Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë Njësi e përhershme e kërkim-studimit pranë Akademinë së Shkencave të Shqipërisë.

02/10/2026

Do të zhvillohet tryeza përkujtimore-shkencore "Osman Myderrizi në 135-vjetorin e lindjes"





Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizon tryezën përkujtimore-shkencore "Osman Myderrizi në 135-vjetorin e lindjes".

Veprimtaria synon të vërë në pah kontributin e Osman Myderrizit në studimet albanologjike, veçanërisht në gjuhësi, toponomastikë, historinë e shkrimit dhe letërsinë shqipe, si dhe të ndriçojë trashëgiminë e tij shkencore.

Data: 5 tetor 2026
Ora: 10:00
Vendi: Salla "Akademikët", Akademia e Shkencave

Bashkëlidhur ftesa:

www.akad.gov.al

01/10/2026
Më datë 30 shtator, në kuadër të Seminarit XX Ndërkombëtar të Albanologjisë “Zhvillimet gjuhësore, letrare, historike dh...
01/10/2026

Më datë 30 shtator, në kuadër të Seminarit XX Ndërkombëtar të Albanologjisë “Zhvillimet gjuhësore, letrare, historike dhe kulturore shqiptare”, u bë përurimi i Fjalori të Madh të Gjuhës Shqipe dhe u mbajtën disa kumtesa nga studiues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë edicion jubilar ishin studiues, profesorë, akademikë dhe albanologë nga vendi, rajoni dhe arena ndërkombëtare.
Kryefjala e këtij Seminari jubilar ishte promovimi i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, një vepër kapitale e leksikografisë shqiptare që është një arritje madhore shkencore për ruajtjen, pasurimin dhe standardizimin e mëtejmë të gjuhës sonë.
Hapja solemne iu kushtua Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Fjalën e hapjes e mbajtën prof. dr. Kushtrim Ahmeti, Rektor i Universitetit të Tetovës dhe akad. prof. dr. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Fjalën përshëndetëse e mbajti prof. dr. Berton Sulejmani, Drejtor i Seminarit XX Ndërkombëtar të Albanologjisë. Në vijim, akad. prof. dr. Valter Memisha trajtoi temën “Parime dhe metoda të hartimit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (bashkëdrejtues i projektit, sekretar shkencor), prof. dr. Shezai Rrokaj u përqendrua në temën “Funksioni informues dhe normativ i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (zëvendëskryeredaktor i projektit) dhe prof. dr. Anila Kananaj foli për dimensionin bashkëkohor dhe digjital të Fjalorit me temën “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe në sistemin online” (koordinatore e projektit).
Në seancat vijuese të Seminarit, studiuesit e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë mbajtën kumtesat në vijim:
Prof. dr. Anila KANANAJ, “Kushti dhe mënyra kushtore: a e ka shqipja kushtoren?”.
Prof. as. dr. Rovena VATA MIKELI “Përshëndetjet, urimet, mallkimet, lutjet dhe frazeologjia si pjesë e fjalorit poetik të Dritëro Agollit”.
Aristotel SPIRO, “Për një gramatikë të re të gjuhës shqipe: trashëgimia gramatikore, mendimi i ri dhe parime të përshkrimit”.
Dr. Engjëllushe KARAJ “Frazeologjia si makro- dhe mikrostrukturë në Fjalorin e gjuhës shqipe të Aleksandër Xhuvanit”.

23/09/2026
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ju fton të merrni pjesë në ligjëratën...
18/09/2026

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ju fton të merrni pjesë në ligjëratën me temë: "Analiza e diskursit. Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale. Një rast studimi. ", që do të mbahet nga dr. Rafaela Marteta

Data: 23 shtator 2026
Ora: 10.00
Vendi: "Libri akademik"

Ky punim shqyrton gjuhën e urrejtjes së motivuar politikisht në rrjetet sociale në gjuhën shqipe. Paradigma e kornizimit (framing) e propozuar nga R. Entman shërben si bazë teorike për identifikimin dhe analizën e formave të gjuhës së urrejtjes në ndërveprimet në ambientet digjitale. Studimi ndërthur analizën e kornizimit me analizën kritike të diskursit (Wodak, T. van Dijk).
Gjetjet tregojnë se gjuha e urrejtjes së motivuar politikisht priret të normalizohet dhe të legjitimohet në ndërveprimin digjital, veçanërisht kur diskursi nxitet nga kërcënime të perceptuara si të tilla ndaj identitetit kombëtar, stabilitetit ekonomik dhe vlerave morale. Kjo formë e gjuhës së urrejtjes përfshin aktorë dhe institucione politike, e në raste të caktuara ajo shtrihet edhe ndaj grupimeve kolektive.
Punimi shqyrton edhe sfidat e identifikimit të formave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të gjuhës së urrejtjes, me vëmendje të veçantë ndaj gjuhës shqipe si gjuhë me burime të kufizuara në përpunimin e gjuhës natyrore.


Këtë ligjëratë mund ta ndiqni dhe onlinë në linkun e mëposhtëm:

Join Zoom Meeting https://us02web.zoom.us/j/83839322159?pwd=XCwO3EwVpKsHkPJz09aYNsBxz0C4nC.1
Meeting ID: 838 3932 2159
Passcode: 399307

Më datën 17 shtator 2026 u mbajt në Pejë konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqiptarët në sytë e të huajve: rrëfime, pe...
18/09/2026

Më datën 17 shtator 2026 u mbajt në Pejë konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqiptarët në sytë e të huajve: rrëfime, perceptime dhe realitete (shek.XIX-XX)”, e organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”(Prishtinë) dhe Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë konferencë, prof. as. dr. Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) u paraqit me kumtesën me titull “Figura të historisë shqiptare në vëzhgimet dhe reflektimet e autorëve italianë të shek. XIX-XX”. Në këtë kumtesë u rimorën disa vështrime kryesisht përshkruese dhe gjithashtu ndërdisiplinore mbi Shqipërinë në vëllime bibliografike, por dhe tematike, të vlerësuara dhe si një shtysë për të ndërtuar trajtime kritike dhe analitike mbi një realitet kompleks dhe të vëzhguar nga pikëpamje të ndryshme. Autorët e përmendur në këtë trajtesë rimerren si në një rend të natyrës kronologjike, ashtu dhe në pikëpamje të itinerareve të zgjedhura në hulumtim të kontekstit shqiptar. Një pjesë e mirë e kontributeve të trajtuara janë të përfshira dhe në vëllime studimore apo numra specialë revistash shkencore të dekadave të para të shekullit të kaluar me objekt të përqendruar në gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, por dhe në studimet specialistike europiane.

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ju fton të merrni pjesë në ligjëratën...
10/09/2026

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ju fton të merrni pjesë në ligjëratën me temë: "Korpusi elektronik i gjuhës shqipe: historia, gjendja e sotme, përdorimi ", që do të mbahet nga prof. dr. Alexander Rusakov.
Data: 16 shtator 2026
Ora: 11.00
Vendi: "Libri akademik"

Në këtë ligjëratë do të trajtohen problemet që lidhen me Korpusin Nacional të Gjuhës Shqipe (angl. Albanian National Corpus, ANC), një burim elektronik i krijuar dhe i zhvilluar nga Maria Morozova, Aleksandër Rusakov dhe Timofey Arkhangelski.
Shkurtimisht paraqitet historia e krijimit të tij dhe fazat kryesore të zhvillimit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet versionit më të fundit të ANC-së, duke përshkruar në mënyrë të hollësishme përbërjen e tij, sistemin e anotimit, heqjen e omonomeve. Do të shqyrtohen problemet që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të Korpusit.
Në përfundim të ligjëratës do të paraqiten shembuj të përdorimit të Korpusit në kërkimet shkencore kushtuar gramatikës dhe leksikut të shqipes së sotme.


Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/82817462414?pwd=xaH5413Pi5jFFjXeuwy4eQ45Cg83Yc.1
Meeting ID: 828 1746 2414
Passcode: 143089

09/09/2026

Podcast AKADEMIA 10: Intervistë me akademikun Gjovalin Shkurtaj ...

Address

Sheshi "Nene Tereza", Nr. 3, Tirane
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë:

Shortcuts

Share

Category