Gjimnazi "John F.Kennedy",faqja zyrtare

Gjimnazi "John F.Kennedy",faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "John F.Kennedy",faqja zyrtare, School, Rruga "Pajsi Vodica", Kodër Institut, Njësia Administrative Nr. 11, Tiranë, Tirana.

25/09/2026
U zhvillua sot në shkollen tonë takimi i parë i vitit shkollor me prindërit e nxënësve. Interesimi dhe pjesëmarrja ishin...
24/09/2026

U zhvillua sot në shkollen tonë takimi i parë i vitit shkollor me prindërit e nxënësve. Interesimi dhe pjesëmarrja ishin masive. Kjo sa na bën sa krenarë aq edhe na shton përgjegjësinë tonë si shkollë.
Prindërit u njohën me organizimin e vitit të ri shkollor, me rregulloren e brendshme të gjimnazit dhe me rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës dhe familjes, si dhe u zhvilluan edhe zgjedhjet e kryetareve në keshillat e prinderve.
U theksua se mbështetja në muajt e parë është vendimtare për përshtatjen e nxënësve me lëndët dhe mësuesit e rinj.
Prindërit u ftuan të interesohen rregullisht për ecurinë e fëmijëve, të mbajnë kontakt me mësuesit kujdestarë dhe të drejtohen tek ata sa herë kanë një shqetësim. Ata patën mundësi të pyesnin dhe të ndanin mendimet e tyre për çështje të caktuara.
U diskutua edhe për programin e ri "Pas shkolle", ku prindërit u informuan për llojet e klubeve, për mënyrën sesi duhet të aplikojnë si dhe cilat janë të mirat që perfitojne fëmijët e tyre.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë e bashkëpunuese, me synimin që gjatë vitit të ketë komunikim të vazhdueshëm mes shkollës dhe prindërve.
Te nderuar prinder!
Suksese fëmijëve tuaj!
Jemi falenderues për mbështetjen që na jepni për të mirën e përbashkët!

13/09/2026
19/07/2026

📢 Njoftim për prindërit dhe nxënësit

Dëftesat për vitin shkollor 2025-2026 janë gjeneruar dhe janë të disponueshme në portalin e-Albania 💻

Për t’i shkarkuar, ndiqni këto hapa:
1. Hyni në llogarinë tuaj në e-Albania.
2. Klikoni te “Dokumentet e mia”.
3. Kërkoni dokumentin “Dëftesë” ose përdorni fushën e kërkimit duke shkruar “dëftesë”.
4. Hapni dokumentin dhe klikoni “Shkarko” për ta ruajtur në format PDF.

Pushime të mbara gjithë nxënësve 🌊☀️

Address

Rruga "Pajsi Vodica", Kodër Institut, Njësia Administrative Nr. 11, Tiranë
Tirana
1029

Opening Hours

Monday 07:30 - 13:45
Tuesday 07:30 - 13:45
Wednesday 07:30 - 13:45
Thursday 07:30 - 13:45
Friday 07:30 - 13:45

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "John F.Kennedy",faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category