Shkolla 9-vjeçare "Andrea Stefani" Tiranë - faqja zyrtare

Shkolla 9-vjeçare "Andrea Stefani" Tiranë - faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Andrea Stefani" Tiranë - faqja zyrtare, Education, Gjergj Legisi, Tirana.

03/10/2026
“Pas Shkolle” në “Andrea Stefani”!🎨🎭🎶 Sot nisëm zyrtarisht zbatimin e Programit “Pas Shkolle”, duke krijuar më shumë mun...
01/10/2026

“Pas Shkolle” në “Andrea Stefani”!🎨🎭🎶

Sot nisëm zyrtarisht zbatimin e Programit “Pas Shkolle”, duke krijuar më shumë mundësi për nxënësit tanë që,përtej orës mësimore,të mësojnë,të krijojnë,të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.

Me përkushtimin dhe profesionalizmin e mësuesve trajnerë,si dhe me pjesëmarrjen e nxënësve,“Pas Shkolle” synon të shndërrojë kohën pas mësimit në një hapësirë të dobishme për zhvillimin e aftësive,kreativitetit dhe talenteve.

Falënderojmë prindërit për besimin dhe mbështetjen e tyre,si dhe të gjithë mësuesit që po kontribuojnë me përkushtim në realizimin e këtij programi.🙌

Pas Shkolle, më shumë mundësi për nxënësit tanë!

28/09/2026

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve! (EDL) 🇪🇺

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve,nuk festojmë vetem diversitetin gjuhësor,por në të vërtetë festojmë njeriun,kulturën dhe mundësinë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin.

Në kuadër të EDL,nxënësit tanë,të ndihmuar nga mësuesit e gjuhëve të huaja,përmes punimeve,interpretimeve,këngëve dhe recitimeve,shpalosën rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja,një qasje që i hap ata ndaj botës,duke njohur dhe respektuar kulturat e ndryshme.🇬🇧🇪🇸🇩🇪🇮🇹

Mësoni gjuhë të huaja,por mbi të gjitha,ruajeni gjuhën shqipe.Flisni bukur.Shkruani drejt.Lexoni shumë. Mos e varfëroni fjalën shqipe,sepse bashkë me fjalën humbet edhe një pjesë e kujtesës sonë kolektive!🇦🇱

!🇪🇺

23/09/2026

Java Evropiane e Sportit!”🏐🤾🤾⚽

Lëvizje,energji,buzëqeshje,frymë grupi dhe shumë emocion!

Nxënësit e shkollës sonë iu bashkuan aktiviteteve sportive në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, duke përcjellë mesazhin se sporti,shëndeti dhe bashkëpunimi janë pjesë e rëndësishme e jetës shkollore.🙌

Sot, në ditën e parë të shkollës!📚Nisim sot një kapitull të ri për secilin prej nesh.Dita e parë e shkollës nuk është th...
14/09/2026

Sot, në ditën e parë të shkollës!📚

Nisim sot një kapitull të ri për secilin prej nesh.Dita e parë e shkollës nuk është thjesht:"Hapja e një viti shkollor." Eshte një ngjarje,është momenti ku përmes shkollës,klasës e bankës,për nxënësit hapet një botë e re,një botë që na ŕrëmben në krahët e dijes.
Është momenti për të besuar më shumë te vetja,për të ndërtuar miqësi të vërteta dhe për të zbuluar hap pas hapi personin që secili është thirrur të bëhet.

Klasat e para hedhin hapin e parë në këtë udhëtim.Një fillim i ri me emocione e kuriozitet,ku do të jenë të shoqëruar në çdo hap të rrugës nga pasioni i mësuesve që i udhëheqin.

Klasat e 9-ta përballen me vitin e fundit të kësaj etape.Për ta,është koha e ëndrrave që nisin e marrin formë dhe e guximit për të parë përpara.

Në traditën e shkollës sonë,edukimi është një ecje e përbashkët,ku ndihmojmë njëri tjetrin të bëhet versioni më i mirë i vetes.

"Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë; mund vetëm t’i bëj të mendojnë.” mëtonte Sokrati.
Në këtë frymë le t’u përcjellim mësuesve tanë një urim të veçantë,sepse çdo ditë ata nuk përcjellin vetëm dije,por zgjojnë kureshtje dhe frymëzojnë ëndrra.

E ardhmja është ende për t’u shkruar!

Vit të mbarë për të gjithë komunitetin tonë shkollor!

JEMI GATI! 📚Të nderuar prindër,të dashur nxënës,Pas ditësh pune dhe përgatitjesh,shkolla jonë është gati për të nisur nj...
13/09/2026

JEMI GATI! 📚

Të nderuar prindër,
të dashur nxënës,

Pas ditësh pune dhe përgatitjesh,shkolla jonë është gati për të nisur një vit të ri shkollor plot energji! 🏫📚

Gjatë këtyre ditëve kemi punuar me përkushtim për të siguruar një fillim sa më të mbarë,të plotë dhe të frytshëm të vitit shkollor 2026–2027.

Kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për t’ju mirëpritur në një mjedis të ngrohtë, të sigurt,motivues dhe gjithëpërfshirës,ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i mbështetur.

Për ne,zhvillimi profesional dhe formimi i vazhdueshëm i stafit mësimor janë thelbësorë. Ndaj,përgatitja jonë ka përfshirë jo vetëm aspektin informues mbi dispozitat ligjore,udhëzimet dhe planifikimet,por edhe atë formues.

Të dashur nxënës,
Ju që do të vini për herë të parë në shkollën tonë dhe ju që riktheheni pas pushimeve,ju presim me shumë entuziazëm dhe jemi gati të ecim së bashku në këtë rrugëtim të ri,në shërbim të misionit dhe vizionit tonë për arsim cilësor,gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt zhvillimit të potencialit të çdo nxënësi.

Çdo fillim sjell mundësi të reja!
Ky vit shkollor vjen edhe me risi të rëndësishme,ndër të cilat kurrikula e re për klasat e para dhe të gjashta,si dhe Programi “Pas Shkolle”,një mundësi e re dhe e dobishme për nxënësit tanë,për të zhvilluar më tej aftësitë, interesat dhe potencialin e tyre.

“Njih vetveten”, mëtonte Sokrati.
Qëllimi i edukimit nuk është vetëm të mësosh më shumë,ai është një udhëtim drejt njohjes së vetvetes,zbulimit të potencialit dhe guximit për të ëndërruar larg.
Stafi drejtues dhe mësimor,Shërbimi Psiko-Social,Oficeri i Sigurisë dhe personeli ndihmës i shkollës
janë këtu për JU!

DREJTORIA E SHKOLLËS!

Mirela Kumbaro Furxhi
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë
Zyra Vendore Arsimore Tiranë

13/09/2026

Address

Gjergj Legisi
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Andrea Stefani" Tiranë - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Andrea Stefani" Tiranë - faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category