29/07/2026
Nisur nga lajthitjet "vetshpallëse presidenciale" të individëve të dështuar dhe përgjegjësisë institucionale që ne ushtrojmë, më del për detyrë të ju kujtoj kolegëve të mij ca të vërteta të pakundershtueshme :
Së pari, i vetmi garantues i ushtrimit të funksioneve sindikaliste është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Së dyti, ushtrimi i kësaj të drejte i takon institucioneve që zyrtarisht njihen si të tilla dhe kanë përfaqësim zyrtar dhe juridik.
Së treti , e drejta juridike i rregullon marrëdhëniet në mes institucioneve përfaqsuese sipas hierarkisë së mëposhtëm:
1.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
2.Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë
3.Kontrata Kolektive e Punës e nënshkruar në mes Sindikatave përfaqsuese me Ministrinë e linjës.
Aleanca Sindikale e Arsimit ( FSASH-SPASH) ka mbi 30 vjet që ka nënshkruar Kontratat Kolektive të Punës me Ministrinë e Arsimit në vijimësi duke e ushtruar këtë të drejtë mbi bazen e :
-përfaqësimit të mbi 80% të punonjësve të kësaj ministrie,
-të seriozitetit në mbrojtjen e vendeve të punës së këtyre punonjësve ( në emërtimin konkret, mësuesa) dhe
-me luftën e përditshme për rritjen e kërkesave për një arsim cilësirë, profesion dinjitoz dhe kushte më të mira pune.
Është arritur mjaftueshëm dhe jemi të bindur dhe të vendosur për të kërkuar më shumë në këto drejtime.
Të gjithë ato që "krekosen" për gjoja reagime dhe luftë me qeverisjen, pa patur asnjë përgjegjësi për vendin e punës së çdo anëtari të Aleancës Sindikale të Arsimit dhe vizion për realizimin e kërkesave të drejta të mësuesve, më së pakti janë karrieristë të papërgjegjshëm që përditë e më tepër po bindemi se duan ti futin mësuesit në qorrsokak, gjë të cilën nuk do ta arrijnë asnjëherë dhe më së shumti, besueshëm si qëllimkeq.
Misioni i pseudosindikatës së vetshpallur ka vetëm një qëllim,
NË PËRFITIM TË LEHTËSIRAVE DHE BONUSEVE FINANCIARE NGA PUSHTETI , MUNDESISHT TË GËNJEJNË AQ SA TË MUNDIN MËSUES TË LARGOHEN NGA SINDIKATA, QË PUSHTETI TI KETË DUART E LIRA PËR TË FILLUAR LARGIMET NGA PUNA.
KJO PASI SINDIKATAT PAS LARGIMIT NGA ANTARËSIMI PRANË TYRE, NUK KANË MUNDËSI JURIDIKE TI MBROJNË MË !
Ju kërkoj kolegëve , që për momentin mund të jenë gënjyer nga premtimet "kozmike" apo "rryshfet/kreditet", të lexojnë Kontraten Kolektive të Punës të nënshkruar me 9 qershor 2023 e cila ka zbatim deri me daten 31 dhjetor 2027 !
Është kjo kontratë dhe vetëm partnerët që e kanë nënshkruar këtë kontratë, avokatët tuaj të përjetshëm.
Kush dëshiron të eksperimentojë me të ardhmen e vet profesionale, le të besojë ku të dojë. Sindikatat do vazhdojnë të funksionojnë dhe të kontribojnë për mijëra anëtarët e saj ndërsa për viktimat e mashtrimeve të momentit, nesër mos u qani dhe mos kërkoni avokati tek ato që në kohë ju këshilluan por tek ato që do zhduken pa lënë gjurmë !
Individë të cilët asnjëherë nuk arritën të krijojnë marrëdhënie korrekte institucionale, apo shoqërore; që as kolektivi i vet në asnjë vënd pune nuk i pranon, që fyejnë e anatemojnë profesione, krahina, apo përkatësi të ndryshme , në asnjëfarë mënyre nuk mund të jenë avokatët e mësuesve por veç mashtrues ordiner për të përfituar në kurriz të kolegëve të tyre !
A***n Peraj
Zvpresident i SPASH