28/09/2026
E dije që SAT-i që do të zhvillohet më 3 tetor është adaptiv?
Kjo do të thotë se performanca në modulin e parë ndikon në nivelin e vështirësisë së pyetjeve që do të shfaqen në modulin e dytë. Pra, strategjia dhe përqendrimi kanë rëndësi që nga pyetjet e para.
Një tjetër fakt: SAT-i digjital ka 98 pyetje në 2 orë e 14 minuta: 54 në Reading & Writing dhe 44 në Math.
Dhe për ata që ngecin te një pyetje: nuk ka penalizim për përgjigjet e gabuara, ndaj është më mirë të japësh përgjigjen më të mirë të mundshme sesa ta lësh bosh.
Të shtunën, 3 tetor 2026, është dita e testit.
Java e fundit nuk është për të mësuar gjithçka nga fillimi. Është për të hyrë në SAT duke njohur formatin, ritmin dhe strategjinë tënde.
Good luck të gjithë nxënësve që testohen këtë të shtunë!