08/09/2026
Më 8 shtator, në festën e Lindjes së Zojës së Bekuar,
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës përtërin Kushtimin dhe devocionin e saj ndaj Nënës së Hyjit, prani e vazhdueshme në historinë e Urdhnit dhe në jetën shpirtërore të anëtarëve të vet.
Kjo lidhje e lashtë gjen një nga shprehjet e saj më domethënëse në përkushtimin ndaj Zojës së Malit Fileremo. Ikona e saj, e lidhur me historinë e Urdhrit që nga shekujt e qëndrimit të tij në Rodos, ruhet sot në Cetinjë të Malit të Zi.
Në këtë të Kremte, sytë e anëtarëve të Urdhrit e të vullnetarëve drejtohen edhe një herë nga Maria, duke ia besuar asaj shërbimin e tyre ndaj të sëmurëve, të varfërve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë, në besnikëri ndaj misionit që prej shekujsh bashkon fenë me bamirësinë.