kurse_pergatitore

kurse_pergatitore �Kurse pergatitore�
Parashkollor�Fillore� 9-vjecare� Gjimnaz�
�Grup me pak persona os

Më shumë siguri në mësime. Më shumë rezultate në shkollë.Në Xhensi Academy ofrojmë kurse për nxënësit e arsimit 9-vjeçar...
12/09/2026

Më shumë siguri në mësime. Më shumë rezultate në shkollë.

Në Xhensi Academy ofrojmë kurse për nxënësit e arsimit 9-vjeçar, me mësim individual ose në grupe të vogla, të përshtatura sipas nevojave dhe nivelit të çdo nxënësi.

Lëndët:
• Matematikë
• Fizikë
• Kimi
• Gjuhë dhe Letërsi
• Biologji
• Gjuhë të huaja

Me mësim të strukturuar, mbështetje të vazhdueshme dhe fokus te përmirësimi i rezultateve, i ndihmojmë nxënësit të ndërtojnë baza të forta dhe më shumë besim në aftësitë e tyre.

Regjistrimet kanë filluar!

📲 +355 67 55 49 133

📚 Xhensi Academy hap dyert për të 6-tin vit radhazi me programin After School!Me një staf me mbi 20 vite eksperiencë në ...
12/09/2026

📚 Xhensi Academy hap dyert për të 6-tin vit radhazi me programin After School!

Me një staf me mbi 20 vite eksperiencë në edukim dhe përgatitjen e nxënësve, ne ofrojmë mbështetje të dedikuar për të gjitha lëndët, duke ndihmuar çdo fëmijë të mësojë, të përparojë dhe të besojë më shumë në aftësitë e tij.

Zgjidhni një ambient ku mësimi, kujdesi dhe rezultatet ecin së bashku.

Regjistrimet kanë filluar!
📲+355 67 55 49 133

Për ta mbyllur këtë kamp veror në mënyrën më të bukur, vizituam  , ku fëmijët patën mundësinë të njiheshin nga afër me s...
03/07/2026

Për ta mbyllur këtë kamp veror në mënyrën më të bukur, vizituam , ku fëmijët patën mundësinë të njiheshin nga afër me shijen e peshkut të freskët dhe të zgjidhnin vetë atë që dëshironin të provonin. ☺️🐟

Faleminderit Peshk i Freskët Xhoni për mikpritjen dhe eksperiencën e këndshme!

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët që u bënë pjesë e këtyre javëve plot energji, aventura, buzëqeshje dhe kujtime të bukura. ❤️

Shihemi shumë shpejt në organizimet tona të radhës!

Një udhëtim edukues në Muzeun e Historisë së Forcave të Armatosura! Sot patëm kënaqësinë të vizitonim Muzeun e Historisë...
26/06/2026

Një udhëtim edukues në Muzeun e Historisë së Forcave të Armatosura!

Sot patëm kënaqësinë të vizitonim Muzeun e Historisë së Forcave të Armatosura, ku kampistët tanë mësuan më shumë rreth historisë së vendit tonë përmes armëve, uniformave dhe veshjeve ushtarake, hartës së Shqipërisë ndër vite dhe shumë ekspozitave të tjera interesante.

Një përvojë që ndërthur njohuritë me kureshtjen dhe zbulimin. ❤️

Faleminderit për mikpritjen dhe për këtë vizitë kaq të veçantë!

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Fermën e Albanëve! 🐄🌱Së bashku me kampistët tanë të vegjël, zbuluam nga afër bukuritë ...
25/06/2026

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Fermën e Albanëve! 🐄🌱

Së bashku me kampistët tanë të vegjël, zbuluam nga afër bukuritë e natyrës, mësuam më shumë për jetën në fermë dhe përjetuam momente plot kuriozitet e argëtim.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për këtë eksperiencë të veçantë!

☀️ Aventurat e kampit veror vazhdojnë!

Edhe dita e pishinave është e mbushur me aktivitete argëtuese dhe kreative! Mes lojërave, sfidave dhe momenteve plot buz...
23/06/2026

Edhe dita e pishinave është e mbushur me aktivitete argëtuese dhe kreative!

Mes lojërave, sfidave dhe momenteve plot buzëqeshje, fëmijët argëtohen, socializohen dhe zhvillojnë aftësi të reja në një atmosferë të sigurt e plot energji pozitive.

📣 Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura!

Kampi veror vazhdon dhe regjistrimet janë ende të hapura!Përpara se të nisim aventurat e ditës, sigurohemi që çdo minutë...
22/06/2026

Kampi veror vazhdon dhe regjistrimet janë ende të hapura!

Përpara se të nisim aventurat e ditës, sigurohemi që çdo minutë të jetë e mbushur me aktivitete që nxisin zhvillimin, kreativitetin, shkathtësitë dhe bashkëpunimin. Përmes lojës, mësimit dhe argëtimit, krijojmë kujtime të bukura dhe përvoja që i ndihmojnë fëmijët të rriten e të zbulojnë potencialin e tyre.

Mësojmë, luajmë dhe argëtohemi së bashku çdo ditë!

Edhe momentet e pritjes përpara nisjes drejt aktivitetit të radhës i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë. Përmes ushtrime...
18/06/2026

Edhe momentet e pritjes përpara nisjes drejt aktivitetit të radhës i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë. Përmes ushtrimeve argëtuese dhe interaktive, mbajmë të stërvitur kujtesën, nxisim përqendrimin dhe forcojmë aftësinë për të përpunuar e ruajtur informacionet e përditshme, duke e kthyer çdo çast në një mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Momente nga dita e dytë e kampit 📚✨Dita e dytë e kampit u shoqërua me aktivitete të veçanta dhe përvoja frymëzuese. Një ...
17/06/2026

Momente nga dita e dytë e kampit 📚✨

Dita e dytë e kampit u shoqërua me aktivitete të veçanta dhe përvoja frymëzuese. Një nga momentet më të bukura ishte vizita në bibliotekën “Education Center”, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me ambientet, të eksploronin botën e librave dhe të forconin dashurinë për dijen dhe leximin. Një eksperiencë e vlefshme që i shtoi edhe më shumë vlerë kësaj dite plot mësim dhe bashkëpunim. 📖

15/06/2026

Dita e parë e Kampit Veror 2026 u mbyll me sukses!
Plot buzëqeshje, argëtim dhe momente të bukura që sapo kanë filluar.

E nëse sot ishte kaq bukur, nesër na pret edhe më shumë aventurë, lojëra dhe surpriza! 🥳🌊

Nesër, akoma edhe më bukur! 💙

Address

Gjergj Elez Alia
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when kurse_pergatitore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to kurse_pergatitore:

Shortcuts

Share

Category