15/11/2023
Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua sot trajnimi i parë i ciklit të trajnimeve me studentë të “Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile: Arsimi i Mesëm i Lartё dhe Arsimi i Mesëm i Ulёt” në Kolegjin Universitar “Bedër”.
Në trajnimu diskutua me mësuesit e ardhshëm, roli që luan media në formësimin e ideve tona për botën, në mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin dhe përditshmërinë tonë, si dhe rëndësinë qe ka njohja fushës së medias për të qenë një mësues një qytetar i përgjegjshëm.
Këta studentë janë kontigjenti i mësuesve të ardhshëm, të cilët do të edukojnë nxënësit e sistemit parauniversitar në fushën e edukimit mediatik.
Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
15/11/2023
Z. Philip McCann, kolumnist i çështjeve të kulturës dhe artit ishte i ftuar në lëndën 'Letërsi Postkoloniale', ku lektron Dr. Edona Llukaçaj.
Në bashkëbisedimin me studentët e lëndës dhe anëtarët e Youth Club, z.McCann foli mbi eksperiencën e tij si kolumnist, duke përfshirë kontributin e tij si kritik letrar për “The Guardian & The Spectator”.
Ai gjithashtu u fokusua në një prej tregimeve të tij nga përmbledhja "The Miracle Shed" (UK: Faber & Faber, 1996), për të ilustruar margjinalizimin shoqëror, si një çështje që vijon të ketë ndikim domethënës në mbarë botën dhe si një prej temave të lëndës në fjalë.
03/11/2023
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me z. Fari Laçka, i diplomuar në master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 2016.
Z. Laçka ndau me studentët eksperiencën e gjatë profesionale në fushën e përkthimit. Ai u shpjegoi studentëve disa metoda dhe strategji që përdoren gjatë përkthimit dhe interpretimit të librave.
Studentët drejtuan pyetje të shumta dhe mësuan njohuri të reja gjatë diskutimin interaktiv me të.
Leksioni i hapur u organizua në kuadër të ciklit të takimeve “Alumni Meeting – Career Path and Success”.
03/10/2023
🔴 Academic Year 2023-2024
Best wishes to our first year students on the journey of new opportunities, chances, and challenges.
29/09/2023
👩🎓☑️ APLIKO TANI!
👩💻𝐌𝐀𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐎𝐑 𝐍𝐄 𝐆𝐉𝐔𝐇𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐋𝐄𝐓𝐄𝐑𝐒𝐈 𝐀𝐍𝐆𝐋𝐄𝐙𝐄 🇬🇧🇺🇸
Bursë bazuar në mesataren e Bachelor:
9 - 10 ➡️50%
8 - 8.99 ➡️40%
7 - 7.99 ➡️20%
*Këto bursa vlejnë për të gjithë studentët që kanë përfunduar programin Bachelor në Shqipëri.
Masteri Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është organizuar në mënyrë që studentët të hulumtojnë mbi letërsinë, folklorin, historinë dhe kulturën e angleze dhe amerikane. Kurset e avancuara në letërsi dhe kulturë ndërthuren me elementin gjuhësor-kërkimor. Analiza gjithëpërfshirëse, kritika letrare dhe krijimtaria artistike janë pjesë e programit.📗
💼 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭𝐞 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
👩🎓Të diplomuarit👨🎓e programit Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze mund të punojnë në pozicionet e mëposhtme:
➡️ Pedagog/Mësues në shkolla publike dhe / ose private të çfarëdo profili 👩🏫
➡️ Përkthyes në administratën publike, ose në organizata vendase dhe të huaja; 🗣️
➡️ Akademik në institucione të arsimit të lartë; 👨🏫
➡️ Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike dhe private, të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse; 📢
➡️ Përkthyes dhe/ose redaktues në media;👩💻
➡️ Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit; 🚵♂️
➡️ Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe OJF të ndryshme; 👨💼
➡️ Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe private;📝
Etj.
𝐊𝐎𝐍𝐓𝐀𝐊𝐓!
🌐 admissions.beder.edu.al
📧 [email protected]
✆ +355 67 34 27 001
29/09/2023
📢 APLIKO TANI! 📝
👨🏫👩🏫 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥: “𝐌ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢 - 𝐆𝐣𝐮𝐡ë 𝐀𝐧𝐠𝐥𝐞𝐳𝐞”, 𝒏ë 𝒑𝒓𝒐𝒇𝒊𝒍𝒆𝒕:
Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë
Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët
Bursë bazuar në mesataren e Bachelor:
9 - 10 ➡️50%
8 - 8.99 ➡️40%
7 - 7.99 ➡️20%
*Këto bursa vlejnë për të gjithë studentët që kanë përfunduar programin Bachelor në Shqipëri.
Ky program studimi zgjat 2 vite akademike (120 ECTS) dhe ka për qëllim përgatitjen e mësuesve të gjuhës angleze për arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë.
👩💻Studentët ndjekin kurse në lidhje me pedagogjinë, zhvillimin njerëzor, metodologjinë angleze, si dhe një praktikë mësimore në fund të tij. 📚
Programi është i hapur për të gjithë kandidatët me një diplomë bachelor në gjuhë dhe letërsi angleze, përkthim dhe interpretim në anglisht, studime britanike, studime amerikane, apo diploma të ngjashme.
Titulli i Diplomës 🖋
Në përfundim të programit,👨🎓 të diplomuarve u jepet Diplomë Master - Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm.
👩🎓 Mundësitë e Punësimit 💼
Të diplomuarit e programit Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm mund të kryejnë detyrat e mëposhtme:
➡️ Mësues të gjuhës angleze në shkolla publike dhe private;👩🏫
➡️ Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse;👨💼
➡️ Përkthyes dhe / ose redaktues në media; 📰
➡️ Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit; 🚵♂️
➡️ Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe / ose OJF të ndryshme; 👩💻
➡️ Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe / ose private; 📝
Etj.
Për më tepër informacion:
📱 +355 67 34 27 001
📧 [email protected]
📍 Rr. “Jordan Misja”
25/08/2023
📢📢𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈📢📢
✅“𝐅𝐎𝐑𝐌𝐈𝐌 𝐈 𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐔𝐀𝐑 𝐍Ё 𝐅𝐔𝐒𝐇Ё𝐍 𝐏𝐒𝐈𝐊𝐎-𝐏𝐄𝐃𝐀𝐆𝐎𝐆𝐉𝐈𝐊𝐄”✅
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedёr hap programin e ri te studimit “Formimit i Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike”
Ky program është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Qëllimi i këtij programi është t`ju ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.
🟢𝐊𝐨𝐡𝐞𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞Ky program studimi është i organizuar në 1 (semestër), minimalisht 15 javë, me kohë të plotë.
🟢𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐞𝐝𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Program i studimit “Formim i vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike” përmban 𝟑𝟓 𝐄𝐂𝐓𝐒.
🟢𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭: Shqip
🟢𝐓𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞𝐬/𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬
Në përfundim të programit, studentëve u jepet:
Certifikatë për formimin Psiko-Pedagogjik
🟢𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭𝐞 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
Pas përmbylljes me sukses të programit të studimit, studentë kanë të drejtë të ushrojnë profesionin e msuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin Arsimor AML dhe AMU.
🟢𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭:
Referuar Udhëzimit nr. 3 të MAS, datë 15.02.2023 (Aneksi 1), për këtë program studimi mund të aplikojnë gjithë individët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) Diplomë e programit të studimit të ciklit të parë "Bachelor" në fushën/lëndët e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe të Arsimit të Mesëm të Lartë,
b) Diplomë e ciklit te dyte "Master i shkencave"/ "Master i arteve" ose "Master profesional" me 120 kredite apo ekuivalente në fushat e mëposhtme: Gjuhës dhe Komunikimit (𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒, 𝐿𝑒𝑡𝑒̈𝑟𝑠𝑖, 𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑒 𝐻𝑢𝑎𝑗); Matematikës; Shkencave të Natyrës (𝐵𝑖𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖, 𝐾𝑖𝑚𝑖, 𝐹𝑖𝑧𝑖𝑘𝑒̈); Shoqërisë dhe mjedisit (𝑆ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑎 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒, 𝑄𝑦𝑡𝑎𝑡𝑎𝑟𝑖, 𝐹𝑖𝑙𝑜𝑧𝑜𝑓𝑖, 𝐻𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖, 𝐺𝑗𝑒𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓𝑖, 𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖); Arte (𝑀𝑢𝑧𝑖𝑘𝑒̈, 𝐴𝑟𝑡 𝑃𝑎𝑚𝑜𝑟, 𝐾𝑒̈𝑟𝑐𝑖𝑚, 𝑇𝑒𝑎𝑡𝑒̈𝑟); Edukim Fizik, Sporti dhe Shëndeti; Teknologji; TIK, etj.
29/06/2023
Zgjidh 𝐆𝐉𝐔𝐇𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐋𝐄𝐓𝐄𝐑𝐒𝐈 𝐀𝐍𝐆𝐋𝐄𝐙𝐄 dhe përfito nga 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀𝐓 𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈𝐓 në 𝙆𝙤𝙡𝙚𝙜𝙟𝙞𝙣 𝙐𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙖𝙧 𝘽𝙚𝙙𝙚̈𝙧!
🌐𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨 𝐭𝐚𝐧𝐢 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞: https://admission.beder.edu.al/form.php
📲𝐖𝐡𝐚𝐭𝐬𝐀𝐩𝐩: +355 67 342 7001 / +355 67 74 09 463
📨𝐄𝐦𝐚𝐢𝐥: [email protected]
📢𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐌𝐄𝐑𝐈𝐓𝐄
Kjo bursë mbulon tarifën e plotë të studimit për 𝟱𝟬 studentët më të mirë që regjistrohen në vitin e parë të programeve Bachelor dhe 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟎𝟎𝟎 € për çdo vit akademik, të cilat i jepen në dorë studentit.
📢𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐄𝐊𝐒𝐄𝐋𝐄𝐍𝐂𝐄
Bursa Ekselence për Maturantët me rezultate të larta:
👉Mesatarja 𝟗.𝟓 – 𝟏𝟎 -> 𝟖𝟎% bursë
👉Mesatarja 𝟗.𝟎 – 𝟗.𝟒𝟗 -> 𝟔𝟎% bursë
👉Mesatarja 𝟖.𝟓 – 𝟖.𝟗𝟗 -> 𝟒𝟎% bursë
👉Mesatarja 𝟖.𝟎 – 𝟖.𝟒𝟗 -> 𝟐𝟎% bursë
📢𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄
Bedër mundëson programin e 𝑩𝒖𝒓𝒔𝒂𝒗𝒆 𝑺𝒐𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 100% për studentët:
• Me status jetimi
• Pa kujdestari prindërore
• Me pamundësi ekonomike
• Fëmijë i punonjësve të rënë në detyrë
• Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.
📢𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐓𝐀𝐋𝐄𝐍𝐓𝐈
Maturantët me arritje në: • Art • Sport • Lidership • Shkencë • Olimpiada
📢𝐏𝐎𝐒𝐈𝐏
Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë:
• Praktikë pune të paguar
• Bursë studimi
• Garanci punësimi në profesion
29/06/2023
Beautiful moments from Ell 2022-2023🥰🫶