Dija e dobishme fetare

Dija e dobishme fetare Ky kanal synon përhapjen e diturisë fetare Islame, e cila është e ndërtuar mbi argumente e baza

Përmbledhje e artikullit: Sa më shumë e ngremë AI-në, aq më shumë mund ta ulim pozitën e njeriutArtikulli: AI Is Already...
21/09/2026

Përmbledhje e artikullit: Sa më shumë e ngremë AI-në, aq më shumë mund ta ulim pozitën e njeriut
Artikulli: AI Is Already Changing What It Means to Be Human, David Brooks.

Brooks ngre një çështje etike mjaft shqetësuese: rreziku nuk është vetëm që gabimisht t’i atribuojmë inteligjencës artificiale vetëdije. Rreziku është edhe më i thellë: duke i dhënë AI-së tipare njerëzore, mund të ndryshojë mënyra se si i shohim vetë njerëzit.

Dhe kur në perceptimin tonë e ngremë AI-në drejt nivelit të njeriut, ky ndryshim mund të mos ndodhë vetëm në një drejtim. Mund të ndodhë edhe e kundërta: sa më shumë e ngremë AI-në, aq më shumë mund të fillojmë ta ulim vlerësimin tonë për vetë njeriun.

➖Pyetja që shtrohet:
Çfarë ndodh me moralin tonë ndaj njeriut, nëse mësohemi ta trajtojmë AI-në sikur të ishte njeri, ndërsa njerëzit t’i trajtojmë sikur të ishin thjesht njësi pune, të matshme, të zëvendësueshme dhe me vlerë vetëm për aq sa prodhojnë?

https://t.me/Dijaedobishme

18/09/2026

🌿 بسم الله الرحمن الرحيم

📖 Dita e dytë – Surja En-Nahl

Të dashur ndjekës të kanalit tonë Kurani Kerijm, sot vazhdojmë me mësimin e Sures En-Nahl.
Nga ajeti 7-11

🌱 Hap pas hapi, me durim dhe përkushtim, do ta mësojmë të gjithë suren, me lejen e Allahut!

Mos e nënvlerëso pakësinë e punës që bën çdo ditë. Vazhdimësia, edhe nëse është e vogël, sjell rezultate të mëdha me kalimin e kohës.

https://t.me/KuranKerijm

18/09/2026

🌿 بسم الله الرحمن الرحيم
📖 Dita e parë – Fillimi ynë me Suren En-Nahl

Të dashur ndjekës të kanalit tonë Kurani Kerijm, sot po e fillojmë së bashku një rrugëtim të ri me Librin e Allahut.
Ndoshta kur e shohim një sure të tërë, na duket e gjatë dhe themi:
“Si do ta mësoj gjithë këtë?”
Por sot nuk kemi nevojë të mendojmë për të gjithë suren.
🌱 Sot vetëm gjysmë faqe.
Nesër edhe gjysmë faqe tjetër… dhe kështu, hap pas hapi, me durim dhe këmbëngulje, do të arrijmë atje ku sot mund të na duket e vështirë.
✨ Mos e nënvlerëso një gjysmë faqe të mësuar për hir të Allahut.

Ndoshta është pikërisht ky hap i vogël që Allahu e bën shkak për një ndryshim të madh në jetën tonë.

اللهم اجعل القرآن ربيع قلوبنا ونور صدورنا، ويسر لنا حفظه وفهمه والعمل به، وثبته في قلوبنا، واجعلنا من أهل القرآن وخاصته.
O Allah, bëje Kuranin pranverën e zemrave tona dhe dritën e gjokseve tona. Na e lehtëso mësimin, kuptimin dhe të vepruarit sipas tij. Forcoje atë në zemrat tona dhe na bëj prej njerëzve të Kuranit dhe të veçantëve të tij!

🌸 Le ta fillojmë me nijetin e sinqertë dhe të ecim së bashku, gjysmë faqe pas gjysmë faqe, derisa me lejen e Allahut Surja En-Nahl të bëhet pjesë e zemrave tona.

18/09/2026

📮... Lajmërim!

Duke filluar nga nesër, kanali ynë Kurani Kerijm nis një program të ri: çdo ditë do të postojmë gjysmë faqe nga Surja En-Nahl, për t’ju ndihmuar ta mësoni gradualisht, pa u rënduar.
Postimi që ndamë pak më parë na kujtoi diçka që shpesh nuk duam ta pranojmë: ndonjëherë problemi nuk është se nuk kemi kohë, por se ku po na ikën koha.
Gjysmë ore në ditë në Facebook bëhen 180 orë në vit. Po sikur një pjesë të kësaj kohe t’ia kthenim Kuranit?
Prandaj po fillojmë me diçka të vogël: vetëm gjysmë faqe në ditë.

🌿 Si do të ecë programi?
E hënë – e premte: çdo ditë ½ faqe nga Surja En-Nahl.
E shtunë dhe e diel: kohë për përsëritje, përforcim dhe plotësim të asaj që mund të ketë mbetur.
Çdo javë: 2½ faqe të mësuara.

🔍 Surja En-Nahl zë rreth 15 faqe të Mus'hafit të Medinës, kështu që me këtë ritëm përfundon afërsisht në 6 javë.
Mos e shiko suren të tërën dhe të thuash sa shumë, por shiko vetëm gjysmën e faqes së sotme.
Gjysmë faqe sot. Gjysmë nesër. Dhe pas disa javësh, ajo sure që dukej e gjatë do të jetë, me lejen e Allahut, mësuar përmendsh.
Mos thuaj: “Nuk kam kohë.”
Merr nga koha që ikën pa e ndier dhe jepja Librit të Allahut.
📖 Fillojmë nesër me gjysmën e parë të faqes së parë të Sures En-Nahl.

✍🏻 Stafi i kanalit Kurani Kerijm

Gjysma e orës në Facebook çdo ditë do të thotë 15 orë në muaj, pra "180 orë" çdo vit, vetëm për Facebook!Dhe këto "180 o...
18/09/2026

Gjysma e orës në Facebook çdo ditë do të thotë 15 orë në muaj, pra "180 orë" çdo vit, vetëm për Facebook!
Dhe këto "180 orë" mund të përdoren për të mësuar "360 faqe nga Kurani", me gjysëm ore për çdo faqe!

Nëse mund të gjeni gjysmë ore të tjera çdo ditë, do të mund të mësoni edhe 360 faqe të tjera!
Duke qenë se Kurani, siç dini, ka 604 faqe, me lejen e Allahut, do t'ju nevojiten vetëm 302 orë për të mësuar Kuranin në një vit; nga këto, 180 orë do të ishin ato që zakonisht shihnit në Facebook...

Me këto llogaritje, mbyllim diskutën: "Nuk kam kohë!"

✍🏻 Dr. Said Hamza
Përshtati në shqip: Stafi i kanalit

Ky kanal synon që tju vijë në ndihmë atyre që duan të lexojnë dhe mësojnë Kuranin me rregulla texhuidi. Duke sjellë edhe tefsirin e atyre ajeteve që lexohen apo mësohen përmendsh. O Allah! Bëje Kuranin pranverë të zemrave tona!

18/09/2026

📬 Mesazhi i sotëm...

Dërgo salavate dhe selame mbi të dashurin tënd Muhammedin ﷺ!

🤍 I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Shtoni salavatet për mua në natën dhe ditën e xhuma, sepse salavatet tuaja shfaqen para meje”.

🌹 اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ.
Allahumme Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke Hamidun mexhid.
🌹 اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ.
Allahumme Barik ala Muhamedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke Hamidun mexhid.



🌱¤🌱 ¤
🤍 Na ndiqni në rrjetet tona:
Telegram Instagram
YouTube Facebook

18/09/2026

Transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë:
"Në xhuma është një moment kur, nëse një musliman lutet dhe kërkon diçka nga Allahu, Ai do t’ia japë.
Ky moment është shumë i shkurtër."
(Buhariu dhe Muslimi)

Në një tjetër transmetim thuhet se ky moment është gjatë orës së fundit të ditës së xhuma, para perëndimit të diellit. Dijetarët si Imam Ahmedi dhe disa të tjerë mbështesin këtë mendim.

Andaj te shfrytëzojmë së bashku 🤲

اللهم اجعلنا من الذاكرين الله كثيرًا والذاكرات

O Allah, na bëj prej atyre që të përmendin Ty shumë, burra dhe gra!

🌱¤🌱 ¤
🤍 Na ndiqni në rrjetet tona:
TelegramInstagram
YouTube Facebook
https://whatsapp.com/channel/0029Vb9vl4wEAKWMGyBZxp07

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dija e dobishme fetare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category