16/09/2026
📢 MASTER SHKENCOR NË “SHKENCAT E REHABILITIMIT TË PROFESIONEVE TË SHËNDETIT” – PROGRAM I PËRBASHKËT (JOINT DEGREE)
💢Programi Master Shkencor në “Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve të Shëndetit” ofrohet si Program i Përbashkët (Joint Degree), në bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST) dhe Universitetit “Magna Graecia” të Catanzaros, Itali.
🎓 Si funksionon programi?
Për shkak të formatit Joint Degree, studentët e pranuar në program do të kryejnë regjistrimin pranë të dy universiteteve: Universitetit të Sporteve të Tiranës - Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit dhe Universitetit “Magna Graecia” të Catanzaros.
📝 Regjistrimi
Procedurat e regjistrimit do të kryhen pranë Sekretarisë Mësimore Digjitale në UST.
🇮🇹 Testi hyrës – 5 tetor 2026
Në zbatim të marrëveshjes ndërmjet dy universiteteve, kandidatët do t’i nënshtrohen një testi të thjeshtë hyrës, i cili do të zhvillohet më 5 tetor 2026, pranë Universitetit “Magna Graecia” të Catanzaros, Itali.
✅ Pjesëmarrja në test është pa pagesë.
💶 Tarifa e studimit
Kostoja e programit është e njëjtë me tarifën e programeve Master Shkencor në universitetet publike në Republikën e Shqipërisë, sipas tarifave përkatëse të miratuara.
🏠 Akomodimi në Catanzaro
Për studentët e përzgjedhur dhe të regjistruar në program, Universiteti “Magna Graecia” do të mundësojë akomodimin gjatë periudhës përkatëse të studimeve, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara nga universiteti.
✈️ Udhëtimi dhe shpenzimet personale
Shpenzimet e udhëtimit, si dhe shpenzimet e tjera personale të nevojshme gjatë qëndrimit në Itali, do të përballohen nga vetë studentët.