02/10/2026
Konkretizim-ndërveprim-gjithpërfshirje📖
Nxënësja jonë u përfshi me shumë përkushtim në orën e Gjuhës Shqipe, me temë “Gjeniu i vogël” nga Stefan Cvajg. Informacioni u konkretizua përmes mjeteve vizuale, imitimit dhe demonstrimit, duke e bërë përmbajtjen më të kuptueshme dhe më të afërt për të.
U improvizua edhe një piano, ku secili pati mundësinë të ndihej si një “gjeni i vogël”.
Sepse gjithëpërfshirja do të thotë të krijosh mundësi që çdo nxënës të marrë pjesë, të shprehet dhe të përjetojë suksesin në mënyrën e tij.
Dhe ndoshta ky është edhe një nga mësimet më të bukura që na përcjell Moxarti: madhështia nuk ka nevojë për zhurmë; talenti mund të shfaqet edhe përmes thjeshtësisë, natyrshmërisë dhe dashurisë për atë që bën. 🎶