Shkolla Çerme Sektor

Shkolla Çerme Sektor Shkolla e Bashkuar Çermë Sektor-Faqja zyrtare

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Pr...
11/09/2026

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫

Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Programin “Pas Shkolle”, për vitin shkollor 2026–2027, afati i aplikimit për të gjitha kategoritë e trajnuesve shtyhet deri më 18 shtator 2026.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të ri.

06/09/2026

📌Si aplikohet për Trajnues Pas Shkolle?

1. Mësuesit aktualë në sistem (Të punësuar në shkolla publike):
Vetëm në mënyrë digjitale përmes sistemit SMIP.
Kandidati identifikohet në llogarinë e tij në Sistemin e Menaxhimit të Informacionitt Parauniversitar SMIP dhe kryen aplikimin në modulin përkatës të hapur për këtë program.

📧 2. Kandidatët në listë pritjeje të Portalit "Mësues për Shqipërinë":
Në rrugë elektronike drejtpërdrejt në adresën zyrtare të email-it të ZVAP përkatëse ku ndodhet shkolla.
Duhet të plotësoni dhe të dërgoni me email Shtojcën Nr. 4 (Kërkesa për aplikim).

Kujdes: Nëse jeni në portal dhe tentoni në SMIP, sistemi do t'ju bllokojë sepse nuk keni një kontratë aktive sistemi.

🏢 3. Kandidatët e kategorive të tjera (Mësues në pension, Artistë, Artizanë, etj.):
Dorëzim fizik i dosjes pranë institucionit.
Dosja e plotë e aplikimit dorëzohet fizikisht pranë ZVAP, nën juridiksionin e së cilës ndodhet institucioni arsimor për të cilin aplikoni.

Suksese!

1. Ndarja e librave shkollorëKlasat II–V:Ndarja e librave do të bëhet ditën e martë dhe të mërkurë, data 08-09 shtator 2...
06/09/2026

1. Ndarja e librave shkollorë
Klasat II–V:
Ndarja e librave do të bëhet ditën e martë dhe të mërkurë, data 08-09 shtator 2026 nga ora 09:30–12:00.
Klasat I dhe VI–IX:
Ndarja e librave do të bëhet ditën e mërkurë dhe të enjte,data 09 -10 shtator 2026 nga ora 09:30–12:00.

🏫📚 Dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027 📢 Të gjitha shkollat të njihen me dokumentet e r...
05/09/2026

🏫📚 Dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027

📢 Të gjitha shkollat të njihen me dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027!

🏫 Informohu • Zbato • Përmirëso
📚✨ Një vit i ri shkollor nis më mirë kur jemi të informuar dhe të përgatitur!
Dokumentet e mësipërme i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025

#20262027 Mësuesi Inovacion SmartLab IA Vlerësimi VeprimtariPraktike

Kurrikula e përditësuar 2025 EmërtimiNiveli ArsimorLloji i arsimitLloji i dokumentitKlasaLinkhf:tax:dlp_document_niveli-arsimorhf:tax:dlp_document_lloji-i-arsimithf:tax:dlp_document_lloji-i-dokumentithf:tax:dlp_document_klasa-vitiVeprimtaritë praktike 10 Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, TIK...

🌟 PROGRAMI “PAS SHKOLLE”Një hapësirë për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar talentet📢 NJOFTIM PËR PRINDËRITTë dashur prind...
04/09/2026

🌟 PROGRAMI “PAS SHKOLLE”

Një hapësirë për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar talentet

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të dashur prindër,

Në bazë të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në institucionet arsimore parauniversitare publike do të realizohet Programi “Pas Shkolle”.

Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e nxënësve.

🎯 OBJEKTIVAT E PROGRAMIT

📚 Përforcimi i të nxënit
🤝 Zhvillimi i aftësive sociale
🎨 Zhvillimi i aftësive kulturore dhe krijuese
⚽ Zhvillimi i aftësive sportive.

👦👧 KUSH MUND TË MARRË PJESË?

Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.

📘 KLASAT I–V | Arsimi fillor

📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

📗 KLASAT I–V | Arsimi fillor
📗 KLASAT VI–IX | Arsimi i mesëm i ulët
📗 KLASAT X–XII | Arsimi i mesëm i lartë

🎭 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)

⏱️ KOHËZGJATJA DHE ORGANIZIMI

📝 BDSH

5 orë në javë
→ 1 orë në ditë
→ 5 ditë në javë
→ 60 minuta për çdo orë

🎨 KAZ

2 orë në javë
→ 1 orë në ditë
→ 2 herë në javë

Fushat e klubeve:

🎼 Muzikë | 💃 Kërcim | 🎭 Teatër | 🖌 Art pamor | 🧵 Zeje

👥 Si formohen GRUPET?

Çdo grup përbëhet nga:

MINIMUMI: 20 NXËNËS
MAKSIMUMI: 30 NXËNËS

Organizimi bëhet në përputhje me përcaktimet përkatëse.

📌 INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT

🔹 Pjesëmarrja bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.

🔹 Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.

🔹 Gjatë vitit do të zhvillohen 2 aktivitete.

🔹 Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht.

🔹 Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.

💫 “PAS SHKOLLE”
Mësojmë. Krijojmë. Bashkëpunojmë. Argëtohemi. Zhvillohemi.
Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë të dobishme dhe krijuese, ku çdo nxënës mund të zhvillojë aftësitë, talentet dhe interesat e tij.

🌈 Një mundësi më shumë për fëmijët tanë

03/09/2026
📢 THIRRJE PËR APLIKIM – “PAS SHKOLLE” 2026–2027Hapen aplikimet për kandidatët për trajnues që dëshirojnë të angazhohen n...
02/09/2026

📢 THIRRJE PËR APLIKIM – “PAS SHKOLLE” 2026–2027

Hapen aplikimet për kandidatët për trajnues që dëshirojnë të angazhohen në programin “Pas shkolle” për vitin shkollor 2026–2027.

🏫 Edhe Shkolla e Bashkuar Çermë Sektor është pjesë e programit “Pas shkolle”!

Në shkollën tonë programi do të ofrojë aktivitete që mbështesin nxënësit në:
📚 Ndihmë me detyrat e shtëpisë
🎨 Art dhe zeje
🌟 Zhvillimin e aftësive, kreativitetit dhe talenteve të tyre.

Nëse jeni mësues, profesionist apo kandidat me përvojë dhe kompetenca të përshtatshme, dhe keni dëshirën për të kontribuar në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, ju ftojmë të aplikoni!

📌 Thirrjen e plotë, kriteret, dokumentacionin dhe mënyrën e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP):
"arsimiparauniversitar.gov.al" (https://reference-url-citation.invalid/0)

👉 Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e programit “Pas shkolle” dhe për të kontribuar në një mjedis ku nxënësit mësojnë, krijojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre!

📚 “Pas shkolle” – më shumë mundësi për të mësuar, zhvilluar dhe krijuar!

#20262027

01/09/2026
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT📚 Për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar për vitin shkoll...
17/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT

📚 Për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar për vitin shkollor 2026–2027, ju rikujtojmë se regjistrimi për:

🧒 Klasën e Parë
🎓 Klasën e Dhjetë

kryhet në periudhën 24 Gusht – 07 Shtator 2026.

⚠️ REGJISTRIMI BËHET VETËM NËPËRMJET PORTALIT e-Albania.

👉 Prindërit dhe nxënësit që nuk e kanë kryer ende regjistrimin, të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Janë tashmë publike datat e sesionit të dytë🗓️ të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë📖✍🏻Një përgatitje sa më e mirë dhe ...
06/08/2026

Janë tashmë publike datat e sesionit të dytë🗓️ të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë📖✍🏻
Një përgatitje sa më e mirë dhe e rregullt është çelësi për të përmbyllur me sukses këtë cikël arsimor🏫✅

Suksese të gjithë nxënësve që do të përmbyllin klasën e nëntë 🤗

Address

Çerme Sektor
Tërbuf
LUSHNJË,

Opening Hours

Monday 07:00 - 14:10
Tuesday 07:00 - 14:10
Wednesday 07:00 - 14:10
Thursday 07:00 - 14:10
Friday 07:00 - 14:10

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Çerme Sektor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Çerme Sektor:

Shortcuts

Share

Category