25/09/2026
📚 Mbështetje mësimore për fëmijët me vështirësi në të nxënë
Qendra Daran ofron mbështetje të specializuar për fëmijët që hasin vështirësi në procesin e të nxënit, nën kujdesin e psikologes Mimoza Vela.
🗓️ Orari:
• Çdo të shtunë, ora 12:00–14:00
• Çdo të diel, ora 10:00–12:00
⏰ 4 orë mbështetje në javë
Për ta bërë këtë shërbim sa më të aksesueshëm për familjet, prindi do të ketë vetëm një kontribut minimal mujor, ndërsa pjesa tjetër e kostos do të mbulohet nga Qendra Daran . 💛
Qëllimi ynë është t’u ofrojmë fëmijëve mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar të nxënit, përqendrimin dhe besimin në aftësitë e tyre.
📩 Për më shumë informacion dhe regjistrime, kontaktoni Qendrën Daran, nr kontaktoni 0693490470!