Dituria e Dijetarëve

Dituria e Dijetarëve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dituria e Dijetarëve, Education, Tirane, Tirana.

25/09/2026

Shpjegimi i broshurës "Katër Rregullat" i Shejkh Muhamed ibn Abdul-Uehab / Shejkh Salih El-Feuzan.

18/09/2026

💥Sëmundja e zemrës është më e rëndë se sëmundja e trupit

🪻Ka thënë Shejkh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- :

"Shumë njerëz mendojnë se ndëshkimi ndodh vetëm në gjërat e dukshme të jashtme: në trup, në pasuri, në fëmijë, mirëpo në realitet ndëshkimi i sëmundjes së zemrave dhe prishjes së tyre është më i rëndë dhe më i madh se sa ndëshkimi i jashtëm"

📚 أحكام من القرآن الكريم (1/87)
Ahkam minel-Kur'an el-kerijm

✅️Përktheu: Xhevdet Lika

https://t.me/Dituria_e_Dijetareve

10/09/2026

💥Dy shkaqet madhore të fitneve

💎Ka thënë Shejkh Islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- :

"ولا تقع فتنة إلا من ترك ما أمر الله به فإنه سبحانه أمر بالحق وأمر بالصبر فالفتنة إما من ترك الحق وإما من ترك الصبر"

"Nuk ndodh fitnja vetëm se nga lënia e asaj të cilën Allahu e ka urdhëruar.
Ai -i Përsosuri dhe i Lartësuari- ka urdhëruar për të vërtetën dhe për durim.
Dhe fitnja ndodh ose për shkak të lënies së vërtetës ose për shkak të lënies së durimit" .

📚الاستقامة |١ /٣٩
El-istikame (1/39)

▪️Përktheu: Xhevdet Lika

10/09/2026

💥Kjo është një arsye që e shton dashurinë midis teje dhe gruas tënde

💎Ka thënë Shejkh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- :

الإنسان إذا كان في بيته فمن السنة أن يصنع الشاي مثلا لنفسه ، ويطبخ إذا كان يعرف ، ويغسل ما يحتاج إلى غسله ، كل هذا من السنة ، أنت إذا فعلت ذلك تثاب عليه ثواب سنة ؛ اقتداء بالرسول - عليه الصلاة والسلام - وتواضعا لله - عز وجل- ؛ ولأن هذا يوجد المحبة بينك وبين أهلك ( زوجتك ) ، إذا شعر أهلك أنك تساعدهم في مهنتهم أحبوك ، وازدادت قيمتك عندهم ، فيكون في هذا مصلحة كبيرة

"Kur njeriu ndodhet në shtëpinë e tij, është prej sunetit që të përgatisë vetë çajin përshembull, apo të gatuaj nëse di të gatuaj, apo të lajë çfarë ka nevojë për të larë.
Të gjitha këto janë prej sunetit.
Nëse ti e bën këtë, atëherë do të shpërblehesh për të me shpërblimin e kryrjes së një suneti, si pasuas i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe si modest ndaj Allahut -Azze ue Xhel-.
Dhe po ashtu kjo gjë sjell dashuri midis teje dhe gruas tënde.
Kur familja jote e ndjenë që ti po i ndihmon ato në punët e tyre, ato do të të duan ty dhe do të të shtohet vlera jote tek ato, dhe kështu do të ketë dobi shumë të madhe.

📚 شرح رياض الصالحين : (3 /529)
Sherhu Rijadu Es-Salihijn

📚Përktheu: Xhevdet Lika

06/09/2026

⚡️Këshillë nga Shejkh Ubejd El-Xhebiri -Allahu e mëshiroftë- :

"Për Allahun o bijtë e mi !
Kini kujdes, kini kujdes që të mos bieni ndesh me këtë menhexh (rrugë).
Ju këshilloj për urtësi, sepse paraardhësit tuaj e përdornin ashpërsinë në raste kur nuk bënte dobi vetëm se ashpërsia, dhe e përdornin butësinë në raste kur nuk bënte dobi vetëm se butësia.
Dhe në bazë të kësaj nxjerrim fjalën e Ibn Sirinit dhe imamëve të tjerë -Allahu i mëshiroftë- :
"O pasues të sunetit !
Tregohuni të butë sepse ju jeni njerëzit më të pakët".
Kjo është gjëja e parë me të cilën ju këshilloj"

📚مجموعة الرسائل الجابرية - الحد الفاصل :(ص/175)

▪️Përktheu: Xhevdet Lika

05/09/2026
27/08/2026

Këto tre gjëra duhet t'i dijë dhe të kujdeset për to çdo musliman / Shejkh Abdur-Razak El-Bedr -Allahu e ruajtë-

25/08/2026

💥Gjykimi i festimit të mevludit

🎙Shejkh Abdul-Aziz Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetja: Cila është pikpamja juaj Shkëlqesia juaj në lidhje me atë i cili praktikon atë që quhet ditëlindja Profetike?

Përgjigje: Ditëlindja profetike nuk festohet dhe as nuk lejohet të festohet sepse kjo nuk ka argument, mirëpo ajo është bidat (shpikje) dhe nuk e ka vepruar Profeti ﷺ dhe as Sahabët dhe as nuk ka urdhëruar për këtë ai ﷺ, dhe as nuk e kanë vepruar prijësat e drejtë, as sahabët e tjerë -Allahu qoftë i kënaqur me ta- , as selefët e mirë në gjeneratën e tretë, mirëpo atë e shpikën rafidat (shijat) në gjeneratën e katërt dhe pastaj i ndoqën disa njerëz.
E shpikën rafidat -benu ubejd el-kadahi- të cilët emërtohen "fatimije".
Ata e shpikën në egjipt dhe vende të tjera.
Gjithashtu ata shpikën ditëlindje të tjera: për Aliun, për Hasanin, për Hysejnin, për Fatimen dhe sundimtarët e tyre, pastaj i ndoqën disa musliman gabimisht me injorancë dhe e përhapën sot midis njerëzve.
Nuk duhet që të mashtrohesh nga njerëzit në këtë çështje.
Festimi i mevludit është bidat i keq dhe nuk i lejohet muslimanëve ta festojnë ditëlindjen e tyre dhe as të Profetit ﷺ.
E gjitha kjo është bidat.

Kanë shkruar dijetarët në lidhje me këtë dhe e kanë qartësuar këtë bidat.
Prej tyre Shejkh Islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-, Imam Esh- shatibij -Allahu e mëshiroftë- dhe të tjerë.
Ne kemi shkruar në këtë çështje disa fletushka dhe broshura të cilat kanë qarkulluar për shumë vite, dhe nuk realizohet dashuria për të ﷺ me mevlud dhe festë, mirëpo dashuria ndaj tij realizohet me pasimin e tij, me bindje ndaj tij, urdhërave të tij, me largimin nga ato që ai ka ndaluar dhe me ecjen në rrugën e tij ﷺ.
Kjo është feja dhe kjo është dashuria për të.
Thotë Allahu i Lartësuar: {Thuaj: Nëse e doni Allahun më ndiqni mua në mënyrë që Allahu t'ju dojë juve dhe t'ua falë gjynahet tuaja} (Al-Imran: 31).
Sahabët e donin më shumë se ne Profetin ﷺ dhe ishin më të plotë se ne në iman, dhe sikur të ishte festa e mevludit e ligjësuar ata do ta bënin atë, dhe ndërkohë ata janë më të mirë dhe më të lartë se ne.
Ka thënë për ta Profeti ﷺ «Njerëzit më të mirë janë gjenerata ime», «Umeti më i mirë janë gjenerata ime» , pastaj ai ﷺ i ka këshilluar njerëzit dhe i ka mësuar ata, dhe sikur festimi i mevludit do të ishte i ligjësuar do t'ia mësonte umetit të tij dhe nuk do t'ua fshehete, do t'ua mësonte atyre ose do ta vepronte vetë, ose do ta vepronin prijësit e drejtë dhe do ta sqaronin atë.
Përderisa nuk ka ndodhur kjo gjë dhe as nuk e ka vepruar ai ﷺ, as shokët e tij dhe as gjeneratat e çmuara, atëherë ajo njihet si bidat (shpikje).
Dhe thote Profeti ﷺ: «Kush shpik diçka në cështjen tonë...», pra në fe, « e cila nuk është prej saj, ajo është e refuzuar », pra e refuzuar.
Dhe ka thënë ai ﷺ: « Kush vepron një vepër e cila nuk është prej çështjes sonë, ajo është e refuzuar ».
Dhe ka thënë në khutben e tij ashtu siç e transmeton Xhabiri, në khutben e xhumasë, ishte që thoshte: « E më pas: Fjala më e mirë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ, veprat më të kqija në fe janë shpikjet (bidatet) në të dhe çdo bidat është humbje » , shton Nesaiu: « Çdo humbje është në zjarr »

Dhe ka thënë ai ﷺ në hadithin e Irbad ibn Serije: « Kini kujdes nga shpikjet sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat të çon në humbje »

E kanë detyrë muslimanët në çdo vend që të kenë kujdes nga ky bidat dhe të mos e festojnë mevludin, të përpiqen që t'ua mësojnë njerëzve nëpër medrese, shkolla dhe xhami historinë e Profetit ﷺ, të mësojnë fenë e tyre nëpër xhamia në çdo kohë, dhe jo përshembull vetëm në fillim të vitit, kaq...jo.

Ata duhet të mësojnë historinë e Profetit ﷺ, të mësojnë fenë e Allahut në xhamitë e tyre, në medresetë dhe shkollat e tyre, në çdo kohë të vitit.
Të mësojnë gjithmonë dhe jo vetëm në një pjesë të vitit.
E lusim Allahun të na japë të gjithëve sukses, udhëzim dhe dituri në fe.

https://binbaz.org.sa/byreference/fatwas/3705

▪️Përktheu: Xhevdet Lika

19/08/2026

"Nëse njeriu e humbet moralin me Zotin e tij, nuk ka vlerë morali i tij me njerëzit, kur dihet që ai e ka humbur moralin me Zotin e njerëzve, Zotin e gjithësisë"

🍁Shejkh Abdur-Razak El-Bedr -Allahu e ruajtë-
📚شرح الأربعين النووية : الدرس 23

▪️Përktheu: Xhevdet Lika

💥Nuk lejohet që muslimani t'i thotë vëllait të tij munafik edhe nëse ai ka ndonje cilësi të nifakut🎙Shejkh Abdul-Aziz Ib...
08/08/2026

💥Nuk lejohet që muslimani t'i thotë vëllait të tij munafik edhe nëse ai ka ndonje cilësi të nifakut

🎙Shejkh Abdul-Aziz Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetja: Nëse dikush ka ndonjërën nga këto cilësi të nifakut, a më lejohet mua që t'i them atij : O munafik?

Përgjigja: Jo, por lutu për të për udhëzim dhe këshilloje atë, sepse nëse ti i thua atij : "O munafik", vetëm se do ta shtosh akoma më shumë të keqen.
Duhet ta këshillosh atë dhe t'i thuash atij: O filan, kjo është nga cilësitë e munafikëve dhe të këshilloj që ta lësh atë dhe të kesh kujdes nga ajo.
Besimtari është vëlla i besimtarit.
Ai duhet ta këshillojë atë.

https://al-fatawa.com/fatwa/69225/%D9%87%D9%84-%D9%8A%D9%82%D8%A7%D9%84-%D9%8A%D8%A7-%D9

▪️Përktheu: Xhevdet Lika

السؤال:

Address

Tirane
Tirana
2010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dituria e Dijetarëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category