02/06/2015
Lajmerim.
Lajmerohen të gjithë qytetarët e Skënderajit se dita e madhe erdhi. Na ndajne vetem 23 orë e 20 minuta nga gjysëmfinalja e Digitalb kupa e Kosovës. Nga ora 16:00 në fushën e blertë të stadiumit të qytetit tonë ( Skenderaj) do takohen ekipi ynë KF Drenica dhe si musafirë do të ketë fqinjët tanë Ferronikelin. Ultras Shqiponjat e zeza me ndihmen e Komunës së Skënderajit dhe të gjithë ULTRAS-ave tanë janë përkujdesur mjaftë mirë për atmosferen e neserme. Neser nga ora 12:00h nis edhe grumbullimi i Shqiponjave të zeza dhe gjithë qytetarëve tanë në Sheshin Adem Jashari ku do të ketë surpriza para lojës. Nesër për përkrahje të Drenicës jan të obliguar të vijnë të gjith ata që ia dojnë të mirën Drenices. Ju premtojmë që nuk do të ktheheni të zhgënjyer nga Shqiponjat e zeza të cilat kanë gati një surprise të madhe. Nuk ka arsye per mungesë , ose neser ose kurrë. Lusim gjdo tifoz/tifoze që ta shpërndaj këtë thirrje në profilet e tyre që të informohen më shumë qytatar/e.
Me ty Drenica jonë drejt fitores se madhe!
Me respekt Shqiponjat e zeza - Skënderaj.