16/05/2026
ARON DONZHA – KAMPION NË MMA 🏆
Me shumë krenari dhe kënaqësi ndajmë suksesin e sportistit tonë Aron Donzha, i cili u shpall kampion në garën “MFC – Montenegro Fighting Championship”, e zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi. 🥋🇲🇪
Përveç talentit dhe paraqitjes së shkëlqyer në kafaz, Aroni është një shembull shumë i mirë për të rinjtë tanë. I thjeshtë, i dëgjueshëm, shumë punëtor dhe me virtyte të larta njerëzore, ai tregon çdo ditë se suksesi arrihet me disiplinë, respekt dhe përkushtim. 💪
Ky triumf është rezultat i punës së madhe, sakrificës dhe seriozitetit që Aroni ka treguar në çdo stërvitje dhe në çdo sfidë sportive.
Një falënderim i veçantë shkon për prindërit e tij, të cilët gjithmonë kanë treguar besim, mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme në rrugëtimin e Aronit. 🙏
Gjithashtu falënderojmë për suportin dhe shoqërimin gjatë garës:
🤝 Lindi Dervishi
🤝 Alfred Koçi
🤝 Francesko Koçi
🤝 Mirsad Ganjolla
Urime kampionit tonë! 🏆
Suksese edhe më të mëdha në të ardhmen — ky është vetëm fillimi! 🔥🥊