07/09/2026
NJOFTIM PËR VEND VAKANT
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” – Dega e Vajzave, Shkodër hap një pozicion të përkohshëm pune për:
MËSUESE NË CIKLIN FILLOR
Kriteret e kërkuara:
• Diplomë universitare në fushën e mësuesisë për arsimin fillor;
• Përgatitje të mirë profesionale dhe aftësi të mira pedagogjike;
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
• Përkushtim ndaj nxënësve dhe punës në ekip;
• Eksperienca e mëparshme në mësimdhënie përbën avantazh.
📌 Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: E mërkurë, 9 shtator 2026.
Të interesuarat ftohen të dorëzojnë CV-në dhe dokumentacionin përkatës pranë Sekretarisë së Medresesë.
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” – Dega e Vajzave, Shkodër