01/06/2026
Kjo iniciativë u realizua falë partneritetit të ngushtë me fondacionin turk “Aziz Mahmud Hudayi”, si dhe falë bujarisë së donatorëve vendas, të cilët treguan një solidaritet të lartë me komunitetin.
👉
Tradita e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve pranë familjeve dhe shtresave në nevojë - Shoqata Istanbul
Edhe këtë vit, Shoqata “Istanbul” përmbylli me sukses procesin e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve, duke ofruar mbështetje për shtresat në nevojë gjatë
26/05/2026
Shoqata Istanbul ju uron besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit të sjellë në familjet tuaja harmoni, mbarësi dhe lumturi. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin gjithmonë me ju dhe më të dashurit tuaj!
22/05/2026
📌Shkolla Rinore Ballkanike 2026 hapi edicionin e 9-të në Shkodër me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turkiye në Shqipëri z. Baris Ceyhun Erciyes.
📝Për vitin 9-të me radhë qytetin e Shkodrës, Shkolla Rinore Ballkanike 2026 vjen si një bashkëpunim mes Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteve Mike (YTB) dhe Shoqatës Istanbul.
🇦🇱🇹🇷Organizuar pranë ambienteve të Lider Academy në Shkodër, në aktivitetin e hapjes së këtij edicioni mori pjesë Ambasadori i Republikës së Turkiye në Shqipëri z. Baris Ceyhun Erciyes i cili më parë ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Dypalëshe për Ballkanin.
🎉Ai përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike 2026 si dhe u njoh nga afër me punën dhe veprimtarinë e qendrës Lider Academy.
📚Shkolla Rinore Ballkanike 2026 do të zgjasë për një periudhë prej 8 javësh dhe përmban një cikël seminaresh të tematikave të ndryshme me karakter social, kulturor, ekonomik dhe politik.
07/05/2026
Fëmijët e Kopshtit "Aromë Trëndafili" ju bashkuan festivalit "Festa e Luleve" organizuar nga Bashkia Shkodër ku fëmijë të cikleve të ndryshme shkollore performojnë në skenën e këtij aktiviteti i cili organizohet çdo vit në datat 6-8 Maj nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.
05/05/2026
Me rastin e Kurban Bajramit, Shoqata Istanbul ju mundëson të gjithë besimtarëve muslimanë kryerjen e kurbanit i cili këtë vit kushton 30,000 lekë të reja.
Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni në numrin e telefonit: +355 67 203 67 67
Ose të plotësoni formularin në uebsajtin tonë zyrtar: https://shoqataistanbul.org/kontakt/
04/05/2026
Shoqata Istanbul, në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), organizon Shkollën Rinore Ballkanike 2026 në Shkodër, e cila do të fillojë në Maj 2026.
Shkolla Rinore Ballkanike 2026 do të zhvillohet vetëm gjatë fundjavave dhe do të zgjasë për një periudhë prej 8 javësh.
📩 Aplikimi bëhet online duke plotësuar formën:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBK158uqAwpvZcvuVqwTUBLlQWaf37RsGJAOrqYaFbBbAM2w/viewform?usp=header
20/04/2026
Për regjistrime jeni të ftuar të kontaktoni në numrat e telefonit:
Dega e Djemve: +355 67 287 9378
Dega e Vajzave: +355 69 581 2039
Medreseja Shkodrës hap regjistrimet për vitin shkollor 2026-27 - Shoqata Istanbul
Medreseja "Haxhi Sheh Shamia" dega Djem dhe Vajza kanë hapur zyrtarisht regjistrimet për vitin shkollor 2026-27. Me kushte dhe ambiente bashkëkohore mëse
14/04/2026
Konsulentët ofruan qasje interesante dhe bashkëkohore në kuadër të zhvillimit dhe praktikimit të metodikave pedagogjike të kohës për një mbarëvajtje efikase të procesit të edukimit të brezit të ri
Shoqata V. H. K. “Istanbul” dhe fondacionin IGEDER organizuan seminar me specialistë të fushës së edukimit - Shoqata Istanbul
Shoqata V. H. K. “Istanbul” në bashkëpunim me fondacionin IGEDER organizuan për tre ditë me radhë seminar trajnimi me specialistë të fushës së edukimit dhe jo
09/04/2026
Intelektuali që shënjoi një epokë në historikun e Medresesë së Shkodrës!
Njëri nga drejtuesit e Medresesë ”Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës për shumë vite duke shpalosur jo vetëm mjeshtërinë e tij didaktike, por edhe vizionin e tij të qartë për ndërtimin e shumë strategjive afatshkurtra dhe afatgjate për institucionin tonë.
Një intelektual me një diapazon shumëdimensional, jo vetëm në fushën e shkencave ekzakte, për të cilat edhe ishte diplomuar, por edhe një njohës i shkëlqyer i arsimit dhe sfidave që shfaqte.
Një mendje e hapur jo vetëm për nxënësit, të cilët i edukoi me një frymë shkencore dhe bashkëkohore, por edhe me kolegët e tij shumë të nderuar duke krijuar ura lidhëse të qëndrueshme dhe efikase në kultivimin e strategëve të shoqërisë.
I gjithdijshëm në shumë fusha të jetës, aq sa mund të thuhet se njihej si një enciklopedi më vete. Një njohës i shkëlqyer i kulturës dhe traditës qytetare shkodrane dhe mbarëshqiptare, me vizione të qarta për historikun e vendit të tij, që e deshti aq shumë, njohës shembullor i kolosëve të letrave shqipe e klasikëve botërorë, analizues i mirëfilltë i fenomeneve të kohës duke sjellur për nxënësit dhe kolegët qasje me shumë peshë dhe vlerë.
Orët mësimore të tij s’ishin thjesht orë procesi shkencor, përkundrazi ishin orë konstruktive, ku flitej hapur, qartë, bindshëm dhe kuptueshëm për çdo fenomen dhe botëkuptim. Ai ishte shumë i hapur me të rinjtë dhe bashkëudhëtonte me ta në çdo drejtim dhe aspekt, pasi ishte shumë njerëzor dhe profesionist.
Ai shënjoi një epokë të lavdishme në memorien kulturore dhe historike jo vetëm të institucionit të Medresesë së Shkodrës, por për mbarë arsimin shqiptar duke lënë gjurmë të pashlyeshme për shumë breza në kultivimin e shumë vlerave arsimore, shkencore, fetare e kulturore për Shkodrën dhe më gjerë.
Qofsh I Xhennetit prof Hiqmet Bekteshi!
Mirënjohës për gjithë kontributin që dhe në këtë Institucion dhe më gjerë!
Ngushëllime familjarëve dhe mbarë shoqërisë për humbjen e intelektualit të njohur z. Hiqmet Bekteshi!