Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA

Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA, Private School, Rruga Medar Shtylla, Tirana.

Parashkollor, 9-vjeçare, Gjimnaz

-Mesatare 9.7 në Provimet e Lirimit.
-Mesatare 9.5 në PROVIMET E MATURËS.
-MATURANTËT kanë fituar BURSË në Universitetet brenda dhe jashtë vendit.

02/10/2026

🗳️ 4 kandidatë. 1 president.
Kush do ta drejtojë Qeverinë e Nxënësve në Gjimnazin “Kristaq Rama”?
Zëri yt ka rëndësi. VOTO! ✅

01/10/2026

Sot nxënësit e klasës V-B patën një përvojë shumë interesante: zbuluan si një makinë LEGO mund të shndërrohet në robot përmes programimit, kamerës dhe Arduino-s.

Ata panë si roboti mund të “shohë” dhe të reagojë ndaj mjedisit përreth. Përmes provave, gabimeve dhe përmirësimeve, nxënësit kuptuan lidhjen mes shkencës, teknologjisë, kreativitetit dhe riciklimit. 🌱🤖

💙 Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt prindit tonë, z. Rezart Muço, inxhinier softueri, për kohën, përkushtimin dhe pasionin që ndau me nxënësit tanë. Falë tij, kjo përvojë u shndërrua në një mundësi të bukur për të mësuar, për të eksploruar dhe për t’u frymëzuar. ✨

Klasa V-B

01/10/2026

🎀 Tetori Rozë – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Shkolla Jopublike “Kristaq Rama” i bashkohet fushatës së Tetorit Rozë, në mbështetje të të gjitha grave që po luftojnë me kancerin e gjirit dhe në kujtim të atyre që nuk janë më mes nesh.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Një vizitë e thjeshtë kontrolli, vetëekzaminimi i rregullt dhe mamografia në kohë mund të bëjnë diferencën. Kujdesu për veten dhe nxit nënën, motrën, gjyshen apo shoqen tënde të bëjë të njëjtën gjë.

💗 Sot vishu në rozë, nesër bëj kontrollin.

30/09/2026

Në klasën II-C, matematika bëhet më argëtuese kur mësohet përmes lojës! 🧮✨

Nxënësit mësojnë të dallojnë numrat çift nga numrat tek përmes lojërave, pyetjeve dhe sfidave në tabelën interaktive SMART Board. Ata menduan, provuan dhe gjetën përgjigjet së bashku.

26/09/2026

GJIMNAZI🗣️ “KRISTAQ RAMA”🌍🗣️ Sot, më 26 shtator, festojmë Ditën Evropiane të Gjuhëve!

Në shkollën tonë, çdo gjuhë e re është një mundësi për të njohur kultura, për të krijuar miqësi dhe për ta parë botën me një këndvështrim të ri. Sot nxënësit tanë na kujtojnë se, edhe kur flasim gjuhë të ndryshme, kureshtja dhe dëshira për të mësuar na bashkojnë. 💙

Shumë gjuhë, një botë plot mundësi!

24/09/2026

Në Javën Evropiane të Sportit , çdo lëvizje na bashkon dhe na kujton sa bukur është të rritemi aktivë, të shëndetshëm e plot gëzim! 💙🤸‍♀️

Address

Rruga Medar Shtylla
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+355692044899

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Jopublike KRISTAQ RAMA:

Shortcuts

Share

Category