Shkolla 9-vjecare " Edith Durham"Zyrtare Shkoder

Shkolla 9-vjecare " Edith Durham"Zyrtare Shkoder shkolla9-vjeçare"EDITH DURHAM" Shkoder.

01/09/2026
‼️NJOFTIM 🔸Kërkesë për rihapjen e aplikimeve online për regjistrimin në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë, si dhe pro...
18/08/2026

‼️NJOFTIM
🔸Kërkesë për rihapjen e aplikimeve online për regjistrimin në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë, si dhe procedurat e transferimit të nxënësve.
🔜Në vijim të urdhrit nr. 150, datë 29.06.2026, “Për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve”, i ndryshuar, aplikimet në e-Albania për regjistrimet në klasë të parë, klasë të dhjetë, si dhe në shkollat artistike dhe sportive, do të zhvillohen në periudhën 24 gusht – 07 shtator 2026.
🔸Gjithashtu, procedurat e transferimit të nxënësve nga një institucion arsimor në një tjetër do të fillojnë nga data 24 gusht 2026, sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator në fuqi.

06/07/2026

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

Stafi i shkollës sonë u uron të gjithë nxënësve të klasës së nëntë suksese në PKAB dhe mbarësi në çdo hap të së ardhmes ...
18/06/2026

Stafi i shkollës sonë u uron të gjithë nxënësve të klasës së nëntë suksese në PKAB dhe mbarësi në çdo hap të së ardhmes së tyre!
Suksese!🙏🌺

🌿🌍 Në kuadër të projektit “Green Generation 3.0 – Schools Engaged for Climate Action”, në shkollën “Edith Durham”u zhvil...
15/06/2026

🌿🌍 Në kuadër të projektit “Green Generation 3.0 – Schools Engaged for Climate Action”, në shkollën “Edith Durham”u zhvillua me sukses konkursi “Green Idea”.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit prezantuan ide dhe iniciativa kreative që adresojnë sfida mjedisore dhe sociale në komunitetet e tyre. Temat e trajtuara përfshinë mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, riciklimin, kursimin e ujit dhe energjisë, si dhe krijimin e hapësirave më të gjelbra dhe miqësore për nxënësit.

🏆 Fituesit e konkursit:
🥇 Vendi i parë – Anisa Brozi
🥈 Vendi i dytë – Trinita Pllumbaj
🥉 Vendi i tretë – Elvis Regtina

🌱♻️ Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës për idetë, përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e shkollave më të gjelbra dhe komuniteteve më të qëndrueshme!

👏 Falënderojmë gjithashtu mësueset Lindita Lohja dhe Ariola Ceni për udhëheqjen, mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve gjatë këtij procesi. Së bashku po edukojmë një brez më të ndërgjegjshëm dhe më të angazhuar për mbrojtjen e mjedisit. 🌍💚

Projekti “Green Generation 3.0 – Schools Engaged for Climate Action” zbatohet në partneritet me BONEVET Gjakova, National Youth Council of Macedonia (NYCM), Beogradska otvorena škola dhe Centar za ekologiju i energiju, me mbështetjen financiare të Open Society Foundations Western Balkans.

🎓✨ Nxënësit e  klasës së 9-të të shkollës  sonë përfunduan me sukses të një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre sh...
15/06/2026

🎓✨ Nxënësit e klasës së 9-të të shkollës sonë përfunduan me sukses të një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor!

Ju urojmë suksese në provimet kombëtare dhe realizimin e çdo ëndrre e synimi në të ardhmen.

Suksese! 🍀🎉

12/06/2026
Edhe shkolla jonë u bë pjesë e “Agro Fest”, organizuar nga ZVAP Shkodër, në kuadër të përmbylljes së vitit shkollor 2025...
11/06/2026

Edhe shkolla jonë u bë pjesë e “Agro Fest”, organizuar nga ZVAP Shkodër, në kuadër të përmbylljes së vitit shkollor 2025–2026.

Ju lumtë nxënësve dhe mësuesve tanë për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në aktivitete të tilla, që promovojnë kreativitetin, bashkëpunimin dhe vlerat e shkollës sonë. 👏🌱📚

Në kuadër të projektit  , sot në shkollën tonë zhvilluam një workshop me pedagogun e nderuar të Universiteti Luigj Gurak...
08/06/2026

Në kuadër të projektit , sot në shkollën tonë zhvilluam një workshop me pedagogun e nderuar të Universiteti Luigj Gurakuqi, Dr. Ervis Krymi, i cili ndau me nxënësit njohuri të vlefshme mbi Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna.
Gjatë workshop-it u zgjeruan njohuritë e nxënësve mbi biodiversitetin e këtyre pasurive ujore, me rëndësi të veçantë për qytetin e Shkodrës, si dhe u rrit ndërgjegjësimi i tyre për rëndësinë e ruajtjes së faunës dhe ekosistemeve ujore.
Nxënësit u përfshinë në mënyrë aktive, duke i drejtuar pyetje të ndryshme pedagogut lidhur me formimin dhe ndryshimet e ujërave në territorin e Shkodrës, rreziqet e përmbytjeve, si dhe ndryshimet e vërejtura gjatë viteve të fundit. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë dhe për të nxitur përgjegjësinë mjedisore tek të rinjtë.

Address

Lagjja:Mark Lula, Rruga:Besnik Ceka
Shkodra

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjecare " Edith Durham"Zyrtare Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjecare " Edith Durham"Zyrtare Shkoder:

Shortcuts

Share

Category