bazat e të dhënave, kryesisht MySQL.
✅ SQL: SQL (Structured Query Language) është gjuha standarde për menaxhimin dhe përpunimin e bazave të të dhënave. Ky modul do t'i mësojë studentët si të projektojnë skemat e bazave të të dhënave, të shkruajnë pyetje për të futur, përditësuar, fshirë dhe marrë të dhëna nga një bazë të dhënash, dhe të përdorin sintaksën SQL për të menaxhuar dhe kontrolluar qasjen në të dhëna.
🎓 Tek laboratori i teknologjisë "SmartSpace" nuk bëhet mësim klasik, por punë intensive dhe individuale me çdo student, shoqëruar me socializim, këshillim karriere, ndërveprim me komunitetin tonë të të talentuarve në teknologjitë dixhitale. Në SmartSpace, ne sigurohemi që ju të përgatiteni sa më mirë për të ardhmen në botën dixhitale, duke ju pajisur me sa më shumë aftësi praktike që i merrni vetëm nëpërmjet projekteve reale që ju vendosim në dispozicion gjatë mësimdhënies.
⚠️ 1 seancë e keni falas, ndaj ejani dhe regjistrohuni menjëherë pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar! ⚠️
📞 Na telefononi ose na shkruani në 0675655501, ju presim në ambientet tona në Rr. Perlat Rexhepi, pranë restorantit "Deti Jon", Tiranë.