19/09/2026
💛🌻 DITA E NGJYRËS SË VERDHË 🌻💛
Gjatë Ditës së Verdhë, Kopshti Gogi Kids 💛 u mbush me diell, buzëqeshje, gëzim dhe shumë zbavitje! ☀️😊
E verdha na solli ngrohtësinë e diellit mes tekave të motit vjeshtak, bukurinë e lulediellit në art me fara, ëmbëlsinë e bananes që shijuam pasi e premë, zbavitje me lojëra sensomotore super të bukura me misrin teksa dëgjuam Përrallën e Rosakut të Shëmtuar që ne e shndërruam të Verdhë e të gëzuar. 🍌🌻🐥
🎨 Bëmë art me fara luledielli mbi plastelinë të verdhë dhe Kënduam me muzikën në sfond
👐 Luajtëm me aktivitete shqisore dhe forcuam motorikën fine me veprime ambjentale duke prerë vetë me thikë bananen e verdhë
🍋 Eksploruam ngjyrën e verdhë duke shijuar biskota që gatuam me miell misri, limoni, e vezë, vaj të verdhë luledielli dhe ngjyrën e verdhë
🌽 Zbavitëm shqisat me lojëra kreative duke ushqyer me misër Rosakun e Verdhë
😂 Qeshëm, u argëtuam dhe krijuam kujtime të bukura me diejt në faqet tona🌞
Sepse për fëmijët, të mësosh do të thotë të luash, të eksplorosh dhe të argëtohesh njëkohësisht! 💛
🌞 Në Ditën e Verdhë, u argëtuam individualisht të pavaruar por në grup kaluam një ditë plot gëzim dhe dashuri! 🌻💛