24/09/2026
Dje më datë 23.09.2026 u zhvillua TAKIMI I PARË midis drejtorisë së shkollës me KËSHILLAT E KLASAVE TË PRINDËRVE , me BORDIN dhe KËSHILLIN E PRINDËRVE të shkollës .
Prindërit u njohën me:
- Rregulloren e shkollës, të drejtat dhe detyrimet e nxënësve, rregullat e sjelljes dhe të frekuentimit.
-Uniforma e shkollës dhe paraqitja e përshtatshme e nxënësve në mjediset e shkollës.
-Rregullat e disiplinës, respektimin e mësuesve, punonjësve dhe bashkëmoshatarëve, si dhe ndalimin e çdo forme dhune, bullizmi apo sjelljeje të papërshtatshme !
-Rregullat për telefonat celularë dhe pajisjet elektronike personale, përfshirë mosmbajtjen dhe mospërdorimin e tyre në shkollë, sipas udhëzimeve dhe akteve në fuqi.
- Programi “Pas Shkolle”, klubet dhe oraret që nisin së shpejti si një një program mbështetës për prindërit dhe nxënësit më 1 tetor 2026.
- Rëndësia e bashkëpunimit dhe e komunikimit shkollë–familje për mbarëvajtjen e procesit mësimor, edukimin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve !
Falenderojmë të gjithë prindërit e shkollës për pjesëmarrjen në mbledhje, për idetë e vyera, për kontributin real në mbështetje të procesit mësimor dhe edukativ në Shkolla 9-vjeçare " Bashkim Fino " zyrtare .
Pa JU institucioni arsimor nuk mund të ketë asnjëherë rezultate dhe suksese !
Paçim një vit të mbarë shkollor 2026-2027 😊