30/03/2023
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
DEPARTAMENTI I GJUHËS GREKE
ORGANIZON
Në bashkëpunim me
DEPARTAMENTIN E GJUHËS ANGLEZE
dhe
UNIVERSITETIN IONIAN, GREQI
FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE
DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA, PËRKTHIMIT DHE INTERPRETIMIT
FTESË PËR PJESËMARRJE
NË
KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE,
ME TEMË:
«PËRKTHIMI DHE KOMUNIKIMI,
SFIDAT DHE PËRPARËSITË NË RRAFSHIN NDËRKOMBËTAR»
28 PRILL 2023, FGJH
SALLA “EUROPA”, ora 09:00
Të dashur kolegë,
Ftojmë të gjithë studiuesit, pedagogët, doktorantët, studentët pasuniversitarë dhe profesionistët e fushës të marrin pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë bosht: «PËRKTHIMI DHE KOMUNIKIMI, SFIDAT DHE PËRPARËSITË NË RRAFSHIN NDËRKOMBËTAR», që do të organizohet më 28 prill, 2023.
Komunikimi dhe Përkthimi janë aftësi të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Është përkthimi ai që bën të mundur komunikimin ndërkulturor, ndërkombëtar dhe ndërgjuhësor. Për më tepër, nevoja për përkthim shpesh pason nevojën për të komunikuar. Duke pasur parasysh gamën e aftësive të gjuhëve të huaja dhe amtare të disponueshme në mbarë globin, komunikimi në çdo gjuhë mund të paraqesë një sfidë, dhe pikërisht këtu hyn nevoja për përkthim.
Optika e konferencës sonë do të fokusohet në aspekte shkencoro-kërkimore të fushës së përkthimit dhe komunikimit; ajo do të bazohet mbi hulumtime, këndvështrime, të cilat japin lëndë të mjaftueshme për analiza e përgjithësime për studiuesit dhe do të fokusohet kryesisht, në këto nëntema:
Nëntemat e konferencës:
Kultura dhe Gjuha
Komunikimi ndërkulturor
Alfabetizimi kulturor
Letërsia dhe mësimi i gjuhës
Peizazhe gjuhësore
Gjuha përballë ndryshimeve shoqërore dhe kulturore
Gjuhësia kompjuterike
Përkthimi
Përkthimi, kultura dhe ideologjia në kohë
Përkthimi i referencave kulturore
Përkthimi i njësive frazeologjike
Frazeologjia dhe fjalorët elektronikë
Përkthimi audiovizual
Përkthimi kulturor dhe ndërmjetësimi
Mësimdhënia, përvetësimi i kompetencës kulturore në Studime Përkthimore
Teknologjitë e reja të përkthimit
Interpretimi dhe përkthimi.
Konferenca do të mbahet në Tiranë më 28 prill 2023 dhe punimet/abstraktet do të publikohen në Tiranë, Shqipëri. Gjuhët referuese do të jenë shqip, greqisht dhe anglisht.
Veprimtaria shkencore organizohet nga Departamenti i Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (Shqipëri) në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Përkthimit dhe Interpretimit, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Ionian, Korfuz (Greqi).
DATA DHE AFATE TE RËNDËSISHME
Dorëzimi i abstrakteve: 1 - 15 prill 2023
Zhvillimi i Konferencës: 28 prill 2023
Dorëzimi i punimeve të plota për publikim: 11 qershor 2023
Të dhëna për dërgimin e abstrakteve:
Abstraktet e punimeve duhet të dërgohen në adresën: [email protected] në shqip dhe anglisht.
Abstrakti duhet të jetë në formatin “Word”, me jo më shumë se 250 fjalë.
Për pranimin e abstraktit do të njoftoheni më 17 prill 2023.
Abstrakti duhet të përfshijë:
Titullin e kumtesës (të theksuar, të qendërzuar, me shkrim “Times New Roman”, madhësia 14);
Emrin e autorit (titullin e tij shkencor, institucionin ku është i punësuar, adresa e “e- mail”-it, madhësia 11);
Tekstin (shkrimi i përdorur: “Times New Roman”, madhësia 12, “margjina” normale, hapësira “single”
Fjalët kyçe (maksimalisht 5, madhësia 11, me shkrim të pjerrët).
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni në e-mailin
[email protected]
Koordinatore e konferencës:
Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji
Bordi shkencor:
Prof. Dr. Esmeralda Kromidha
Prof. Dr. Georgios Kentrotis
Prof. Dr. Viktor Ristani
Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji
Prof. Asoc. Dr. Ioannis Karras
Prof. Dr. Sotiris Livas
Prof. Asoc. Dr. Lito Alexaki
Prof. Dr. Saverina Pasho
Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj
Prof. Asoc. Dr. Mirela Papa
Prof. Dr. Marsela Lika
Dr. Rudina Xhillari
Bordi organizativ:
Dr. Isida Metaj
Dr. Edlira Jorgaqi
Prof. Asoc. Dr. Iris Klosi
Dr. Eneida Mataj
Dr. Elvis Bramo
Μsc. Aida Zoto
Dr. Orges Selmani
Sekretare: Klodeta Dervishi