Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" Shkollë Qendër Komunitare Faqja Zyrtare

  • Home
  • Albania
  • Shupenzë
  • Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" Shkollë Qendër Komunitare Faqja Zyrtare

Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" Shkollë Qendër Komunitare Faqja Zyrtare SHKOLLË QENDËR KOMUNITARE

18/09/2026
🎒🌸 Mirë se erdhët në shkollë, vogëlushë të klasës së parë 🌸🎒✅Sot nis për ju një nga udhëtimet më të bukura të jetës – ha...
14/09/2026

🎒🌸 Mirë se erdhët në shkollë, vogëlushë të klasës së parë 🌸🎒

✅Sot nis për ju një nga udhëtimet më të bukura të jetës – hapi i parë drejt dijes, ëndrrave dhe rritjes suaj. 📚✨

📚Për herë të parë prekët derën e shkollës, me emocione, kureshtje e pak ndrojtje, por me një botë të tërë ëndrrash përpara. ❤️

📚📚Pas çdo vogëlushi që nis këtë rrugëtim qëndrojnë prindër që besojnë, mbështesin dhe përpiqen çdo ditë, ndërsa pranë tyre janë mësuesit, të cilët me dashuri, durim dhe përkushtim do t’i udhëheqin hapat e parë drejt dijes.

📎Le të jetë ky një bashkëpunim i bukur shkollë–familje, që fëmijët të rriten të sigurt, të dashur dhe plot besim në vetvete. 🌈


🏫Mirë se erdhët, yjet tanë të vegjël! ⭐
Sot nuk nis vetëm një vit shkollor… nis një kapitull i ri i jetës suaj! 💕📖

Mision i ri për t’u përmbushur nga vogëlushët e kopshteve ⤵️🌈🧸 Mirë se erdhët, vogëlushë! ❤️Për vogëlushët 3-5 vjeçarë n...
14/09/2026

Mision i ri për t’u përmbushur nga vogëlushët e kopshteve ⤵️
🌈🧸 Mirë se erdhët, vogëlushë! ❤️

Për vogëlushët 3-5 vjeçarë nis një aventurë e re, plot lojëra, dije, miqësi dhe zbulime. 🌸✨

Në këtë rrugëtim të parë do t’i shoqërojnë me shumë dashuri, durim dhe përkushtim edukatoret duke i udhëhequr çdo ditë me hapa të sigurt drejt dijes dhe së ardhmes 🧸❤️

Urojmë që çdo ditë në kopsht të jetë një kujtim i bukur i fëmijërisë! 🌈📚

Mirë se erdhët, vogëlushë!
Kjo është aventura juaj e parë! 💕

🎒📚 Mirë se erdhe, viti i ri shkollor 2026–2027! 🌸 Nxënësit e CU  dhe AMU zbukuruan ambientet e shkolllës sonë sot, me da...
14/09/2026

🎒📚 Mirë se erdhe, viti i ri shkollor 2026–2027!
🌸 Nxënësit e CU dhe AMU zbukuruan ambientet e shkolllës sonë sot, me datë 14.09.2026 .

⤵️
Sot shkolla u mbush sërish me buzëqeshje, zëra fëmijësh, emocione dhe ëndrra të reja. ✨

Pas çdo banke nis një rrugëtim i ri, ndërsa pas çdo mësuesi qëndron një mision i vështirë dhe fisnik: të edukojë, të frymëzojë, të udhëheqë dhe të ndihmojë çdo nxënës të besojë te vetja dhe te ëndrrat e tij. ❤️

Por rrugëtimi drejt dijes kërkon edhe përkushtimin e nxënësve: të mësojnë me dëshirë, të respektojnë, të jenë të përgjegjshëm, të punojnë fort dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive. 📖🌟

📚Mirë se erdhët, të dashur nxënës!
✅🏫Shkolla ju pret me zemër të hapur! 🏫❤️

📚Ekipi ynë është gati!📚 ✅Detyrat e para u realizuan me sukses!📎🏫 Shkolla jonë po bën përgatitjet e fundit për të mirëpri...
11/09/2026

📚Ekipi ynë është gati!📚
✅Detyrat e para u realizuan me sukses!
📎🏫 Shkolla jonë po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur nxënësit në ambientet e saj. Çdo klasë dhe çdo hapësirë po bëhet gati për të siguruar një mjedis të ngrohtë, mikpritës dhe të sigurt për të gjithë. 🥰
😍Nxënës të dashur, shkolla ju mirëpret të hënën me 14.09.2026.
📚Na nderofshi me arritjet dhe sjelljen tuaj!👏

📚Nxënësit e CU zbukurojnë mjediset e shkollës me praninë e tyre për t’u pajisur me libra për vitin shkollor 2026-2027.👏😊...
10/09/2026

📚Nxënësit e CU zbukurojnë mjediset e shkollës me praninë e tyre për t’u pajisur me libra për vitin shkollor 2026-2027.
👏😊Suksese të gjithëve!📚📚
✅Lart e më lart !

🏫📎Misioni i arsimimit të brezit 2026-2027 hodhi hapin e parë📚✅Shpërndahen tekstet shkollore falas ne AMU.Suksese për të ...
10/09/2026

🏫📎Misioni i arsimimit të brezit 2026-2027 hodhi hapin e parë📚
✅Shpërndahen tekstet shkollore falas ne AMU.
Suksese për të gjithë mësuesit dhe nxënësit në përmbushjen dhe realizimin e detyrave për këtë vit shkollor.📚😊👏

08/09/2026

📌 NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër,
Në bazë të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në institucionet arsimore parauniversitare publike do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”.
🌟 Çfarë synon Programi “Pas Shkolle”?
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
📚 Përforcimin e të nxënit;
🤝 Zhvillimin e aftësive sociale;
🎨 Zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
🏃 Zhvillimin e aftësive sportive.
Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.
📚 Në arsimin fillor, klasat I–V:
📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
⏰ Si do të zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)
• 5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
• 2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet mund të përfshijnë:
🎵 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌️ Art pamor • 🧵 Zeje
👥 Organizimi i grupeve
Grupet krijohen me minimumi 20 dhe maksimumi 30 nxënës, në përputhje me përcaktimet përkatëse.
📌 TË RËNDËSISHME PËR PRINDËRIT
• Pjesëmarrja në program bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.
• Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.
• Gjatë vitit shkollor do të zhvillohen 2 aktivitete.
• Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht programin.
• Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.
🌟 Një mundësi më shumë për fëmijët Tuaj☺️
Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëveprijne, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
🤝 Bashkëpunimi shkollë–familje është çelësi i suksesit .🤗
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!😊📚

📚 NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT✅ Nis shpërndarja e teksteve për klasat I-IX për vitin shkollor 2026- 2027.📅 Datë 10...
08/09/2026

📚 NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT
✅ Nis shpërndarja e teksteve për klasat I-IX për vitin shkollor 2026- 2027.
📅 Datë 10- 11 shtator
⏰ Ora 10-13
📍 Shkolla “Ibrahim Daçi”Shupenzë

👨‍👩‍👧 Nxënësit duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit për të shënuar ID e tyre gjatë marrjes se kompletit të librave.

📖 Një fillim i mbarë i vitit të ri shkollor nis me librat në duart e nxënësve! 🌱✨
Ju mirëpresim!
📚💙

📚

Address

Shupenzë

Opening Hours

Monday 08:30 - 14:30
Tuesday 08:30 - 14:30
Wednesday 08:30 - 14:30
Thursday 08:30 - 14:30
Friday 08:30 - 14:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" Shkollë Qendër Komunitare Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi" Shkollë Qendër Komunitare Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share