Shkolla speciale "3 Dhjetori"

Shkolla speciale "3 Dhjetori" Faqja zyrtare e shkolles speciale"3 Dhjetori' Shkoder

14 Shtator 2026 fillojmë së bashku 🤍
03/09/2026

14 Shtator 2026 fillojmë së bashku 🤍

02/09/2026
02/09/2026
21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

Festuam arritje që nuk maten vetëm me nota apo diploma, por me forcën, këmbënguljen dhe dashurinë me të cilën janë përba...
13/06/2026

Festuam arritje që nuk maten vetëm me nota apo diploma, por me forcën, këmbënguljen dhe dashurinë me të cilën janë përballuar sfidat e çdo dite.

🎓 Nxënësit tanë përmbyllën një tjetër etapë të rëndësishme të jetës së tyre shkollore. Pas nëntë vitesh plot përpjekje, sfida, hapa të vegjël e fitore të mëdha, nxënësit e klasës së nëntë mbyllën një kapitull të bukur dhe dëshmuan forcë të jashtëzakonshme.

🎓Ndërsa nxënësit e klasës së parë përfunduan vitin e tyre të parë në shkollë ,një hap i vogël në dukje, por një hap i sigurt drejt rritjes, pavarësisë dhe zbulimit të botës.

📍Për nxënësit tanë, çdo arritje ka një vlerë të jashtëzakonshme. Pas çdo buzëqeshjeje fshihet shumë punë, durim dhe besim. Në këtë festë ishin bashkë nxënës, mësues dhe prindër,një ekip i vetëm që ka ecur dorë për dore në këtë rrugëtim.

👏🏻Urime të gjithë nxënësve tanë!
Jemi krenarë për secilin prej jush. Vazhdoni të besoni te vetja, sepse mundësitë tuaja janë më të mëdha se çdo sfidë. ❤️

Një e shtunë fantastike e mbushur me lojëra, argetim për klasën e 7-të tek Pishinat "Luani A".Përtej argëtimit, kjo ditë...
31/05/2026

Një e shtunë fantastike e mbushur me lojëra, argetim për klasën e 7-të tek Pishinat "Luani A".
Përtej argëtimit, kjo ditë na vërtetoi edhe një herë se në ujë, barrierat zhduken dhe mjedisi kthehet në hapësirën ideale për integrim social, ku çdo femije ndihet i barabartë, i sigurt dhe i lumtur pranë shokëve të tij.
Faleminderit të gjithëve për këtë ditë kaq speciale! 🏊‍♂️💙

🌿🐓🏡 Vizita e klasës së 5- të në fshat 🏡🐓🌿Nxënësit e klasës së 5-të kaluan një ditë të bukur në fshat, në shtëpinë e shok...
31/05/2026

🌿🐓🏡 Vizita e klasës së 5- të në fshat 🏡🐓🌿

Nxënësit e klasës së 5-të kaluan një ditë të bukur në fshat, në shtëpinë e shokut të tyre Geraldo. 😊
Ata patën mundësinë të njiheshin nga afër me kafshët dhe shpendët, të shijonin frutat e stines 🍒, natyrën dhe të kalonin momente të këndshme së bashku. 🐐🐓🌳
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme edukative, që i ndihmoi fëmijët të forconin miqësinë dhe të kuptonin më mirë rëndësinë e natyrës në jetën tonë. 💚🌱
U larguam me kujtime të bukura dhe me dëshirën për ta përsëritur sërish një aktivitet të tillë! ☀️📸✨

🌿🐾💚

6 Maji – Dita e Luleve në Shkodër 🌹🌺Lulja është simbol i jetës së këtij qyteti,në oborre, në sheshe, në këngë e në piktu...
06/05/2026

6 Maji – Dita e Luleve në Shkodër 🌹🌺
Lulja është simbol i jetës së këtij qyteti,në oborre, në sheshe, në këngë e në piktura.
Por sot, lulet më të bukura mes gjithë Shkodrës ishin nxënësit tanë 🤍🌹🌺🌻🌼
Mes kurorave me lule, këngëve, buzëqeshjeve dhe biçikletës 🚲🌷së zbukuruar me aq dashuri, festa mori një kuptim edhe më të veçantẽ ,një festë jete, ngjyrash dhe shprese.
Gëzuar këtë ditë të bukur që e bën Shkodrën edhe më të gjallë!🌹🌼🌻🌺🌸

Address

Banja E Vogël Xhabije
Shkodër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla speciale "3 Dhjetori" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share