22/05/2013
RECETE E PUBLIKUAR PER HERE TE PARE :)
Tortë me çokollatë dhe bajame (Dafina Tushaj):
Përbërësit:
100 gram çokollatë e errët
140 gram bajame
120 gram sheqer
100 gram gjalpë
3 vezë
2 lugë miell
Për mbushjen e siperme:
200 gram çokollatë e errët
70 gr gjalpe
2 lugë gjelle uje
pak bajame , te zhveshura nga c**a ose lekura
Përgatitja:
Shkrihet çokollatë në një tigan .
Pasi eshte shkrire cokollata ,hellim gjalpin dhe e përziejme deri në shpërbërjen e plotë të këtyre të fundit.
Në një tas, punojnë te verdhet e vezës me sheqer deri sa te marrim nje mas homogjene te lehtë dhe të qetë.
Pastaj shtojme bajamet te copëtuar, dy lugë miell dhe i perzijme te gjitha sebashku ,te gjithe përbërësit mirë.
Ne nje ene tjeter montojme me mikser te bardhët e vezes dhe i hellim në enen ku kemi dhe perbersit e tjer,duke i perzier serisht.
Masen e hedhim ne tave te lyer me pare me gjalpe dhe ku kemi vendur leter furre,,dhe e fusim te piqet ne furre te ngrohur me pare në tem 180 ° C për rreth 35 minuta.
Nderkohe qe torta eshte ne furre ,,duke u pjekur ,,pregatisim kremin per tia hedhur siper.
Ne nje tigan shkrijme cokollaten ,,pasi eshte shkrire i hellim dhe gjalpin dhe 2 luge uje,dhe e perziejme derisa te marrim nje mase kremoze si xhelatin.
Pasi kremi eshte gati e heqim nga zjarri dhe e leme menjeane.
Kujdes mos e pregatisni shume para se torta te jete akoma ne furre.
5 min pasi e nxjerrim torten nga furra,,pasi kremi nga gjalpi dhe cokollata fillon dhe ngrihet pastaj.
Pasi torta eshte pjekur ,e ngjerrim nga furra dhe i hedhim siper kremin e cokollates mbi te.
Anash e dekorojme me bajame.
Pasi eshte gati ,,perpara se te serviret e fusim ne frigo per rreth 1 ore,,sa te ngrihet pak cokollata. Ju befte mire :)
E falenderoj Dafinen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)