Shkolla 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri” Tiranë

Shkolla 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri” Tiranë Institucion arsimor publik

16/09/2026
13/09/2026

✨️Mirë se vini në shkollën 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri” për të nisur së bashku një tjetër udhëtim të bukur të dijes dhe edukimit në vitin shkollor 2026–2027.
📚Urojmë që ky vit shkollor të sjellë suksese dhe arritje të reja për të gjithë nxënësit tanë!🙏
🌸🤝Çdo ditë do të jetë një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të bashkëpunuar, ku çdo nxënës do të ketë hapësirën për të zhvilluar talentin dhe aftësitë e tij.

🎓 Suksese nxënësve të klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri”.

🌷Mirënjohje dhe suksese për mësuesit dhe prindërit, partnerët tanë të rëndësishëm në çdo hap të edukimit të nxënësve.
☘️Le ta bëjmë vitin shkollor 2026–2027 një vit të dijes, bashkëpunimit dhe sukseseve!
🏫 Së bashku për një shkollë më të mirë, për një të ardhme më të bukur!

07/09/2026

📚🏫👨🏼‍🏫 Bëhemi gati për 14 shtatorin 🙌🏼

🤝🧑🏼‍🏫Me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës, në vijim të takimeve që kemi nisur nën të njëjtën frymë pune, ndërsa edhe me udhëzimin📍 e ri të këtij fillimviti📗 dakordësojmë që
🕗 Dita e parë e shkollës 🏫
➡️do të parashikojë aktivitete nën të cilat nxënësit njihen, informohen dhe miqësohen me mjediset, mësuesit, njëri-tjetrin dhe me programin mësimor 📖🧒🏼👧🏽

➡️📵 Do të vijojë respektimi me rigorozitet i nismës që ndalon❌ telefonat📱 gjatë orarit të mësimit si dhe
➡️zbatimi i Kodit të Etikës për Mësuesin📕👩🏽‍🏫

🏫 Siguria në shkolla është prioritet❗️
➡️ndërsa sistemet e kamerave📹
- qoftë kamerat inteligjente në 20 shkolla pilot, qoftë kamerat klasike - do të kenë një rol ndihmës🚨 që nuk mund të zëvendësojë një komunikim të shëndetshëm dhe të vëmendshëm me gjithë zinxhirin e stafeve arsimore, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, nxënës e prindër 👦🏼🧒🏻🧑‍🏫👩🏻‍🏫,
por do të ndihmojnë në parandalimin e episodeve të padëshirueshme.

19/08/2026

*NJOFTIM*
Përshëndetje,

Në vijim të shkresës nr. 1809/1 prot., të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, ju njoftojmë mbi procedurat dhe afatet e regjistrimit të nxënësve në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2026–2027.
Regjistrimi në klasën e parë
Nxënësi lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit.
Gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë duhet të respektohet harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore (NjVV).
Aplikimet për regjistrim në klasën e parë do të jenë aktive nga data 24 gusht 2026 deri më 7 shtator 2026.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Address

Njësia Administrative Nr. 8
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri” Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare “Lekë Gjiknuri” Tiranë:

Shortcuts

Share

Category