Reporteri Investigativ

Reporteri Investigativ

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Reporteri Investigativ, Education Website, Tirana.

Reporteri Investigativ është media online kushtuar produksioneve multimediale, kronikave, artikujve, reportazheve apo dhe investigimeve të studentëve të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin Histori-Filologji të UT-së.

Photos from Reporteri Investigativ's post 29/05/2024

Leksion i hapur i Prof. Russ Mohl gjate prezantimit te librit "Gazetaria", prane Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit - FHF - UT

28/05/2024
24/05/2024

Një gjysëm kujtesë! - Nga Jona Cenameri, studente e viti II Bachelor në DGK - FHF - UT.

SHËNIM: Produksioni është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin "Memoria dhe të drejtat e njeriut", te organizuar nga IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë , Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit - FHF - UT dhe me mbeshtetjen e Ambasadës së Zvicrës.

https://www.idmc.al/konkursi-memoria-dhe-te-drejtat-e-njeriut/

16/05/2024

Po afron "Euro 2024", cilat jane pritshmerite e tifozeve per kombetaren?

Punoi: Kejsi Topi, Ersi Vogli, Ivja Mucalija, studente te vitit te I-re bachelor.

Produksioni reels i realizuar si pjese e detyrave praktike ne lenden "Shkrim per TV dhe web"...

14/05/2024

Një muaj nga nisja e "Euro 2024", cilat janë pritshmëritë e tifozëve kuq e zi?

Punoi: Esmeralda Plori dhe Nikoll Rajta, studentê në vitin e I-rë bachelor në Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit - FHF - UT

14/05/2024

Konsumi i cigares nga të rinjtë nën 18-vjeç, sh*tësit e tregtojne edhe te të miturit

Punoi: Andeta Kapa, Anisa Plaku, Anja Hysa, studente te Vitit I-rë Bachelor në Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit - FHF - UT

Duhanpirja dhe konsumi i alkoolit nga minorenët është aktualisht në një nivel shqetësues në Shqipëri.

Është e zakonshme që në vendin tonë të shohësh një fëmijë që blen pije alkoolike apo cigare në market,aty ku shpesh sh*tësit nuk interesohen aspak për moshën e blerësit.

Pirja e duhanit në Shqipëri është e lartë tek të rinjtë ku më shumë se gjysma e meshkujve nga mosha 25 deri në 34 vjeç pijnë cigare rregullisht dhe për më tepër shumica e duhanpirësve e kanë filluar atë nën moshën 18 vjeç.

A i shisni ju personave nën 18 vjeç pije alkolike ose duhan?
“Duhan jo njëherë..
Jo?
Për zotin,dhe pije alkoolike jo por e përjashtojmë…sepse gjobitem me gjobë edhe nuk kam ndërmend me marr gjobë. Leje që duhani u bën dëm atyre kur janë fëmijë dhe nuk duhet me e pi”

Prirja e të rinjve për të ndjekur trendet nuk mund të anashkalojë konsumin e cigareve elektronike të cilat si fillim u konsideruan më pak të dëmshme për shëndetin, ndërsa mjekët dhe studimet e tyre të fundit tregojnë për dëmtime serioze në kokë, zemër e mushkëri.

Sa vjeç jeni?
“17”
A është hera e parë që blini një paketë cigare?
“Jo nuk është hera e parë, po bën një vit e gjysëm që nga hera e parë që kam blerë një paketë cigare”.

A është e lehtë të blesh një paketë cigare në pikat e kioskave në Tiranë?
“Po e lehtë është,përgjithësisht është shumë e lehtë”
Nuk ju kanë thënë ndonjëherë që sa vjeç jeni apo nuk lejohet t’iu japim cigare nën 18 vjeç?
“Me thënë të drejtën vetëm njëherë më kanë pyetur dhe herët e tjera e kam pasur shumë të lehtë”

Domethënë kjo nuk është pika e vetme që ju mund të blini dhe pikat e tjera ju japin cigare sa herë që ju kërkoni
“Kjo ishte thjesht një pikë rastësore kudo ku kam shkuar kam marrë cigare dhe kam marrë shumë lehtë nuk është se e kam pas problem”

Ligji per mbrojtjen e shendetit nga produktet e duhanit ndalon sh*tjen e cigareve per personat nen moshën 18 vjec si dhe percakton te gjitha pikat e sh*tjes duhet te pajisen me nje tabele te dukshme dhe te lexueshme ku te shkruhet ndalohet sh*tja e produkteve te duhanit personave nen 18 vjeç.

Shenim: Produksion i realizuar ne kuader te lendes "Shkrim per TV dhe web"

08/05/2024

"Karta e studentit" ndan të rinjte! Sa përfitojne realisht prej saj?

Punoi: Albona Leka, Bjona Elezaj dhe Ema Çela, studentet në vitin e I-rë bachelor në Gazetari dhe Komunikim

Anxhela Kurti është studente e vitit të dytë në degën e Historisë, në Fakultetin e Filologjisë. E pajisur që në vitin e parë me Kartën e Studentit, për shërbimet që i ofron, ajo shprehet kështu:

Anxhela Kurti: Unë personalisht, kam pasur përfitime nga Karta e Studentit, duke nisur që nga marrja e abonesë falas, uljet përsa i përket teatrove dhe kinemave. Për më tepër, tani që mund të shkarkojmë dhe aplikacionin e Kartës së Studentit në telefon, jam gjatë gjithë kohës e përditësuar për të rejat dhe uljet më të fundit.

Standup (Albona Leka): Ndërkohë, ka nga ata studentë që nuk janë të kënaqur me shërbimet që ofron Karta e Studentit, dhe nga ata që vuajnë nga mungesa e informacionit.

Juliana Zguro: Kam pasur vetëm një rast që kam përdorur Kartën e Studentit, ku përfitova vetëm 50 lekë ulje. Kryesisht, me sa kam parë, janë vetëm shërbime luksi dhe nuk më hyjnë në punë. E përdor vetëm për abonenë.

Sabian Shpata: Jo, nuk jam i informuar për shërbimet që ofron Karta e Studentit, personalisht.

Intervistuesja (Albona Leka): Po për aplikacionin që ekziston, a je në dijeni?

Sabian Shpata: Jo, nuk ia kam idenë fare për aplikacionin.

Standup (Albona Leka): Kjo këtu, është një ndër pikat ku shpërndahen falas abonetë e studentëve, mirëpo vendet permanente të dedikuara për Kartat, janë një premtim i pambajtur nga kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj (Maj 2019): Me të mbaruar fluksin e madh, ne nuk do vazhdojmë të mbajmë nga tre sportele. Në momentin që ka mbaruar 90% e studentëve dhe dikush e ka humbur prej sezonit, do kemi për gjithë grupin e fakulteteve; te Rruga e Elbasanit: një zyrë permanente; për gjithë grupin e fakulteteve tek Shkencat: prapë aty.

Kartat e Studentit kanë filluar të shpërndahen në maj të vitit 2019, kërkesë kjo e përmbushur nga Dokumenti i Paktit për Universitetin.

08/05/2024

Pensionistë, studentë e kryefamiljarë pohojnë vështirësitë në përballimin e kostove të jetesës në Tiranë!

Punoi: Rexhina Papa, Ketjona Dymali dhe Selda Ajdini, studente të vitit të I-rë bachelor në Gazetari e Komunikim.

08/05/2024

Skuterat elektrik burim aksidentesh! A duhet kufizuar qarkullimi i tyre?

Punoi: Natalia Konomi, Bajrie Istrefi dhe Rigesa Hoxha, Studente të vitit të parë Bachelor në Gazetari dhe Komunikim.

Stand up
Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrik, pasi i kanë klasifikuar si të rrezikshme për qytetarët. Ndërkohë në Shqipëri skuterat elektik vazhdojnë si një trend në rritje. Sa te shqetësuar janë qytetarët për këtë fenomen?

“Unë jam kundra levizjes së tyre (skuterave) të lirshme.
Por sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët në lidhje me qarkullimin me monopatinë?

-“Pse përdor monopatinë për të levizur në qytet?”
“Për të shkuar në destinacion pak më shpejtë, për të kursyer edhe kohë.”
-“Kaskë mbrojtëse?!”
-“Jo.”
-“ Pse nuk e ke një të tillë?”
-“ Sepse unë leviz shumë rrallë me skuter edhe nuk më është dashur.”

-“ Mendoni se ka rrugë të përshtatshme për të ecur me monopatinë?!”
- “Jo gjithëmonë, mua më rastis që mund të eci edhe në trotuar shumicën e kohës.”
Për shkak të pakujdesisë nga ana e përdoruesve nuk kanë munguar as aksidentet.

-“Skuterat përbëjnë problem për qarkullimin tuaj rrugor?!”
- “ Shumë probleme, shumë probleme. Unë kam pasur nja dy shqetësime me ato monopatinat , ato duhet të kenë rrugë të veqantë, duhet të kenë rrugën e tyre, kur unë kam hec në rrugën e bicikletave… ai më erdh nga mbarap me një shpejtësi marramendëse që unë se besova… ajo erdhi si korent vetëm më ra nga mbrapa , shanci shyqyr zotit shpëtova, më ruajti zoti madh…"

Duke ju referuar Nenit 16 VKM nr. 778 , monopatinat funksjonojnë me të njejtat rregulla si biçikletat. Klindi Gjani specialist i regjistrimit të mjeteve shprehet se:” Monopatinat nuk janë të regjistruara.”

Drejtoria e përgjithshme e transportit në bashkepunim me policinë rrugore po punojnë për vendosjen e kufizimeve të reja. Sipas tij ky propozim është ende ne fazë diskutimi.

Stand up
Sipas të dhënave të policisë viti 2023 u mbyll me 48 aksidente që perfshijnë skuterat elektrikë, me 31 të plagosur dhe 1 viktimë.

Shenim: Produksioni është realizuar në kuadër të detyrave të kursit për lëndën "Shkrim TV dhe web"

07/05/2024

Stereotipi etnocentrik!

Shkeputur nga dokumentari i realizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit që trajton gjuhen e urrjetjes, diskriminimin apo paragjykimet krahinore, sociale, racore, etj.,

UNDP Albania Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit - FHF - UT

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Tirana