Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati"

Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" Shkollë e Mesme Profesionale me drejtime:
Ekonomi-Biznes
Hoteleri-Turizëm (Kuzhinë)
Tekstil-Konfeksione

Faqja Zyrtare e Shkolles se Mesme Teknologjike "Hamdi Bushati" - SHKODER.

🤝 Shkollë – Biznes | Zgjedhje që i përgjigjen tregut të punësNë kuadër të përzgjedhjes së moduleve me zgjedhje, në Shkol...
11/09/2026

🤝 Shkollë – Biznes | Zgjedhje që i përgjigjen tregut të punës

Në kuadër të përzgjedhjes së moduleve me zgjedhje, në Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” u zhvilluan takime dhe konsultime me bizneset partnere, me synim përshtatjen e kurrikulave me kërkesat dhe zhvillimet e tregut të punës.

💼 Përmes dialogut dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me biznesin, synojmë që nxënësit tanë të marrin njohuri dhe aftësi sa më të përshtatshme me nevojat reale të profesionit dhe mundësitë e punësimit.

🎯 Zgjedhje me vizion, aftësi për tregun e punës!

TAKIMI I PARE ME BORDIN E SHKOLLËSShkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” – Shkodë,  9 Shtator 2026Në kuadër të org...
09/09/2026

TAKIMI I PARE ME BORDIN E SHKOLLËS

Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” – Shkodë, 9 Shtator 2026

Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua takimi i pare me Bordin e Shkollës.

Në fokus të takimit ishin:

🔹 Analiza e veprimtarisë së shkollës për vitin shkollor 2025–2026, duke evidentuar arritjet dhe sfidat.

🔹 Informimi mbi kualifikimet profesionale që ofrohen në shkollë për vitin shkollor 2026–2027.

🔹 Plani Vjetor i Shkollës – Prioritete dhe objektiva për vitin e ri shkollor.

🔹 Rinovimi i përbërjes së Bordit të Shkollës, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe përfaqësimit të komunitetit shkollor.

🔹 Miratimi i Rregullores së Brendshme dhe i Planit Vjetor të Shkollës për vitin shkollor 2026–2027.

🔹 Ecuria e regjistrimeve në Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) për vitin shkollor 2026–2027, si dhe masat për promovimin dhe orientimin e nxënësve drejt profileve profesionale sipas kërkesave të tregut të punës.

Një takim i rëndësishëm në funksion të një planifikimi të qëndrueshëm, bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit profesional.

Mbledhje parë e Kulturës Profesionale – Viti shkollor 2026–2027Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shko...
02/09/2026

Mbledhje parë e Kulturës Profesionale – Viti shkollor 2026–2027

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, në Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” u zhvillua mbledhja e stafit të kulturës profesionale, ku u diskutua mbi:

🔹 Analizën e punës së kulturës profesionale gjatë vitit shkollor 2025–2026, arritjet, problematikat dhe sfidat.

🔹 Vlerësimin e zbatimit të Udhëzimit nr. 759/2024 dhe përmbushjen e detyrimeve përkatëse.

🔹 Njohjen me Udhëzuesin e AKAFPK-së për fillimin e vitit shkollor 2026–2027, i publikuar nga Agjencia në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor.
🔹 Njohjen me Kartën e Performancës së shkollës për vitin 2026 dhe analizën e treguesve të performancës.

🔹 Vlerësimin e zbatimit të Manualit të Performancës së Burimeve Njerëzore, me fokus në zhvillimin dhe përmirësimin e performancës së stafit.

🔹 Organizimin e procesit mësimor teorik dhe praktik dhe përmirësimin e cilësisë së formimit profesional.

🔹 Praktikën profesionale dhe bashkëpunimin me biznesin, në funksion të përgatitjes së nxënësve për tregun e punës.

🔹 Dokumentacionin, planifikimet dhe evidencat e kulturës profesionale.

🔹 Përcaktimin e prioriteteve, objektivave dhe masave për përmirësim gjatë vitit shkollor 2026–2027.

Në fokus: rritja e cilësisë së arsimit profesional, zhvillimi i vazhdueshëm i stafit dhe përgatitja e nxënësve me kompetencat dhe aftësitë e nevojshme për tregun e punës.

REGJISTRIMET 2026 VAZHDOJNE DERI ME 30 SHTATOR 🎓 Zgjidh arsimin profesional dhe kthe pasionin tënd në profesion!👩‍🎓 Të g...
01/09/2026

REGJISTRIMET 2026 VAZHDOJNE DERI ME 30 SHTATOR

🎓 Zgjidh arsimin profesional dhe kthe pasionin tënd në profesion!

👩‍🎓 Të gjitha vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë GJYSMË BURSË!

Te Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, talenti, kreativiteti dhe aftësitë praktike marrin jetë çdo ditë.

📌 Bëhu pjesë e shkollës sonë dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale!

EArdhmjaJote ShkolleProfesionale

🎓✨ Pse të zgjedhësh Hoteleri – Turizëm?Sepse këtu pasioni kthehet në profesion, aftësitë në mundësi dhe ëndrrat në një t...
27/08/2026

🎓✨ Pse të zgjedhësh Hoteleri – Turizëm?

Sepse këtu pasioni kthehet në profesion, aftësitë në mundësi dhe ëndrrat në një të ardhme të sigurt! 🌍👩‍🍳

Në profilin Hoteleri – Turizëm në Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, do të mësosh përmes praktikës, do të zhvillosh aftësi profesionale dhe do të përgatitesh për një sektor gjithnjë në rritje. 🏨🍽️

🔥 Mëso. Praktiko. Krijo. Udhëto. Ndërto karrierën tënde!

📢 Regjistrimet për klasën e 10-të vazhdojnë!

👉 Zgjidh profesionin tënd. Zgjidh të ardhmen!

🧵 Kreativiteti nuk mësohet vetëm… AI KRIJOHET! ✨Në Tekstil-Konfeksion, nxënësit tanë nuk mësojnë vetëm teori. Ata eksper...
21/08/2026

🧵 Kreativiteti nuk mësohet vetëm… AI KRIJOHET! ✨

Në Tekstil-Konfeksion, nxënësit tanë nuk mësojnë vetëm teori. Ata eksperimentojnë, krijojnë, bashkëpunojnë dhe i japin jetë ideve të tyre. 👗✂️

Nga një copë pëlhure… te një veshje e realizuar me duar dhe kreativitet. ❤️

📚 Regjistrimet vazhdojnë për klasën e 10-të!

Zgjidh një profesion ku idetë e tua bëhen realitet.

📍 Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” – Shkodër

📢 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA DERI ME 30 SHTATOR! Zgjidh sot profesionin tënd dhe ndërto të ardhmen që dëshiron! Në Shko...
10/08/2026

📢 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA DERI ME 30 SHTATOR!

Zgjidh sot profesionin tënd dhe ndërto të ardhmen që dëshiron!

Në Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” të presin 3 drejtime:
🔹 Hoteleri–Turizëm
🔹 Ekonomi–Biznes
🔹 Tekstil–Konfeksione
Mëso një profesion, fito përvojë praktike dhe përgatitu për tregun e punës!

Bëhu profesionist. Puno me pasion. Ndërto të ardhmen tënde!

🎯 Zgjidh Arsimin Profesional!Çdo hap që hedh sot është një investim për të ardhmen tënde.📚 Mëso – Përfito njohuri të rej...
31/07/2026

🎯 Zgjidh Arsimin Profesional!

Çdo hap që hedh sot është një investim për të ardhmen tënde.

📚 Mëso – Përfito njohuri të reja dhe ndërto bazat e profesionit tënd.
🛠️ Praktiko – Apliko në praktikë njohuritë e marra dhe zhvillo aftësitë e tua.
🎓 Certifikohu – Fito një kualifikim të njohur që vlerësohet në tregun e punës.
💼 Punësohu – Hap rrugën drejt një karriere të suksesshme.

Arsimi profesional të ofron aftësi praktike, përvojë reale dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional.

Zgjidh arsimin profesional dhe ndërto të ardhmen që dëshiron!

27/07/2026

📚 Regjistrimet vazhdojnë deri më 30 Shtator!
Zgjidh profesionin që të hap dyert e së ardhmes! Të mirëpresim në Shkollën Profesionale "Hamdi Bushati" për t'u regjistruar në një nga tre drejtimet tona:
🔹 Hoteleri – Turizëm
🔹 Ekonomi – Biznes
🔹 Tekstil – Konfeksion

🕗 Të mirëpresim çdo ditë, nga ora 08:00–12:00, pranë ambienteve të shkollës, ku stafi ynë do t'ju ndihmojë me çdo informacion dhe procedurë regjistrimi.

Mos e humb këtë mundësi – regjistrimet vazhdojnë deri më 30 Shtator! Ju mirëpresim!

Address

L. Kongresi I Permetit
Shkodra
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category