Doreheqje

Doreheqje Te Sensibilizohemi kunder politikes dhe qeverise kriminale

05/03/2015

Debatet e nxehta që përfshinë seancën parlamentare ku PD nuk lejoi zhvillimin e punimeve të parlamentit sepse kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës kanë prishur planin e Spartak Brahos.
Deputeti i LSI paralajmëroi para disa ditësh se do të nxirrte këtë të enjte në Parlament një video ku protagonisti është kunati i Berishës, Agim Rama.
Pas seancës, Spartak Braho, që mendohej se do ishte protagonist i seancës, foli për mediat dhe sqaroi se do e publikojë videon e tij, seancën e ardhshme.
“Nuk ma plotësuan kërkesën për video-projektor. Seancën e ardhshme”.
Parashikohet që në seancën e ardhshme të merret një video- projektor për të prezantuar videon e Brahos.

05/03/2015

Debati i plotë:
Berisha: Ky është e zezë e vendit. I kam thënë unë Ilir Metës jep dorëheqjen se Edi Rama ka kërkuar të arrestojnë.
Meta: Ju lutem, ju lutem. Ta dëgjojmë përrallën deri në fund.
Berisha: U fut në intrigat më makabre dhe më të pashembullta, futët edhe Sali Berishën.
Meta: Kunati i Sali Berishës, jo Sali Berisha. I ka thënë Tom Doshi jo ne. Ne po të thoshim, do thoshim do ta bënte Shkëlzeni se kunati jot me sa më kanë thënë është njeri i nderuar.
Berisha: Ti koka e krimit.
Meta: Ti ashtu bën, mohon kunatin, baxhanakun.
Berisha: Bami është i LSI-së.
Meta: Ke parë shumë keq nga LSI-ja. Doktor mos u nxeh.
Berisha: Kush ja dha Dosh*t profarmën. E c’bëri me kunatin. Agim Rama ishte i LSI-së.
Meta: Doktori ka gjithmonë të drejtë.
Berisha: Këto janë të turpshme o djalë. Ndaj jep dorëheqjen se është kushti më minimal. Ne s’do pranojmë kurrë që parlamentin ta drejtojë një njeri i ...

05/03/2015

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi publikoi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ një video sipas të cilit pretendohet se është një pjesë e grupit që ka organizuar atentatin e mundshëm ndaj tij, rreth 6 muaj më parë.
Video është filmuar në lokalin “Viva” në zonën e ish-bllokut, ku Doshi thotë se mblidheshin personat që ishin urdhëruar për të organizuar eliminimin fizik të tij. Por mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 10:00, kjo video është fshirë nga profili zyrtar i Dosh*t. Në Facebook-un e Tom Dosh*t kanë mbetur të publikuara vetëm disa foto të shkëputura nga video e fshirë.

05/03/2015

Deputeti i PD-së Sali Berisha ka folur sërish para gazetarëve pas mbylljes së seancës plenare për ditën e sotme. Berisha tha se Rama i dërgoi deputetit Doshi para përjashtimit, “njeriun e tij të zemrës dhe shpirtit” Koço Kokëdhimën për ti nanuritur oferta me qëllim që ti mbyllte gojën.
“Përfundoi dhe seanca dëshmoi edhe njëherë se kreu i parlamentit është njeriu më i akuzuar në Europë, për sponsorizim dhe organizmin e dy vrasjeve. I akuzuar për alibinë që ka dashur të krijojë pas vrasjeve. Dhe sot argumenti i vetëm që nxori, se Tom Doshi është i PD-së. Ky argument dëshmon fajësinë e tij kokë e këmbë. Duke u përpjekur të shesë Tom Doshin si mburojë, ai bind shqiptarët se është kokë e këmbë i zhytur në krim. Ilir Meta ka vetëm një rruge, dorëheqjen që të hetohet si qytetar i thjeshtë. Saimir Tahiri le të bëhet avokat i Ilir Metës, por Ilir Meta nuk shpëton dot pa u paraqitur tek instit ...

05/03/2015

Te behemi 1milion shqiptare per doreheqjen e mafias qe po na mbyt te ardhmen.

Address

Elbasan
Shqiponja
64646

Telephone

+355692022244

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doreheqje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category