Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise QTSSSH - KSSH

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise QTSSSH - KSSH

Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise QTSSSH - KSSH Ofron edukim, trajnime, studime/kërkime, org. aksione dhe fushata, konsulencë ligjore për punëmarrës

29.09.2026 Takimi i Rrjetit GLAD (të ETF) për vendet kandidate të BE-së – aktivitet për shkëmbimin dhe përhapjen e njohu...
02/10/2026

29.09.2026

Takimi i Rrjetit GLAD (të ETF) për vendet kandidate të BE-së – aktivitet për shkëmbimin dhe përhapjen e njohurive

Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH, si dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), si dhe Hajrush Çollaku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, morën pjesë në takimin online të Rjetit GLAD, në cilësinë e anëtarëve të Rrjetit dhe Këshillit të ETF. Takimi kishte për qellim:
🔹 prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimet kryesore që dalin nga puna e Rrjetit GLAD mbi qeverisjen e aftësive në vendet kandidate të BE-së;
🔹 paraqitja e praktikave të mira në lidhje me rregullimet institucionale, dialogun social dhe partneritetet që mbështesin reformat në AFP;
🔹 diskutimi i qasjeve të qeverisjes që forcojnë planifikimin dhe zbatimin e mësimit të bazuar në punë;
🔹reflektimi mbi përgatitjet e vendeve kandidate për pjesëmarrje në “Bashkimin e Aftësive”;

Anisa Subashi ishte raportuesja nga Shqipërinë, ku cilësoi si një nga më të suksesshim rastin e Komiteteve Sektoriale të Aftësive, që sot janë 4: në Mikëpritje dhe Turizëm, TIK, Energji dhe Bujqësi.

Dha një panorëmë të plotë:
• Mbi modelin e funksionimit, që janë si mekanizëm thelbësor i reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional (ATP)
• Vlera e shtuar që kanë sjellë
• Përfitimet për sistemin
• Shembuj praktikë.

Theksoi se kur flasim për qeverisjen e aftësive, nuk e kemi fjalën vetëm për AFP. Bëhet fjalë për mënyrën se si arsimi, punësimi, biznesi dhe qeveria bashkëpunojnë për të siguruar që njerëzit të zhvillojnë aftësitë për të cilat kanë nevojë ekonomia dhe shoqëria. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Shqipërinë në kontekstin e anëtarësimit në BE.

Në kuadër të procesit të integrimit Shqipëria i ka tashmë strukturat; sfida tani qëndron te pjesëmarrja domethënëse dhe zbatimi.
Pra, mund të them se, nga këndvështrimi sindikal, çështja kyçe nuk është vetëm ekzistenca e këtyre mekanizmave, por cilësia e pjesëmarrjes, qasja në trajnime, mbrojtja e nxënësve dhe punonjësve, si dhe shkalla në të cilën dialogu social ndikon në zbatim.

19/09/2026

📆 18.09.2026 📍KSSH

🇦🇱🤝🇦🇹 Z. Harald Breza-Fugger, Atasheu Austriak në Ministrinë Federale Austriake të Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit – International Partnerships Austria viziton Shtëpinë e Sindikatave, selia qëndrore e KSSH-së.

KSSH mirëpriti një mik të rëndësishëm të lëvizjes sindikale shqiptare dhe të bashkëpunimit shqiptaro-austriak, Z. Harald Breza-Fugger, i cili zhvilloi takim me lidershipin e KSSH, si dhe me drejtuesit e Federatave Sindikale dhe Koordinatorët Rajonalë të KSSH-së në qarqe dhe rrethe.

Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë miqësie, respekti dhe solidariteti sindikal, duke u fokusuar në sfidat sociale dhe të punës, dialogut social, rëndësisë së sinfikatave si KSSH, si dhe në perspektivën europiane të Shqipërisë.

📣 KSSH – ZËRI I PUNËTORËVE, FORCA E SOLIDARITETIT! 🇦🇱✊🤝🇪🇺.

19/09/2026
19/09/2026
09/09/2026

9-10.09.2026 📍 Tiranë
🇦🇱🇦🇹🇪🇺
🎙️ Fjala e Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë, e cila prezantoi Strategjitë dhe perspektivat e KSSH për përmirësimin e dialogut social në Shqipëri – për një Dialog Social real, efektiv dhe gjithëpërfshirës, si dhe sfidat e sindikatave shqiptare në procesin e integrimit europian.

Dialogu social nuk është thjesht një proces konsultimi ndërmjet qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve. Një dialog social funksional ndihmon në krijimin e politikave më të mira, në parandalimin e konflikteve, nëpërmirësimin e kushteve të punës dhe në krijimin e një klime më të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik.
Por, që dialogu social të jetë realisht efektiv, duhet tëkemi një parim të qartë: nuk mund të ketë dialog social të fortë pa përfaqësueshmëri reale dhe të besueshme të partnerëve socialë.

Në këtë kuadër, dialogu social, përfaqësueshmëria sindikale dhe integrimi europian janë tre elementeqë duhet të ecin së bashku.

Në fokus të qëndrimit të KSSH:
🔹 Reformim i kuadrit të përfaqësueshmërisë sindikale;
🔹 Reformimi dhe ristrukturimi i Këshillit Kombëtar të Punës;
🔹 Forcimi i negociatave kolektive dhe dialogut sektorial;
🔹 Funksionalizimi i strukturave dypalëshe dhe tripalëshe;
🔹 Garantimi real i lirisë sindikale dhe mbrojtjes së përfaqësuesve sindikalë;
🔹 Krijimi i një mekanizmi kombëtar për matjen dhe monitorimin e dialogut social;
🔹 Program kombëtar për forcimin e kapacitetevedhe;përfaqësueshmërisë së sindikatave
🔹 Zbatimi efektiv i legjislacionit të punës;
🔹 Përfshirja e detyrueshme e partnerëve socialë në agjendën e integrimit europian;
🔹 Respektimi i Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale;

KSSH kërkon që reformat sociale dhe të punës të ndërtohen ME punëmarrësit, jo vetëm përpunëmarrësit.
Sepse 🇪🇺 Europa nuk fillon vetëm në kufijtë e Shqipërisë.
Europa fillon edhe në vendin e punës.
Ajo fillon aty ku:
punëmarrësi trajtohet me dinjitet,
ku paga është e drejtë, ku siguria në punë respektohet, ku sindikata mund të organizohet lirisht dhe ku zëri ipunëmarrësit dëgjohet në VENDIM-MARRJE.

🇪🇺 Integrimi europian duhet të sjellë të drejta reale për punëmarrësit!

Address

Sheshi Garibaldi, Rr. Shaban Bardhoshi, Njësia Bashkiake Nr. 6, H. 3, Kombinat
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise QTSSSH - KSSH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise QTSSSH - KSSH:

Shortcuts

Share