Prof. Dr. Remzi Keco

Prof. Dr. Remzi Keco Prof.

Dr. Remzi KECO, Dekan i FEA-s
Ai është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 16 vitesh.

Për çdo maturant që zgjedh sot të ardhmen!
27/07/2026

Për çdo maturant që zgjedh sot të ardhmen!

25/07/2026

🎓 Maturantë, e ardhmja juaj fillon me një vendim të mençur!
A jeni gati të zgjidhni një program studimi që do t'ju hapë rrugën drejt karrierës që ëndërroni?
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit/UBT, ofron katër programe studimi moderne:
📊 Menaxhim Biznesi
💻 Informatikë Biznesi
📈 Ekonomiks
💰 Financë dhe Kontabilitet
Investoni tek e ardhmja juaj sot!
i Ekonomise dhe Agrobiznesit Bujqësor i Tiranës

04/07/2026

Në demokraci, zëri i qytetarëve nuk është problem për t’u administruar, por një realitet për t’u kuptuar. Ajo është mënyra përmes së cilës shoqëritë u kujtojnë institucioneve se përtej procedurave, shumicave apo vendimeve, ekziston edhe nevoja për të ruajtur atë lidhje të padukshme por jetike midis shtetit dhe qytetarit, mbi të cilën mbështeten besimi, legjitimiteti dhe vetë ideja e së mirës publike.

Kur një pjesë e shoqërisë zgjedh të protestojë dhe një pjesë tjetër të heshtë, ajo që ka më shumë rëndësi nuk janë vetëm numrat apo interpretimet politike. Në fund të fundit, pushteti merr autoritet nga ligji, por fiton legjitimitet vetëm përmes besimit.

Ndoshta një nga shenjat më të dukshme të kohës sonë është zgjerimi i distancës midis shtetit dhe qytetarit. Në këtë hapësirë humbet përmbajtja dhe zë vend përbaltja, zbehet reflektimi dhe forcohet linçimi, zëvendësohet respekti me bullizimin, shërbimi publik me shpërfilljen dhe përulësia etike me arrogancën. Kostoja më e madhe e kësaj distance nuk është vetëm politike; ajo matet me dobësimin e besimit dhe me erozionin e së mirës publike.

Besimi publik është ndoshta kapitali më i vështirë për t’u ndërtuar dhe më i lehti për t’u gërryer. Ai konsumohet ngadalë, përmes distancës që krijohet midis institucioneve dhe njerëzve, përmes ndjenjës se zëri individual ka gjithnjë e më pak peshë dhe meritokracia gjithnjë e më pak vlerë. Në qeverisjen moderne, dëgjimi nuk është dobësi dhe as lëshim; ai është një mekanizëm korrigjues që ndihmon institucionet të ruajnë legjitimitetin dhe të forcojnë besimin publik.

Në fund, forca e një shteti nuk matet vetëm nga aftësia për të qeverisur dhe aq më pak nga ushtrimi i forcës, por mbi të gjitha nga aftësia për të dëgjuar dhe për të ruajtur besimin publik.
Sepse asnjë pushtet, asnjë institucion dhe asnjë individ nuk është më i madh se shoqëria që përfaqëson.

20/06/2026

Ka periudha në historinë e kombeve kur pyetja thelbësore nuk është më se kush qeveris, por mbi çfarë vlerash ndërtohet vetë ushtrimi i pushtetit.
Pas 35 vitesh te lodhshme dhe te vrullshme tranzicion, Shqipëria duket se ndodhet pikërisht përballë këtij momenti.
Bilanci ynë nuk është dhe smund të jete vetëm ekonomik dhe as vetëm politik; ai është, mbi të gjitha, institucional dhe shoqeror.
Zhvillimi nuk matet thjesht me ritmet e rritjes, me kilometrat e ndërtuara apo me shifrat e investimeve, por me cilësinë e institucioneve, me besimin që qytetari ka te drejtësia e sistemit dhe me bindjen se talenti, puna, profesionalizmi dhe perkushtimi gjejnë vendin që meritojnë në jetën publike.

Shoqëritë nuk hyjnë në epoka të reja duke zëvendësuar emra, por duke ndryshuar standarde. Shqipëria ka nevojë për një elitë të re institucionale, jo në kuptimin biologjik të brezave, por në kuptimin etik dhe profesional të përfaqësimit:
njerëz që e kuptojnë pushtetin si përgjegjësi dhe jo si privilegj;
administrimin si shërbim dhe jo si dominim; shtetin si garant të së mirës publike dhe jo si instrument të interesave të ngushta.
Meritokracia, profesionalizmi dhe integriteti nuk janë aspirata abstrakte; ato janë kushtet minimale për të ndërtuar institucione që prodhojnë zhvillim, besim dhe dinjitet.

Protestat mbarëpopullore, kur lindin si shprehje qytetare dhe paqësore, nuk duhet të prodhojnë thjesht mllef dhe frustrim por duhet të prodhojnë reflektim dhe vizion.
Ato duhet të jenë një refuzim i arrogancës, i pandjeshmërisë ndaj shqetësimeve të njerëzve dhe i idesë se pushteti mund të ushtrohet pa llogaridhënie. Demokracia nuk dobësohet nga zëri i qytetarëve; ajo dobësohet kur pushteti pushon së dëgjuari.

Ndoshta sfida më e madhe e kësaj kohe është rikthimi i kuptimit të së mirës publike. Të kujtojmë se shërbimi publik nuk është një privilegj, por një detyrim moral dhe kombetar; se shteti nuk ekziston për t’u admiruar nga larg, por për t’u ndjerë pranë në jetën e përditshme të njerëzve; se arsimi dhe shëndetësia nuk janë thjesht zëra buxhetorë por shprehja më e prekshme e kujdesit që një shoqëri tregon për dinjitetin e saj.
Në fund të fundit, fytyra e një Republike nuk qëndron te fuqia e atyre që e drejtojnë, por tek e ardhmja qe projekton dhe nderton per brezat qe vijnë si edhe tek besimi që ajo arrin të mbjellë te qytetarët e saj, se e mira e përbashkët është ende e mundur dhe se ia vlen të punohet për të.

https://youtu.be/moVH99Ephjo
01/08/2024

https://youtu.be/moVH99Ephjo

Analiza tëve detajuara ekonomike, shifra dhe statistika, gjithçka mbi ekonominëve nëve “Money Report”. Njëve emision nga Genta Dobra çdo ditëve nga ora 14:00...

27/06/2024

Mesazh Falenderimi!
Dëshiroj përmes këtij mesazhi të shpreh falenderim për mbështetjen tuaj, për të drejtuar Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për katër vitet e ardhëshme.
Mbështetjen tuaj të gjerë e konsideroj padyshim vlerësim por njëkohësisht edhe përgjegjesi për të bërë më të mirën, së bashku me ekipin me të cilin punoj.
Me bindje shpreh se do të jem zëri i të gjithëve dhe do t’Ju përfaqësoj me dinjitet.
Falenderime të sinqerta dhe mirënjohje për të gjithë kolegët për besimin e dhënë
Falenderoj studentët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.
Uroj suksese për kolegët e mi të rizgjedhur në drejtimin e departamenteve, si edhe senatorët e FEA-s gjithashtu.
Uroj suksese për çdo koleg të zgjedhur në çdo strukturë të UBT-së në misionin tonë të përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje!
Remzi Keco

18/06/2024

Ftesë drejtuar Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit!

Të dashur studente!
Edhe pak ditë na ndajnë nga data 21 Qershor, data e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT.
Me këtë rast dëshiroj t'Ju ftoj:
Ejani dhe votoni !
Ushtroni të drejtën tuaj,
Ushtroni vullnetin tuaj për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur!
Në cilësinë e kandidatit për Dekan në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit Ju ftoj të më mbështesni.
Mbështesni idetë dhe vizionin tim për drejtimin e fakultetit.
Ju drejtohem sot:
- me besimin tek vetja, tek ekipi me të cilin punoj dhe kolegët që përfaqësoj.
- me përkushtimin maksimal profesional dhe njerëzor.
- me ambicjen për të parë drejt së ardhmes dhe për të bërë më të mirën për Ju.
- me respektin për gjithçka kemi arritur në këto vite.
- me kurajo dhe gadishmëri për të sfiduar problemet.
- me energji për të konsoliduar cilësinë e diplomave që ju merrni.
- me përpjekjen konstante për tu bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar pune.

Të dashur studentë!
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe UBT, është me studentët dhe për studentët!
Ju meritoni mësimdhënie cilësore, kushte moderne, shërbime ekselente dhe mbi të gjitha një diplomë dinjitoze !
Ne do të punojmë çdo ditë për ta bërë të mundur këtë!

Me konsideratë dhe besim tek Ju, zgjedhja Juaj dhe vlerat që ju përfaqësoni!
Remzi Keco

Address

Universiteti Bujqesor I Tiranes
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof. Dr. Remzi Keco posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category