18/03/2025
Departamenti i Historisë
Departamenti i Historise Shkoder
18/03/2025
25/10/2024
Per maturantet!
Deri me date 27 tetor 2024 vazhdojne regjistrimet ne ciklin e dyte te studimeve Master Shkencor prane Sekretarise mesimore.
16/10/2024
Ju mirëpresim! 🙌
📅 Data: E premte, 18 tetor 2024
📍 Vendi: Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi", Auditori A3
🕘 Ora: 9.30
15/10/2024
Njoftohen aplikantët e interesuar se në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" kanë filluar aplikimet për regjistrimet në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" për vitin akademik 2024-2025
Universiteti i Shkodrës është zgjedhja më e mirë për Ciklin e Dytë të studimeve tuaja. Me mjediset, bibliotekën dhe laboratoret bashkëkohore, stafin e kualifikuar, mundësitë e studentëve për shkëmbime me universitetet e tjera, ai ju ndihmon të zbuloni mundësi të pafundme për karrierën dhe të ardhmen tuaj.
Departamenti i Historisë ofron këto programe në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave":
1. Studime të Historisë dhe Kulturës Shqiptare
2. Mësuesi në Histori-Gjeografi
Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon:
a)Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njëhsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar Shkollen e Mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010 paraqesin Deftesën e Pjekurisë (origjinal ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DRAP/ZVAP). Nëse nuk ka ka dëftesë pjekurie paraqet dublikatë të lëshuar nga Drejtoria e Shkolles së Mesme e konfirmuar nga DRAP/ZVAP, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
b) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomë të ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me originalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
c) formularin e aplikimit sipas formatit të shtojces nr. 2, pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur udhëzimit;
ç) deklaratën sipas shtojcës nr. 1. pjesë përberëse dhe bashkëlidhur udhëzimit;
d) kopjen e dokumentit të identifikimit;
dh) dy fotografi personale;
e) dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga strukturat përgjegjëse vetëm për shtetasin e huaj i cili regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe.
f) Mandat pagese në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë të reja pranë Filialit të Postës Shqiptare.
Kandidati që ka kombësi shqiptare dhe njohuri të gjuhës shqipe mund të paraqesë çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e kësaj gjuhe.
Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë ose program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.
g) Kandidatët e kategorive të veçanta, përveç dokumenteve të kërkuara me sipër dorëzojnë:
•Kandidati me statusin e përsonit me aftësi të kufizuar duhet të dorëzojë dhe kopien e njehsuar me originalin të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së;
•Kandidati me statusin e jetimit duhet të dorëzojë dhe kopjen e njehsuar me origjinalin të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
i Departamenti Historisë Universiteti Shkodrës
21/05/2024
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rruga Jeronim De Rada 4
Shkodër
4000