02/09/2026
NJOFTIM MBI BLERJEN E LIBRAVE DHE PËRFITIMIN E LIBRAVE FALAS!
Bashkëngjitur do të gjeni listën e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026–2027, për klasat e 11-ta dhe 12-ta.
Ju njoftojmë se blerja e librave do të bëhet në pikat e caktuara të qytetit, në libraritë:
* Gogaj – tek Çinari (përballë Muzeut "Oso KUKA" )
* Ora e Shkodrës – tek Ura Dervishbeg
Për nxënësit që janë në kategoritë e mëposhtme, janë përfitues të librave falas nga shkolla për vitin shkollor 2026–2027:
a) kanë përfituar statusin e jetimit;
b) vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit;
c) janë me aftësi të kufizuara, sipas ligjit nr. 52/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
d) vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë, sipas ligjit nr. 57/2019;
e) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti;
dh) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;
f) i përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane.
Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Sekretarisë së shkollës dokumentacionin e nevojshëm (certifikatë familjare dhe një dokument vërtetues të pikave të mësipërme) nga sot, deri ditën e martë, 8 shtator 2026, nga ora 11:00–13:00.
Javën e parë të shkollës, nxënësit përfitues do t’i kenë librat e tyre të shpërndara në shkollë.
KUJDES! Shkolla nuk rimburson faturat e librave që janë blerë.