Shkolla "Avni Rustemi" Tepelenë

Shkolla "Avni Rustemi" Tepelenë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla "Avni Rustemi" Tepelenë, School, Rruga "Bilbilenjte", Tepelenë.

Sot, shkolla jonë hapi dyert për të nisur një vit të ri shkollor, plot dije, sfida të reja, miqësi dhe suksese.Urojmë që...
14/09/2026

Sot, shkolla jonë hapi dyert për të nisur një vit të ri shkollor, plot dije, sfida të reja, miqësi dhe suksese.

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit!

Mirë se erdhët dhe suksese në këtë rrugëtim të ri! 🌟🌟🌟🌟

Shkresa me Nr 1653/1, datë 28.08.2026 "Për një ndryshim në afatet e lëvizjes paralele për vitin shkollor 2026-2027."
29/08/2026

Shkresa me Nr 1653/1, datë 28.08.2026 "Për një ndryshim në afatet e lëvizjes paralele për vitin shkollor 2026-2027."

28/08/2026

📘 Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka hartuar “Protokollin për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dhunës në institucionet arsimore parauniversitare”, një dokument që krijon një kornizë të qartë dhe të strukturuar për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në shkollë.

Link-u i shkarkimit 👇:

https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/08/Protokolli-per-identifikimin-parandalimin-dhe-raportimin-e-dhunes-bullizmit-dhe-ekstremizmit-ne-shkolla.pdf

🔎 Protokolli ka përcaktuar një proces të plotë që përfshin:
🟢 Parandalimin e dhunës dhe krijimin e një klime pozitive në shkollë;
🟡 Paralajmërimin e hershëm dhe evidentimin e faktorëve të riskut;
🔍 Identifikimin e rasteve dhe sjelljeve shqetësuese;
📢 Raportimin dhe referimin sipas procedurave të përcaktuara;
⚠️ Vlerësimin fillestar të rrezikut;
🤝 Ndërhyrjen dhe mbështetjen e nxënësit;
📊 Monitorimin e rasteve;
🔗 Referimin ndërinstitucional, kur situata ka kërkuar përfshirjen e strukturave të tjera përgjegjëse.

👩‍🏫👨‍🏫 Siguria në shkollë është trajtuar si përgjegjësi e përbashkët. Protokolli ka përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, duke vendosur në fokus koordinimin me prindërit dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

🤝 Përmes këtij dokumenti është forcuar një qasje e përbashkët dhe e koordinuar, e mbështetur në parandalimin, identifikimin e hershëm, reagimin në kohë dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve të shkollës.

Bullizmi SiguriaNëShkollë MirëqeniaENxënësve ArsimiParauniversitar

📢Udhëzimi Nr.16, datë 27.08.2026"Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr.14, datë 10.07.2023, "Për numrin e nxënës...
28/08/2026

📢Udhëzimi Nr.16, datë 27.08.2026

"Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr.14, datë 10.07.2023, "Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar", i ndryshuar .

📢Udhëzimi i Përbashkët Nr.15, datë 18.08.2026 "Për vitin shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar"
28/08/2026

📢Udhëzimi i Përbashkët Nr.15, datë 18.08.2026 "Për vitin shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar"

20/08/2026

📢Rihapja e regjistrimeve për vitin shkollor 2026-2027

📌 Regjistrimi në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 24 gusht – 7 shtator 2026.

📌 Regjistrimi në shkollat artistike dhe ato sportive do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 24 gusht – 7 shtator 2026.

📌 Procedurat e transferimit të nxënësve nga një institucion arsimor në një tjetër do të kryhen nëpërmjet portalit e-Albania, duke filluar nga data 24 gusht 2026 dhe do të vijojnë sipas përcaktimeve në nenin 78 të Urdhrit nr. 31, datë 28.01.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

💻 Për kryerjen e procedurave të regjistrimit dhe transferimit, prindërit/kujdestarët ligjorë duhet të përdorin shërbimet përkatëse në portalin e-Albania.

📚 Suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027!

11/08/2026
28/07/2026

🏫🧑‍💻 Regjistrimet online në shkolla, përmes platformës e-Albania, janë të hapura nga deri në 31 korrik.

💻Regjistrimi kryhet për:
Nxënësit e klasës së parë;
Nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnaz ose në shkollë të mesme të orientuar;

🔴Ju ftojmë të respektoni afatet dhe të kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, në mënyrë që çdo nxënës të nisë vitin e ri shkollor pa vonesa.

💻 Prindër, nëse ende nuk e keni kryer, regjistrimi bëhet online në platformën e-Albania👨‍👩‍👧‍👦

MOS E LINI PËR DITËN E FUNDIT‼️‼️

08/07/2026

Address

Rruga "Bilbilenjte"
Tepelenë
6301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Avni Rustemi" Tepelenë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category