11/03/2025
Klubi Google Developers në Bedër zhvilloi një takim online me eksperten Daria Tretjakova Orlova, Co-founder i BBapps dhe Google Developer Expert (GDE), e cila mbajti një sesion të detajuar mbi Flutter, kuadrin inovativ të zhvillimit të aplikacioneve mobile të krijuar nga Google.
Gjatë takimit, Daria shpjegoi bazat dhe funksionalitetet kryesore të Flutter-it, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si ky framework mund të përdoret për të krijuar aplikacione të shpejta, interaktive dhe me dizajn modern. Ajo ndau gjithashtu këshilla praktike mbi strukturën e kodimit, optimizimin e performancës dhe integrimin e komponentëve të ndryshëm.