09/09/2026
Në kuadër të përgatitjes për zbatimin e kurrikulës së re në klasën X, mësuesit e shkollës zhvilluan një takim pune, ku diskutuan mbi risitë, sfidat dhe mënyrat më të efektshme të zbatimit të saj në procesin mësimor.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe përvoja, u trajtuan çështje të planifikimit dhe organizimit të mësimdhënies, si dhe u diskutua mbi mundësitë për të krijuar një proces mësimor sa më bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me nevojat e nxënësve.
Bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm mes mësuesve mbeten thelbësorë për një zbatim sa më të suksesshëm të kurrikulës së re dhe për rritjen e cilësisë